SQARIM MBI SHPËRNDARJEN E KRISTIANIZMIT (gegnisht)

0
467

Nga Vladimir Stojani Burill për Dr. Pirro Prifti !

Ky âsht grafiku i ndamjes së Katolicizmit si Fe përgjate mâ shumë se dymijë vjet’ve. Siç shihet, ortodoksia si Fe e veçantë dhe e ndame prej Katolicizmit, u Lind me 16 Korrik 1054, në pragun e Kishës së Shën Sofisë së Kostantinopojës, me përplasje kambësh në mes Kardinalit de Silva dhe Patriarkut Cerularis. Deri në k’te datë e gjithë bota e krishtene ishte Katolike. Bashkë me to edhe shqiptarët, kuptohet ishin të gjithë Katolikë. Dihet historikisht se rusët me 1074, nga Katolikë që ishin, u banë ortodoksë.

Me 1122 ortodoksë u banë edhe bullgarët. Në vitin 1219 dihet qi edhe serbët e lëshuen Fene Katolike për tu ba ortodoksë, ndërsa për shqiptarët që në at’ kohë ishin nji popullsi shumë mâ e madhe, historia nuk thotë se lanë katoliçizmin, për t’u ba ortodoksë, përkundrazi kemi nji fakt, qi me 17 Qershor të vitit 1319, nji letër të Papës së Romës, Gjoni XXII, qi ia drejton Princave Katolikë Shqiptarë, ç’prej Albanisë Venete (Malit të Zi sot) në Veri e deri në Jug Muzakajve të Këlcyrës (etj. etj.), qi i fton ato, qi të gjithë bashkë të ngriten në luftë kundër skizmatikëve (ortodoksve) serbë.

Si ka mundësi, qi Papa, më 1319, nëse shqiptarët do të ishin ortodoksë, t’i ftojë ato në luftë kundër Ortodoksëve të tjerë????!!!!!! Dr. Pirro, ku janë këtu shqiptaret ortodoksë?

Historia deri me 1389, vit i betejës së Fushë-Kosovës, nuk tregon për ortodoksizim të shqiptarve gjatë kësaj periudhe, apo deri kur vendi ynë u pushtue prej turkut. Po mbas atij pushtimi, dy aleatët Porta e Nalte dhe Patriarkana e Kostantinopojës, u lëshuen mbi trojet Shqiptare dhe me tërbimin e mallkimin edhe të gjuhës shqipe, i detyruen me dhunë, qi shqiptarët ose të l’shonin vendin ose të ktheheshin në turq (muslimanë), ose në grekë, serbë, bullgarë (ortodoksë).

Shembulli mâ I freskët âsht Krahina e Himarës ( Laberia ), që prej dhunës së Ali kriminel Pashë Tepelena me Kozmain e Etolit konvertuen Labërinë në muslimanë dhe Bregun dhe Myzeqesë në ortodoksë. (Dhe Aliu pushtoi e shkatërroi edhe Sulin katolik…)