Bajram Bashota
SOT TË NGRITA LAPIDAR
Sot të ngrita lapidar
Të vij tek ti me u cmallë
Ti heroina ime e madhe
Ti që cdo gjë në jetë sakrifikove
As jetën tënde s’e kurseve
Dhe cdo gjë n’këtë botë na ofroveö
Aq sa kishe mundësi, oj nënë
Mbi të gjitha në këtë jetë
Vetëm Ti je dashuria e vërtetë
Kush meriton më parë
T’i ngritet lapidar ?
Vetëm nënës me zemër të madhe
Vetëm nënës me zomër të bardhë
Ta përkujtoni përgjithmonë
Të vini me u cmallë
Tek i nënës lapidar
I nënës me zemër të madhe
Që lindi shkenctarë
Doktor e atdhetarë
Nënes, o njerëz ngritni lapidar
Lavdi Zotit që na e ka falë!
Mos ngurroni të përkuleni
Sa të jeni gjallë te ky lapidar!
POPULLIN DËGJOJE!
Popullin dëgjoni gjithmonë, o njerëz
mos dëgjoni premtimet ndër pushtetarë!
Dëgjoni vetëm zërin e popullit
I vetmi zë që s’është tradhëtarë
Kur të vjen vera kah dera
mos dëgjoni gënjeshtarë pushtetarë
dëgjonje cka thot populli
është më i sakti kandar.
Po qëse s’dëgjoni ketë zë
pastaj do të jetë vonë
pendimi do t’u mbetet në shpirt
karvani hec për pushtetarë
që gjithmonë janë të marrë
e ju gjithëherë do të mbeteni
duke qarë se ata janë të poshtër
janë gjakpirësa të popullit e tradhëtarë
populli le të udhëheq me ju
e jo me gjakpirës të tillë pushtetarë.
VIJNË SHQIPTARËT NGA DIASPORA
Me plot mallë e plot gëzim
Vijnë shqiptarë nga ai mërgim
Të cmallen në atdhe
Mu në vendin ku kanë le.
Sjellin me veti euro e dollarë
Atdheut fytyrën me ia zbardhë
Se për këtë shkuan n’gyrbet
Jo vec për xhep të vet
Po për këtë popull e për shtet
Vijnë me vetura e motorra
Sikur bletët që dalin nga hoja
Kush ma shpejt të mbërri n’atdhe
Plot me gëzim dhe hare
Ta shohin vendin ku kanë le
Janë të gëzuar e të përmalluar
Të shohin fis e të shohin farë
Të shohin shokë miq e kumbarë
Se s’janē gjithcka euro e dollarë
Me to s’mundemi kurrë me u cmallë
Vec në atdhe me këmbë të mbarë
Me shokë miq e kumbarë
Në vendlindje te ky margaritarë.