Shkruan: Lekë Mrijaj
Ndërtimi i Kishes së re të “Shën Ndout” në Gllogjan, filloi së ndertuari vite më parë nga ish/famullitari i saj, don Fran Kolaj (nga viti 2015-2019), e që u sponsorizua në ndertim nga famullia e Gllogjanit, Kosova, Shqipëria (mirditorët) e mergata shqiptare pa dallim feje. Pikërisht sot, me 27 korrik 2019, në mënyrë solemne edhe përfundimisht, Kisha e re moderne u shugurua me procesionin e bekimit drejt dyerve hyrëse të Kishës, procesion i realizuar nga ipeshkvi, mons. Dodë Gjergji, e vazhdoi përmes vajit shugurues të mureve nga mons. Lush Gjergji e don Fran Kolaj, e ritëve të tjera të përgjithshme kishtare si dhe kemi dhe ndriçimi i Kishës. Ndërsa pas Ungjillit dhe predikimit vijoi kushtimi apo shugurimi, i cili ishte dom Shtjefni, i cili e filloi me litanitë, gjatë të cilave u thirren në ndihmë shenjtorët e Kishës katolike Apostolike. Përveq të pranishmëve të tjerë (Kosova, Shqipëria, Mali i Zi) të cilët shtegëtuan për të marr pjesë në Shugurim të Kishës së “Shën Ndout” në Gllogjan, morën pjesë-shtegëtuan edhe qindra e qindra besimtar lugdrinas, nga famullia e Zllakuqanit, Budisalcit e famullia ime e Klinës e cila drejtohet nga famullitari ynë, don Lenc Sopi, dekan i dekanatit tē Pejës.
Në këtë meshë shënjte inauguruese përveç të pranishmëve të tjerë morën pjesë edhe përfaqësues të të gjitha besimeve fetare në vend e udhëheqës e struktura të tjera të larta shtetërore: z. Ramush Haradinaj, kryeministër i Republikës sē Kosovës, z. Pal Lekaj, minister, z. Anton K. Berisha, zv/ ministër, z.Jahja Llukaj, zv/ ministër, Dr. Ali Berisha, deputet, Mulla Xhevat Kryeziu, imam karizmatik i kauzës kombëtare, z. Gazmend Muhagjiri, Kryetar i Komunës së Pejës, z. Prenkë Gjetaj, ish/ Kryetar i Komunës së Klinës, z. Anton Shala, kryesues i Asamblesë së Gjakovës, babai i heroit komandant Kapuçit-Mujë Krasniqit, z. Halil Krasniqi, z. Afrim e Butrint Batalli, intelektual e biznesmen nga Gjakova etj. Nga Shqipëria amë morën pjesë: z. Mark Nikolli, mirditor e sponsorizues i pllakave të Kishës, biznesmen në Milano të Italisë, z. Gjon Dedaj, studiues e analist i spikatur, prof.dr. Mark Palnikaj, studiues, z. Aleksander Ndoja, gazetar ekselent nga Tirana, z. Pjeter Marku, piktor e kryetar i Akademisë “Mirdita” në Tiranë etj.
Bashkmeshimi është drejtuar nga imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Dioçezës së Kosovës, mons. Lush Gjergji, don Fran Kolaj, don Robert Kolaj, don Pal Tunaj e shumë meshtar të tjerë nga famullitë e Dioçezës sonē.
Ipeshkvi i Dioçezës së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka deklaruar: “Dëshirojmë në mënyrë solemne, të shfaqim dinjitetin tonë për atë se çfarë kemi bërë dhe njëkohësisht të falënderojmë të gjithë ata, të cilët kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj Kishe. Por nëse tejkalojmë të qenit tonë njerëz, atëherë ne si besimtar, duhet të themi se jemi duke e kryer një akt shenjtërimi, që përputhet me fenë e atyre që besojnë dhe me Zotin që na vie në takim. Dhe kur feja jonë të Zoti përpjekjet, atëherë krijohet një shkëndijë e fortë feje, shprese dhe dashurie”, tha mons. Gjergji. Ipeshkvi i Kosovë, po ashtu në vazhdim theksoi sakrificën e popullit shqiptar që ka bërë gjatë shekujve, nën Perandorinë Romake, atë Osmane dhe pastaj jugosllave.
“Ne kemi si popull çfarë t’i kushtojmë Zotit. Ne si popull mund t’i kushtojmë Zotit 300 vjet gjak, martirë, vuajtje, persekutime të Perandorisë Romake. Ne kemi t’i kushtojmë Zotit 500 vjet vuajtje, sakrificë, gjak, persekutim të Perandorisë Otomane. Ne kemi t’i kushtojmë Zotit 100 vjet vuajtje, sakrificë, martirizim të mbretërisë serbe, ose kroate e sllovene, e më vonë gjithë ajo Jugosllavi. Po ne kemi edhe gabimin tonë, mëkatin tonë, kemi edhe lëshimet tona, që duhet t’ia kushtojmë Zotit. Sepse po nuk ia kushtuam Zotit gjithë sakrificën e popullit, ne nuk mund t’i kërkojmë atij ndihmë, përkrahje, mbështetje për të ardhmen tonë. Padrejtësia më e madhe që ka mundur të bëjë njerëzimi, ishte dërgimi i Krishtit para një gjyqi mëkataresh dhe gozhdimi i tij. E drejta vërtetë mundet me qenë e padrejtë, por drejtësia është gjithmonë ajo që jep shpërblimin, e sjell paqen, e sjell trajtimin. Se si drejtësia është e padrejtë e ka provuar kryeministri. Po se si e drejta është më e mirë se drejtësia, e ka provuar Krishti”, tha në fund të fjalës së tij imz. Dodë Gjergji.
Ndërsa Kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj, tha: “Para se të filloj në deklaratën zyrtare, kam dy fjalë emocionale. Kur kam qenë fëmijë, kam ardhur te dajtë e mi këtu në Jabllanicë, e kur është sëmurë ndokush, kam ardhur me gjyshen time, Nënën Azë dëshmore, deri këtu në Kishë, ka qenë një motër e cila ka ofruar shërbime shëndetësore. Pra, krejt populli i kësaj krahine, e ka pas një shpresë, se s’ka pas ku me u drejtu, e kanë ardhur këtu, pa dallim besimi. Një ngjarje tjetër që dua ta ndaj me ju, ka të bëjë me një dëshmor, është Nika. Nika u vra në luftë, në mbrojtje të familjes së vet, truallit të vet, të identitetit të vet dhe në varrimin e tij, nderimin e fundit ia ka bë meshtari i kësaj kishe”. Ai po ashtu u shpreh krenar me historinë e shqiptarëve, të cilët, siç tha ai, pa dallim feje e vendi, krenohen me Skënderbeun dhe Nënën Terezë, vazhdoi Haradinaj. “Është një listë e gjatë e jetës sonë të përbashkët, në besim, në vlera dhe në identitet. Por ndoshta më së miri këtë e shpjegon fakti, se shqiptari, prej cilës do krahinë të atdheut tonë autokton, apo në diasporë, sot mburret me Skënderbeun e me Nënën Terezë. Ky fakt na bën me besu, jo vetëm që kemi me ecën drejtë rrugës tonë, me ruajt vetën, ashtu siç kemi ditë qindra vjet, por edhe do ta nderojmë familjen e madhe evropiane, euroatlantike, si anëtar i familjes”, tha në fund të fjalës së tij, z. Haradinaj.
Në fund të meshës nga ish/famullitari i kësaj Kishe, projekt ideatori kyç, don Fran Kolaj, është bërë shpallja e emrave e të gjithë sponsorizuesve si dhe falenderimi i tyre emër për emër. Njëkohësisht në fund të meshës janë ndarë dy mirënjohje të veçanta për sponsorizuesin e Altarit të Kishës, z. Frrok Zef Gjetaj nga Amerika e z. Mark Nikolli, mirditor nga Lezha e biznesmen në Milano. Menjëherë pas Shugurimit të Kishës së “Shën Ndout” nga famullia e Gllogjanit, u shtrua edhe një darkë madheshtore solemne, ku të pranishmit në fjalë gjatë këtij evenimenti madhështor patën mundësi të gostiten me pije e ushqime të tjera të shumta tradicionale vendore shqiptare, dhe vazhdoj ndarja e mirënjohjeve të tjera për kontributdhënësit. Kishte edhe shumë deklamime artistike e pika muzikore si dhe fjalë përshëndetëse e urimi nga Amerika, pikërisht nga z. Hari Bajraktari, lexuar nga Mëhill Velaj, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Amerikë.
Ndërsa me një fjalë tjetër rasti në emër të miqëve të tij mirditor, foli, “Nderi i Qarkut të Lezhës”, z. Gjon Krasniqi, veprimtar, i cili që në fillim i citoi fjalët e krijuesit, Vilson Culaj duke thënë: “Në Frymën e Mësimeve te Këtij Tempulli është e Mbjellur Drita e Njohjes së Fëmijve tanë”. Ndaj z. Krasniqi edhe e nisi me keto fjalë të tija; Të nderuar të pranishëm jam i mbushur me plot frymë jete këtu para jush dhe kujtesa me dërgon në rinin e hershme. Më kujtohen shumë ngjarje e pamje të burrave fisnik të ksaj treve që më plisin e bardhë në koke e bashkëshortet për krah ,fëmijet në kraharor, vinin t‘i thurnin lavde Hyut të gjallë të dashurisë dhe shërbëtorit të tij besnik shën Antonit mrekulli bërës. Këtë akt sa mistik,po aq fisnik e real e aplikuan edhe prindërit e mi dhe sot kur ballafaqoj, fjalët, sytë, zemrat me ju, ua ndjej ngrohtësinë shikimet e tyre të ëmbla. Ata mi mësuan uratat e para dhe se si duhet ta duam Njeri tjetrin.
Edukata ime e parë ishte “Shkolla e Votrės” me kanë mësuar me e dasht Atdheun, virtytin, moral dhe ndjenjat tona të shejta Kombetare, Fetare, Njerzore. Në vazhdim të fjalës, z. Krasniqi tha se ishin prinderit na mësuan se ligji i dashurisë, bashkëjtesës,traditës ishte tharmi i mbijetesës së këtij populli. Këtë ndjesi e kemi gjithë Famullia e Gllogjanit me rrethin,ku së bashku i përballuam e i mbijetuam shumë stuhive qofte ato ideologjike , ekonomike, izolimit e përbuzjeve pa adresë. Por megjithatë mbijetuam sepse themelet tona Ishin të forta. Andaj të lumtur jemi sot me rastin e shugurimit të kësaj kishe të re në themele të një kujtese të vjetër e të gjakosur nga martirët e kishes e kombit tonë, të cilët duke u flijuar për binomin Françeskan për Atdhe e Fe, na dhuruan brezave të rinj një murë të kujteses kolektive e cila gjakon ëndërrën për një jetë fetare e kombëtare. Don Pali mirë se të kemi gjetë në sofrën Shën Antonit dhe zemren e njerezve bujar te Famullis se Gllogjanit Të falem nderit për organizimin e kësaj feste madheshtore. Njiherit të urojm punë të mbarë në famullin e një plejade të artë priftërinjësh.
Lutemi e urojmë që ta ndiqni rrugën shumë prelatëve të kishës e kombit, të cilet i kanë sherbye me dinjitet, përvujteri, e vizion kësaj grigje të Zotit që kurrë nuk ku rsyen asgjë nga mendja, e shpirti i tyre për ta pa këtë popull të përndritur. Ketu po veçojme Patër Luigji ,Pater Filipin ,Pater Marjani, Pater Gjoni, Pater Leka , Don Cirili ,Don Anton Kçira, Don Kelmend Spaqi ,Don Marjan Uka-Sheqeri, Don Fran Kolaj të cilët besoj se do jenë model sherbese për ty si Famullitar ne ket vend te Qendreses,urtis dhe bujaris. Kisha katolike e ka një mision paksa mistik… të dhuron çdo gjë nese kerkon por nuk të rremben asgjë, na jep pra shembullin e kësaj mistike plot gjallëri në Shekujt e shekujve. Nga zemra e përshëndes Shkëlqësinë e Tij, imzot Dodë Gjergjin, gjith prifterinjtë dhe Motrat e nderit që kurrë nuk e harrojn grigjën Shpirterore dhe jan ne sherbim te Zotit dhe Popullit.
Pershendes Përfaqësuesit e bashkësisë Islame në krye me. Njëherit falenderim e respekt për përfaqëuesit e qeverisë së Kosovës, Përfaqësues të qeverisjes Lokale,Organizata jo Qeveritare Musafir të ardhun nga gjitha trevat Shqiptare, ku të gjithë se bashku përbëjnë ylberin e ripertritjes intelektuale, shpirterore, kulturore, te kombit shqiptar. Uroj që gjithë këta të lart përmendur te jenë Fanari ndriçues për popullin tonë të cilit që të gjithë Ja kemi peng borgjin shekullor e plot martirizime këtij trolli. Masat njerëzore jane të bukura për syte tanë të etur e të varfër. Por duhet nje vision, këmbëngulje, integrim,vetflijim e dashuri e pakusht për t‘a ndryshur kët atdhe. Ne si popull na duhet përmbajtja e jo forma sepse Psalmi me sublim për Zotin është hiri i zemrës me vepra e jo vetëm nderimi me fjalë. Këtë parim e ndoqi Dom Fran Kolaj, bariu i Kishës së gjallë të Krishtit. Duke sfiduar ethet e paragjykimeve,dilemat e tij përsonale e kolektive, krijoj një klime të re për një vision të ri e ndyshe gjithmone në shërbim të ardhmërisë së këtij vendi.
Zelli i tij prej një bariu stoik e vizionar bëri që sot ky fshat ta gëzojë këtë kishë të re në themelet e së cilës janë të mbjellura dashuria,përkushtimi, fjala e besa. Të falem nderit Don Frani për gjithçka ke ba për ketë vend e grigjë të Zotit. Me veprimet tua praktike ke deshmua se nuk je vetëm ndertus objekti fetar por dhe ndertus i mirësisë harmonisë perforcimit të besimit dhe dashurisë ndaj Zotin dhe kombit. Idealet e vizionet tua kanë Blatuar një koncept të ri përkushtimi, bashkepunimi, e një lloj lirie të brendshme mes banoreve të ketij komuniteti e bashkësie që pa asnjë ngarkesë të krijohet një mësim i ri poaq human se : “Vetëm të barabartit nuk kanë pushtet mbi njeri tjetrin” por si vellëzer të një gjaku mund të ecim bashkarisht drejtë idealeve humane fetare kombëtare. Fundi i fundit një prift e ka obligim e ideal e mision sherbesen. Le të mesohëmi edhe ne se si qytetar të Kosovës se: “Vetëm duke i sherbyer njeri tjetrit do të behemi me tē pasur shpirterisht por edhe kombetarisht duke e perçafuar zerin e kambanës se integrimit e perparimit”. Respekt.
Na nderon prania e vëllezërve tanë nga Shqipërija, të cilët me penë e pushkë por edhe me ideale qenë model më i mirë ndër shekuj se si ruhet tradita, feja, kombi. Falenderojmë nga zemra Mirditorët, z. Sander Nikolli, z. Preng Gjoka,Gjergj z. Margjini e posaqe z. Mark Nikollin, me bashkë punëtorët e tij që ndihmuan me afsh zemre, e fijen e mendjes së holle mjeshtërore që ky tempull i Zotit të marrë sa një pamje moderne po aq cilësore. Qoft shembull i shejtë dhurata Juaj për gjenerata të reja. Lezha e Unitetit Kombetar i ka të pranishëm bijtë e vetë këtu në themelet e Kishës martire të Glloganit që rrjedhin nga gjurme historie nga bërthama e vizionit të Luigj Brumçit e Lazër Mjedës që gjakun e bijve të tyre e shpaguan me gjakim për mbijetese kombëtare e fetare.
Falenderoj nga zemra rrethin Qarkut të Lezhës, te cilët para pak vitesh me Bekuan e me Besuan titullin: “NDERI I QARKUT TË LEZHËS” Për vullnet obligim ,moral e vëllazeror ndaj tyre nisur nga parimi Ungjillor, kurrë mos ta dijë dora e majtë se cka jep e djathta. Besoj që të gjithë e dijmë, ligjin e gravitetit. Për mërgimtarin, ligjet e fizikës e humbin çdo vlërë, ndaj për ne qëndra e gravitetit është Atdheu, Dardania e lashtë ndër ma të lashtat në këtë kontinent që quhet Europë e fundit e çlirueme prej robnisë barbare. Vendlindja ne ,mërgimtarve na përthith gjithçka mendimet, brengat, ëndërrat,shpresat, gëzimet, dallgët e shpirtit, kangën e kangëve. Edhe pse fizikisht gjindëmi larg,me shpirt e mendje jemi këtu ku ligjërohet në gjuhën amtare,ku i lutemi Zotit për Zot. Mergimtari që nga koha e Abëreshëve e deri në luftën e fundit në Kosove për gjashtë shekuj me radhë ishin tharmi e ashti i ashtenise, traditës, kulturizimit lëvizjeve kombëtare i mbijeteses shqiptare.
Sytë e mi shohin pesë breza në këtë kishë martire e të bukur gjersa mbaj këtë fjalim përshëndetës. Nipi shikon me mallengjim sytë e gjyshit me etje thith përvojat herë herë të dhimbshme e të vuajtura të paraardhësve të tyre. Kemi obligim moral e kombëtar që të shikojmë nga e ardhmja e këtij kombi dhe fëmijëve tanë. Uroj nga zemra që ky tempull i përshpirtërisë të bëhet shkollë jete për shumë breza. Të dimë ti lutemi Zotit në gjunjë e vellaun tonë ta marrim në perqafim, pa dallim feje, krahine apo ideje. Sepse vetëm të bashkuar e jo të kryqëzuar për së gjalli nga zjarri i ideologjive.e perçarjeve politike. Mund ta gjejme udhën e shpëtimit dhe ardhmerisë së këtij kombi të vuajtur që nga gjeneza e tij e hershme. Zoti e bekofte Famullin e Gllogjanit tim, Kishën e re , brezat e vjetër e rininë e kësaj toke që është shpresa e djepi ku ata përkundin ëndrrat shekullore të gjyshërve të tyre. Urime e respekt nga une Gjon M. Krasniqi, biri i kësaj toke e nënqielli të përlotur, tha më në fund të fjalës, z. Gjon M. Krasniqi.
Me një mesazh urimi për për gazetën “Bota Sot” doli edhe veprimtari e humanisti, z. Gjerë M. Simonaj, i cili kishte shtegëtuar enkas nga Zvicrra për të marr pjesë në shugurimin e Kishës së Gllogjanit. Ai nē mes tjerash tha: “Është privilegj i madh për mua dhe se është një ndjenjë e veçantë sepse po marr pjesë në këtë truall e Kishë historike e cila ka luajtur rol të rëndësishëm gjatë epokave të ndryshme, nisur nga martiri i Kishës dhe i kombit, At’ Luigj Palaj, deri në ditët e luftës së fundit dhe më pas. E gëzofshim Kishën Apostolike Shqiptare“, tha në fund të mesazhit të përgëzimit të tij, z. Gjerë M. Simonaj.