Për dijeni Z. Gramoz Ruçi – kryetar i parlamentit të Republikës së Shqipërisë.
Sali Leka
Bashkë me shokët dhe shoqet e mia ju falenderojmë Edi Rama që me stafin tuaj shembull dhe model i admiruar, jeni duke pastruar partinë socialiste nga spekullantët, demagogët, zuzarët, gënjeshtarët dhe shtrembalarët e Fatos Nanos dhe Ilir Metës.
Në dekadën e dhjetë të shekullit XX 1991-2001 dhe në dekadën e parë të shekullit XXI, 2001-2011 në Shqipëri ndodhi metamorfoza monstruoze nën maskën e antikomunizmit partitë politike strehuan spekullantë, mashtrues, demagogë, zuzarë dhe gënjeshtarë të shtrembëruar.
Tani këta spekullantë dhe demagogë të shtrembëruar, mbushin faqet e gazetave dhe studio televizive me jargosje të pista, të qelbëzuara, të infektuara për dekriminalizimin dhe dekomunistizimin.
Në fakt dekriminalizimi dhe dekomunistizimi duhet të ishte bërë njëzet vjet 1991-2011, por nuk e bënë Sali Berisha, Aleksandër Meksi as Fatos Nano dhe Ilir Meta, as Bamir Topi dhe Bujar Nishani.
Përkundrazi në ato vite u shtuan krimet, vjedhjet, shkretimet, por në Tiranë akoma dhe sot mungon dikasteri publik mediatik i statistikave, për të publikuar krimet e njëzet viteve 1991-2011.
Mbas vitit 2013 krimet janë pakësuar, Shqipëria është stabilizuar por janë egërsuar spekullantët, arrogantët, demagogët dhe gënjeshtarët e infektuar.
Juve Edi Rama sa më shumë me e pastruar partinë socialiste nga këta spekullantë të qelbëzuar aq më shumë do të votojë dhe besojë populli socialistë dhe demokratë të vërtetë nacionalistë.
Largoji dhe spostoji Edi Rama të tërë demagogët dhe llafellogët e prockave dhe brockullave.
Le të shkojnë dhe të bashkohen me demagogët, spekullantët dhe zuzarët e ligështuar të Lul Bashës, Fatmir Mediut, Dashamir Shehit, Koco Kokdhimës, Monika Kryemadhit që nuk kanë anëtarë as sa gjysma e partisë socialiste.
Kurse Agim kajmaku le të krijojë parti më vete, bashkë me Valdrin Pjetrin. Edhe me Ditmir Bushatin dhe Arta Daden.
Imazhi i shkëlqyer i partisë socialiste nuk nxihet edhe sikur të vetënxihen dhe të skëterrosen 400 pseudosocialistë sharlatanistë si Kastriot Islami.
Duhet ta dinë socialistët dhe demokratët e vërtetë nacionalistë se pa demaskuar fort masakrën e komunizmit dhe të neomarksizmit pas vitit 1991 nuk ka zhvillim as progres modernist të plotësuar.
Mos vepro Edi Rama ashtu si veproi Fatos Nano në vitin 1997 që fali dhe amnistoi krimet PD-iste pseudodjathtiste.
Mos vepro as si Ilir Meta në vitin 2004 dhe 2009.
Ilir Meta as ishte as është as ka për tu bërë socialist.
Parlamenti socialist bëri mëkat që e zgjodhi Ilir Metën president në vitin 2017. Ilir Meta kryespekullanti i dekadës dytë shekulli XXI.
Ilir Meta ishte edhe është më spekullanti sesa Fatos Nano, Sali Berisha, Bamir Topi, Bujar Nishani, Lul Basha por në Tiranë nuk ka gazetë as televizion publik me e demaskuar dhe as dikaster juridik me e ndëshkuar.
Nëpër televizione ulurasin për krime dhe korrupsion vetë kriminelët dhe kusarët. Në katër televizione uluret dhe llomatit Fatmir Mediu krimineli dhe kusari i Gërdecit.
U caktohet avokat mbrojtës kriminelëve dhe kusarëve dhe jo viktimave, as një avokat nuk kanë caktuar për 26 njerëzit që u vranë në Gërdec në 15 mars 2008. Korrupsioni më i madh në Tiranë ishte dhe është nëpër gazeta të ashtuquajtura artistike dhe televizione mediatike po ishin dhe janë krejt skurrike, kaotike, rrakitike.
As një gazetë as televizion nuk janë antikrim dhe as antikorrupsion! As nuk ishin as nuk janë kundër së keqes dhe as të ligës, por ishin dhe janë kundër së mirës dhe të dobishmes.
Nëpër televizione dalin dhe flasin po ata njerëz që kanë folur, llomotitur 25 vjet pa debat as dialog publik, flasin, gërhasin dhe asgjë nuk saktësojnë, asgjë të vërtetë nuk tregojnë. Shkruajnë nëpër gazeta ata që kanë lindur dhe janë rritur në kohën e komunizmit kur sundonte gënjeshtra, spekullimi, mashtrimi, hipokrizia, egërsia, ligësia.
Fatkeqësisht sot të rinjtë as flasin as shkruajnë dhe janë bërë si shurdh memecë. Janë indiferentë ndaj së keqes, as reagojnë, as debatojnë. Nuk interesohen për punë të mira, të dobishme. Nuk kuptojnë që e mira dhe e keqja nuk pikojnë nga qielli, nuk mbijnë nga toka, por burojnë dhe dalin nga mendja dhe koka e mangut, gjysmake, torrollake. Diplomë duan ta blejnë pa mësuar dhe të ulen nëpër zyrat e dikastereve partiake dhe qeveritare pa ditur asgjë të profilizuar.
Për këto dobësi, neglizhime dhe trillime shumë të dëmshme duhet folur dhe shkruar dhe jo duke vrapuar si të marrëzuar për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, qeveri pozitive me reforma produktive shembullore.
E kemi obligim të dimë se rinia e sotme nuk është mëkatare zuzare, por ishte dhe është mëkatare e llahtarshme literatura mediatike komuniste marksiste e cila ka ushqyer 6 dekada mendjen e njerëzëve me gënjeshtra dhe procka të pista.
Kur stomaku i cdo njeriu ushqehet me produkte jocilësore por me byk dhe krunde, trupi nuk mund të punojë dhe njeriu vdes.
Ashtu edhe mendja, truri, llogjika, psiqika kur cdo ditë thithin dhe përtypin gënjeshtra, spekullime, mashtrime, fallsifikime, ndjenjat dhe shqisat e njerëzve veniten, përpëliten, tromaksen, matufepsen, shuhen dhe zhduken dhe njeriu mbet si i vdekur i pakallur në varr.
Kur isha i mbyllur në burgun komunist hetuesi më tha: “ Shumë e keni rënduar veten Sali Leka! Si more demaskon persona me funksione dhe poste të larta të nomenklaturës komuniste deri në Byronë politike të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë dhe Haki Toska, Rita Marko, Foto Cami, Adil Carcani, Simon Stefani”. Askush nuk mund të ndihmojë Sali Leka askush. Do të dënohesh 25 vjet burg!”
Edhe unë hetuesit i fola: Shumë pak shoku hetues shumë pak unë do të burgosem 75 vjet. Do të qëndroj në burg deri në vitin 2007. Kam besim se deri në vitin 2007 do të pakësohen gënjeshtarët, shtrembalarët, kaotikët, spekullnatët, zuzarët, mëkatarët, mizorët dhe fallsifikatorët dhe do të shtohen mendimtarët, vizionarët, filozofët e kulturuar, fisnikët e nderuar dhe guximtarët eposikë të admiruar, por 2 hetuesit, shefi i ndjekjes së krimeve dhe operativi i sigurimit më thanë:
“Mos ore Sali Leka mos u bëj naiv kur nuk je, as injorant nuk je. Edhe mbas vitit 2007 maskarenjtë dhe mizorët do të shtohen dhe nuk do të pakësohen. Kusarët do të vjedhin hapur në publik dhe jo si vjedhin tani tinëzisht në furrik.”
Unë nuk i besova fjalët të tyre por më kanë dalur të vërteta. Që nga viti 1997 kusarët vjedhin hapur në sy të publikut, shtrembalarët gënjejnë dhe trillojnë tërë ditën nëpër studio televizive.
Sali Leka, Cel 068 38 55 304
Shkrimtar dhe poet lirik eposik teuratik ish I burgosur poltik nga ingranazhet makabre të diktaturës komuniste me censurën dhe katrahurën mizoriste antihumaniste, por as jam frikësuar dhe as I dëshpëruar dhe as kam për tu dëshpëruar.
Me shumë admirim për shtatë milion shqiptarë, mendimtarë vizionarë dhe guximtarë krenarë.
Për këta shtatë milion shqiptarë, për të mirën e tyre kam shkruar 85 libra por nuk i kanë botuar.
Del pyetja kush janë ata censuristë zuzaristë që nuk i kanë botuar?
Përgjigjja: Do të shkruaj ditë tjetër për ata zuzaristë, censuristë, sharlatanistë, që nuk kanë botuar edhe librat e shkrimtarëve të tjerë liberalistë modernist. Ata ishin dhe janë edhe ata që nuk jetojnë antikomunistë dhe antimizoristë të betuar me kontribut të cmuar për të drejtën dhe të vërtetën.
Për kujtimin e atyre shkrimtarëve që nuk jetojnë do të shkruaj dhe do të tregoj fakte konkrete për krimet mizoriste të komunizmit që nuk I dinë as i kanë lezuar as i kanë jetuar parlamentarët e Europës perendimore dhe qëndrore që janë frikësuar dhe u dridhen leqet e këmbëve për të biseduar me shtatë milion shqiptarë në trojet e tyre në Ballkan dhe në Europë.
SHËNIM EKSKLUZIV
Unë me shokët dhe shoqet e mia as jemi penduar, as pendohemi që kemi lindur në Shqipërinë Ballkanike Europiane në kohën e rregjimit dhe persekutimit të egër mizorist komunist.
As jemi frikësuar as frikësohemi!
Sot jetojmë dhe gëzojmë në epokën e zhvillimit dhe të përparimit modernist.
Me betim dhe përkushtim as jemi dekurajuar, as dekurajohemi, që Europa kushte na kërkon, por as na ka ndihmuar, as po na ndihmon.
Populli shqiptarë socialistë dhe demokratë të betuar nacionalistë kushtet i kemi plotësuar me qeverinë socialiste shembullore dhe me kryeministrin Edi Rama reformatori i reformave të dobishme të domosdoshme madhështore.
Kemi besim se në vitin 2020 Parlamentarët europianë nuk do të frikësohen dhe do të ulen të negociojnë më Edi Ramën dhe stafin e tij politik të përkushtuar për të drejtën jetike sublime dhe të vërtetën teuratike.
Fjala e urtë e popullit shqiptar mendimtarë i lartësuar thotë: “Ata që nuk ulen shtruar për të biseduar, debatuar, dialoguar janë të mangut, të frikësuar, të shtrembëruar, dhe e kanë grënzën në kësulë dhe u pickon lëkurën e kokës, duke i djegur dhe përcëlluar.
Kërkojnë zgjedhje të parkohshme por nuk mendojnë që zgjedhjet kanë shpenzime kolosale në dëm të popullit të shumë vuajtur që në kohën e komunizmit kanë ngrënë bukë e gjellë me tollon e racion.
Nëse juve Edi Rama do të bëni zgjedhje të parakohshme unë me shokët e mi ish të burgosur dhe të përsekutuar të vërtetë politik do tu demaskoj fort në publik.
Nëntor 2019