SPAKU I LIGJIT I PRESTIGJIT DHE SKEPTIKËT E TË LIGUT

0
295
Sali Leka

Tregim nga libri: “KATRAHURA MEDIATIKE DHE MËNXYRA E PARTIVE POLITIKE”

SALI LEKA

SPAKU filloi i përkushtuar, por janë egërsuar skeptikët e të ligut.
Shumë janë lodhur e stërmunduar anarshistët e kaotikët, për të penguar SPAKUN e antikorrupsionit.

Shumë janë përpjekur e përpëlitur meskinistët e skeptikët e diversionit, për të ndaluar SPAKUN e prestigjit e të vizionit të admiruar.

Shumë janë sekëlldisur e zhgarravitur sharlatanistët e shtrembëruar, duke grumbulluar në Tiranë 14 protesta rrakitike për të frikësuar inisiatorët dhe reformatorët guximtarë të betuar, për triumfin e Vetingut në organet e drejtësisë jetike juridike e qeverisë Edi Rama.

Vetingu në dikasteret e prokurorive dhe gjykatave në Republikën e Shqipërisë nga viti 2016 është dhe do të jetë reforma e domosdoshme e më e dobishme jetësore e qeverisë socialiste, qeveri moderniste e shembullore me kryeministër Edi Rama, novatori i përkushtuar i reformave monumentale madhështore me përmasa kombëtare në përballje me grupime vandale, zuzare të partive politike.

U deshën katër vite Shkurt 2017 – Shkurt 2021, që SPAKU të filloi triumfin jetik juridik të hapur në publik.

Triumfi i SPAKUT ka filluar dhe nuk ka mbaruar dhe nuk ka për të mbaruar. Fitoren e SPAKUT të Vetingut e kanë përshëndetur, përgëzuar dhe falenderuar socialistët e betuar dhe demokratët e vërtetë modernistë të admiruar, por janë duke vajtuar nëpër televizione skeptikët e të ligut dhe kaotikët e varavingut.
Janë duke vajtuar e rrënkuar, se janë dobësuar e ligështuar në maksimum.

Egërsia e kaotikëve është kalbëzuar e qelbëzuar dhe e atrofizuar komplet, për tu angazhuar e për t’u grumbulluar me protesta, anti SPAK, anti VETING, anti TRIUMF JETIK, anti REFORMA PUBLIKE EPOSIKE të qeverisë socialiste Edi Rama, qeveri Atdhetare Kombëtare historike Shqiptare.

Edi Rama ishte është dhe do të jetë si Ai kopshtari i mirë, i papërtuar i cili mbjell pemë frutore edhe kur është i sëmurë me ilaçe e raport mjekësor.
Duhet ta dinë ata që nuk e dinë pema e mbjellur fillon e jep fruta të ëmbla, të shijshme mbas dy viteve.

SPAKU i qeverisë Edi Rama prangosi shtatë kusarë e kriminelë në gjykatën e Krujës me 11 Shkurt 2021 dhe mbas dy viteve në shkurt 2023, do të burgosi, do të ndëshkojë shtatëdhjetë kusarë e kriminelë në gjykatën e Tiranës.

Ata që duan mos të ndëshkohen kusarët e kriminelët japin ultimatume bombastike nëpër televizione “Në 25 Prill 2021, votoni kundër Edi Ramës dhe rrëzoni qeverinë e oligarkëve edhe me referendum”.

Gjashtë ditë rresht 12-17 Shkurt 2021, tam-tumet për rrëzimin e Edi Ramës i kanë përsëritur gjashtëqind herë, duke vajtuar për dy fëmijët e e kusares Enkelejda Hoxha e arrestuar nga SPAKU i drejtësisë shembullore.

Kurse unë jam i përmalluar, i dhimbsuruar, për dymijë e dyqind e pesëdhjetë fëmijët e mbetur jetim, se baballarët e tyre të nderuar, të paharruar janë vrarë nga mizorët dhe kriminelët të paarrestuar, të pa ndëshkuar.

Prandaj jam i obliguar me falenderuar SPAKUN e reformuar dhe i pakomanduar nga grupimet narciziste nihiliste të partive politike kaotike, që nuk kanë as program, as vizion antikorrupsion, as antikriminal, as për rehabilitimin e fëmijëve jetimë, por shkelin mbi dhimbjen e tyre.
Kriminaliteti dhe korrupsioni ka shkretuar dhe masakruar familje në Shqipëri, por jo gjatë 8 viteve të qeverisë Edi Rama.

Shkrimtarët, gazetarët dhe intelektualët e kanë për detyrë të përhershme të demaskojnë kusarët dhe kriminelët, por edhe gënjeshtarët, zuzarët e gazhelët.
Fatkeqësisht nuk i kanë demaskuar dhe me indiferencën e tyre i kanë ndihmuar dhe inkurajuar, për të bërë sa më shumë krime, vjedhje e shkretime.
Për indiferencën e jargosur dhe për heshtjen, strukjen e nakatosur, të shkrimtarëve, gazetarëve, dhe intelektualëve, duhet shkruar nëpër gazeta, duhet biseduar e dialoguar me rubrika dhe emisione mediatike pozitive publike.

Në fakt janë angazhuar duke sajuar shpifje e trillime, për të diskriminuar organet juridike të ndëshkimit.
Prandaj SPAKU i ligjit, i prestigjit, i projektuar, i formatuar nga organet e Vetingut i drejtuar i financuar nga Amerika e madhe demokratike, por edhe e fortë juridike politike, duhet falenderuar me admirim.

Kombi bëhet i fortë kur ka organe juridike të drejta të forta si Amerika.
Kombi Shqiptarë është i gëzuar për Amerikën e fortë mike me organe të konsoliduara juridike.

Edhe Shqipëria kishte dhe ka pasuri kolosale, por nuk kishte drejtësi funksionale as qeveri vitale, për ta administruar pasurinë, por e kanë shpenzuar kusarët e vandalët, për të shkretuar resurset atdhetare kombëtare.

Qeveria e Edi Ramës, qeveri vitale, nisi reforma monumentale, pa fonde të bollshme monetare, por me ndihmen financiare të Amerikës bujare triumfoi, por egërsoi ata keqbërës të korruptuar, që kanë përvetësuar financa kombëtare, dhe kanë formuar skalione mediatike kaotike.

Tirana është tromaksur e matufepsur me televizione mediatike dhe gazeta ditore rrakitike të ngritura me fonde monetare të grabitura.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304
Shkrimtar e poet me vullnet e vitalitet.
Me deshir e lezet për dituri, kijafet e dinjitet.
Me betim e guxim për drejtësi, zhvillim e përparim.

Shënim special ekskluziv.
Korrupsioni i pa ndëshkuar ishte në vitet 2001-2005 me kryeminister Ilir Meta dhe Fatos Nano.
Edhe në vitet 2006-2012 me kryeministër Sali Berisha.

E argumentoj e do ta vërtetoj, në tregimet në vijim: Korrupsion i madh galopant i pandëshkuar ishte në vitet 1993-1997.
E theksoj e do ta theksoj: Kusarët e korruptuar të shtatëmbëdhjetë viteve, janë bashkuar dhe angazhuar, për të penguar dhe ndaluar, reformën fitimtare dhe triumfatore të VETINGUT në organet juridike në drejtësinë shqiptare e damkosur nga zuzarët dhe sharlatanët e gangrenizuar.

Kusarët e korrupsionit të bashkuar me zuzarët e diversionit janë vargëzuar, për të errsuar e mjegulluar epokën e shkëlqyer shembullore të qeverisë socialiste novatore të Edi Ramës kryeministri i admiruar, i betuar dhe specialist i kualifikuar, për drejtësi, zhvillim e modernizim.

Zhvillimi ka filluar dhe ka për të vazhduar edhe mbas vitit 2031.
Kualifikimi dhe modernizimi forcojnë dhe konsolidojnë drejtësinë.

Tiranë, Shkurt 2021