Nga: Binak MAXHARRAJ
(Shqiptari që e voton sllavomaqedonasin e jo shqiptarin për President të Maqedonisë Verore, nuk është shqiptar).
Sot në Maqedonin e Veriut është një ditë e veçantë, sepse për hërë të parë në historinë e këtij shteti shqiptarët kanë mundësinë që ta zgjedhin Presidentin nga radhët e tyre.
Janë dy kandidatë, kandidati i Zajevit, Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit, kurse kandidat është Blerim Reka kandidat i të gjithë shqiptarëve në Maqedonin e Veriut. Blerim Raka është doktor i shkencave judidike, është profesor Universiteti, diplomat karriere, njohës i mirë i rethanave ne Maqedoni dhe atyre ndërkombëtare.
Pra, sot votojeni Blerim Reken për President të Maqedonisë Veriore. Kjo është detyre dhe obligim patriotik i secilit shqiptar në Maqedoninë Veriore.
Historia ka qenë e pamëshirshme ndaj Shqiptarëve. Por, historia na tregon se të parët tanë historikisht kanë jetuar ne trekëndeshin Deti Egje-Lumi Danub (të Beogradi) e deri në Dalmacinë e Kroacisë. Por, sot nuk është ashtu. Shqiptarët janë tkurrur, janë shtrydhë në një teritor tëpër të vogël. Kjo ndodhi atje diku në shekullin e 12-të kur nga Karpatët zbritën bishat e egra, sorrat dhe Korbat e zi, zbritën barbarët sllavo serbë, të cilët të ndihmuar edhe nga Rusia, i gllabëruan tokat shqiptare, kurse shqiptarët i asimiluan, i dëbuan, i vranë për tii zhdukë nga trojet e veta. Sot, shqiptarët janë mbërthy në një territor por të ndamë, që të jetojnë në disa shtete, sepse sllavët e turqit nuk donin që shqiptarët të jetonin së bashku, dhe ia arritën, por edhe shumë prej tyre i shpërngulën me dhunë për Turqi. Thuhet se sot në Turqi jetojnë mbi 5 milionë shqiptarë, pa të drejta kombëtare.
Këtë katrahurë më Shqiptarët e banë sllavët, por edhe sllavo-maqedonasit. Mu për këtë arsye sot nuk duhet t’ia jepni votën kandidatin sllav Panderovskit, por duhet të jeni krenarë, që e keni rastin, që për herë të parë në histori, të votoni një shqiptar. Dhe sot këtë duhet ta bëni, duke ia dhanë votën Blerim Rekës.
Sot ju duhet të votoni për kandidatin e popullit Blerim Reka, e jo per kandidatin sllav te Menduh Thaqit dhe Ali Ahmetit, sepse që të dy janë shpirtëra të shitur, të prishët, që në plan të parë e nxjerrin sllavin se sa shqiptarin, vetëm për interesa te tyre përsonale. Ata sot janë të humbur, te izoluar, njerëz që ia këthejnë shpinën popullit të vet, i cili për herë të parë në histori iu dha shansi të zgjedhë një shqiptarë për President. Por, kështu ndodhë me shqiptarët pro sllavë. Edhe na këndej kufirit në Kosovë e kemi një Thaç, si në Maqedoni, i cili ka marrë turr n’krye në vehte, qe ta ndajë, coptojë dhe korigjojë Kosovën, duke i dhënë territor Kosove Serbisë.
Pra sot për të gjithë shqiptarët në Maqedoninë Veriore është dita e Juaj, është shansi i juaj që te votoni për kandidatin tuaj. Largohuni nga pispillëqet e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, të cilët ia kthyen shpinën popullit të vet dhe i dolën haptas në ndihmë kandidatit sllav. Mos bini në kthedrat e tyre, por sot votoni me shpirt e zemër për kandidatin shqiptar Blerim Rekën. Është zgjedhja më e mirë dhe patriotike. Këtë gjë mund dhe duhet ta bëni sot, ja sot ja kurrë, sot ju jeni në detyrën tuaj më patriotike, më atdhetare, për t’i dalë zot trollit, shqiptari – shqiptarit.
Nëse sot ndodhë, që ndonjë shqiptar e voton sllavin e jo shqiptarin Blerim Reka, ai nuk është shqiptar, është më shumë tradhëtar i interesave të kombit.
Pra, votojeni sot Blerim Reken, nëse doni të jeni më faqe e fytyrë të bardhë, mos e humbëni fytyrën, sepse njeriu i pafytyrë nuk është njeri.