Sot në festën e pavarësisë së Kosovës

0
1294
Lulash Ara

Pa ceremoni! Sepse ka nji opozitë te dalur nga binaret e politikes.
Sot Kosova dhe Kosovaret duhet te festonin! Kjo heshtje e pa pranuesheme per vete popullin e Kosoves!:
Poeti LULASH ARA i perzgjodhi me kujdes vargjet, per ta pershendetur Kosoven dhe Kosovaret. Jane vargje zemre per kete dite feste, poeti Lulash Ara permes ketyre vargjeve i bene thirrje kujteses, ku ishte dje Kosova dhe Kosovaret, po ku jane sot?
Gjin MusaGazetar

GEZUAR KOSOVË

Moj Kosovë djepi i trimërisë
Gëzuar ditën e pavarsisë
U çlirove prej Serbisë
Por kujdes kthetrat e Turqisë.
Ne me ju jemi krenarë
Ëndërrojmë bashkim komtarë
Por kanë dalë do hoxhallarë
Faqezi, antishqiptarë.
Predikojnë la e pa la
Thonë turkun e kena vlla
Skënderbenë rrin tuj e sha
Donë shqipëtarët me i përça.
Nan Serbi për 100 vjet
Keni ba kuku – medet
Amerika u bani shtet
Me tradhtu nuk ka lezet.
Me dashtë fort amerikanin
Je ja u hoqi Sllobodanin
Ja u çliroj përjetë vatanin
Mos me u marr me Erdoganin.
Mos harroni o milet
Se Turqia 500 vjet
Shumë i kthej në fenë e vet
Nuk na la kurr me u ba shtet.
Gjuhën shqipe desht me zhdukë
Shqipërisë emrin me ja hupë
Nuk na la kryet me lujtë
Kush në Europë sa na s’ka vuejtë.
Mos nigjoni këta mjekrrosha
Këta tradhëtar e sarahosha
Që s’kan tru, por janë kok-bosha
Meritojnë me i hedh ndër kosha.
Hajt Kosovë ti pash atë Zot
Mos të shkojnë mundimi kot
Drejtë Europës nisu sot
Nuk je Turk, por Kastriot.
Kthehu pra në rrugë përsmarit
Siq i ka hije shqipëtarit
Mos harro gjakun e të parit
Kosovë e Adem Jasharit.
– – – – – – – – – – – – – – – –
( Lulash Ara )