Nga Binak MAXHARRAJ
Kosova për këto 20 vite ishte tokë e ndaluar për lidëret e Kosovës. Askush nuk kishte kurajën e as guximin qe t’i shkelë këmba atje, sepse sikur këta tanët e konsideronin tokë te ndaluar.
Që te bëhet tokë e ndaluar, fajet kryesore i kemi ne, sepse lejuam qe me Serbinë të luhen lojëra të felliqta në dëm të Kosovës, duke ia leshura frejtë asaj të kaluroi lirshëm ne Veriun tone sikur te ishte e veta. Më te drejtë thuhet se strumbullar i terë kësaj është klasa e korruptuar dhe kupola e krimit te organizuar ne Kosovë, te cilët për te gjitha këto vite ne vend se ta mbrojnë Veriun si te vetin e lejuan te rreshqas ne duart e Vuçiqit, i cili tash e shumë vite po e luan lojën e djallit më Veriun sikur te ishte i vedi.
Në Veri për te gjitha këto vite as një lidër nuk pati b…thë të vizitoi Veriun, por vetem turreshin si bishat e egra se Veriu është i joni, bile i thurnin edhe kengë se si: nuk ndahet Mitrovica, etj. Por vite me parë Hashim Thaçi kishte vepruar me kokë ne vehte duke e derguar një togë polices ne veri, ani e kishte zgjedhë kohën kur Veriun vlonte flake, tym e zjarr. Misioni i tij dështoi turpërisht por me fatalitet duke e lënë atje një polic te vrarë, pra aksioni i tij mbaroi me fatalitet duke u terheqë pas si i turperuar, por gjaku i policit të vrarë atje nga këlyshet e Vuçiqit mbeti përgjithmonë.
Se lojnat e Thaçit makabre nuk ndalën e ilustron edhe fakti i shëtitjes se tij në liqenin e Ujmanit. Atje Thaçi nuk kishte shkuar ne këmbë por duke u mshefë në eskortën e blinduar, por le te dihet se ai atje kishte shkuar me lejën e Vuçiqit, sepse përndryshme as qe do ta kishte guximin te gjendej atje te liqeni, por atje shkoj edhe nga friga e protestave te qytetarëve, ku merrnin pjësë mbi 100 mijë protestues, te cilët kërkonin doreheqjën e Thaçit të cilin Vuçiq e lejoj te shkojë atje për ta mbrojtë nga protestuesit. Pra, nuk thotë populli kot: ”shoku i mirë për ditë të vështira”.
Por sot rrafsh pas 20 viteve ndodhi mrekullia kur dy trima të ardhmerisë së Kosovës Albini dhe Vjosa ia mësyen jo mshehur, jo e maskuar, jo në vetura te blinduara, po ia mësyn Veriut në këmbë, qe as syri nuk u trembej sepse Veriun e konsideronin tokë te veten. Vizita ishte ne agjenden e tyre në menaxhimin e situates se pandemisë… Vizita shkoi, sipas agjendës se paraparë, pa u penguar. Ata ne kembë e kaluan Urën famëkeqe te Ibrit, kur dikur benin roje çetniket e Vuçiqit, vizita n Xhamin e Urës së Ibrit në Kodrën e Mitrovicës, te Liqeni, te Kodra e Boshnjakëve, etj.
Raportimet se vizita ishte ndërprerë janë të pa varteta, skandaloze dhe shumë tendencioze nga qarqet e ndryshme te rezistences kundër ndryshimeve në Kosovë.
Por, tani është normale qe atje u duken disa këlysh (një grup i vogël) te çetnikut Vuçiq te cilët bertisnin si bisha te egra duke gjuajtur fjalë ofenduse. Por, ofendimet e serbeve te turbuar nuk janë te reja, populli shqiptar pati ofendime, dinigrime me shekuj nga çetniket dhe bandat serbe të cilët nuk e paramendonin ekzistencën e shaiptareve ne këto troje.
Por ajo së çfarë është me e rëndesishmja ne këtë rast se këta dy lider sot u treguan trima, te patrembur kur vendosën ta shkelin në kembë tokën e ndaluar ne Veri pa lejeën e askujtë sepse e konsideronin te vehtën dhe do te jetëe jona përgjithëmonë.
Por, unë mendoj se anipse sot këta dy trima e bënë një vepër te madhe duke e shkëlë ne këmbë token e vetë e cila është për admirim, mendoj se në veprimet kësisoj duhet te jenë më të vëmendshëm, me te organizuar më pëcjellje policore, sepse njeriut siç thuhet në popull nuk dihet se nga i kishte, nga i yti apo na serbi çetnikë.