SOT NË LLAPUSHNIKUN E DRENASIT U SHUGURUA KISHA KATOLIKE E SHËN ABRAHAMIT

0
2227
Lekë Mrijaj

Shkruan: Lekë MRIJAJ.

Sot nën pjesmarrjen e mijëra shqiptarëve të besimit katolik e musliman, në Llapushnikun e Drenasit u mbajt mesha shuguruese e kësaj kishe, mesha në fjalë është celebruar nga ipeshkvi i ipeshkvisë së Kosovës Mons. Dodë GJERGJI, e bashkpuntorët e tij të tjerë si arqipeshkvin e Tivarit Mons. Rrok GJONLLESHAJ, dekani i dekanatit të Pejës, Don Lenc SOPI, Dr. don Lush GJERGJI e meshtarë të tjerë nga mbarë dioqezat shqiptare.

Në këtë meshë shënjte inauguruese përveç të pranishmëve të tjerë morën pjesë edhe udhëheqës e struktura të tjera të larta shtetërore ( politike, diplomatike… ) e ushtarake të KFOR-it, FSK-së, e ish komandant e veteranë të UÇK-së, si dhe kryetari i komunës së Drenasit e miq të tjerë ndërkombëtar.

Menjëherë pas shugurimit të Kishës së SHËN ABRAHAMIT në Llapushnikë të Drenasit u shtrua edhe një drekë solemne, ku të pranishmit në fjalë gjatë këtij evenimenti madhështor patën mundësi të gostiten me pije e ushqime të tjera tradicionale vendore shqiptare.

Andaj, organizuar nga DKRS e Drenasit u mbajt edhe një program i larmishëm kulturor-artistik i ansambleve e grupeve folklorike të trojeve tona arbërore.

Ndërsa menjëherë pas meshës shuguruese z. Ismet SOPI shkrimtar për lexuesit shqiptar nxori në dritë librin e tij në radhë “Thirrja e Këmbanave“.