Sot Me 17 korrik bëhet një vit nga vrasja e Festim Latos, Heroit për Pavarësinë e Çamërisë

0
996
Festim Lato - Çamëria

Eh, e thoshte Naim Frashëri; „Me armët e Shqipërisë, iu vunë themelet Greqisë“.

Heroi i Çamërisë, Festim Lato i vrarë me 17 korrik 2019, dhe i masakruar si të gjithë heronjtë tanë kombëtar, është çami që diti që çështjen e fshehur dhe të heshtur të Çamërisë ta nxjerr nga arkivoli, nga gropa e varrosur greke. E thëna e së vërtetës për gjenocidin e bërë grek ndaj çamëve dhe arvanitëve të Çamërisë nuk ishte e lehtë. Dëbimi dhe shpërtrollëzimi i çamëve nga Çamëria denbabaden Shqipëri u bë me dhunë të paparë.

Me qindëra fshatra u dogjën, dhe me dhjetëra mijëra çamë u dhunuan, u dëbuan dhe u masakruan vetëm për shkak të përkatësisë etnike shqiptare. Atdheu im i pushtuar, bubullinte Festim Lato nëpër sallat e konferencave në BE, as s’mund të harrohet, as s’mund të injorohet. Të nderuar miq të BE-së, u thoshte Festimi; Epiri i Çamërisë, ose Shqipëria deri në Prevezë, është Shqipëria e pushtuar.

Çamëria me një popullsi prej 4 milion banorësh dhe me sipërfaqe prej 23 mijë e 500 kilometra katrorë, tokë dhe det, është Zëri i Çamërisë që i troket ndërgjegjes së Evropës. Çamëria e pushtuar nga greku, me ndihmën e 6 fuqive botërorer të kohës as nuk humbet as nuk harrohet. Hirësi e Evropës, shprehej Festimi; Lëvizja për Pavarësinë e Çamërisë që unë i prijë nuk kërkojmë asgjë më shumë nga Greqia përveçse Çamërinë e Pavarur dhe, Shqipërinë deri në Prevezë.

Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë me 30 tetor, 2016. Është gjak i ri në Lëvizjen Kombëtare për Çamërinë. Kjo Lëvizje e shqiptarëve, nëse jemi në hap me kohën, do ta relozojë Pavarësinë e Çamërisë!

Festim Lato - hotel "Ambasador"Festim Lato, nderim Hero i Çamërisë

Atdhe Geci, Vlorë, Panaja, 2019

Dhimbje e kujtesë… nga shkrimtari, Rex Kasumaj

(Morali i një mohimi të dyfishtë)

Sot 76 vjet më parë, 5 korrik 1944, kur binte perdja e Luftës botërore, çamët, gati një e treta e kombit, vriten, shpasurohen e dëbohen nga trualli i tyre.

Vetëm gjaku shqiptar nuk është i denjë për Europën. Do klasifikohej e dënohej gjenocidi mbi Armenë nga turqit, e mbi boshnjakë nga serbët. Por përherë mosthënje, shurdhim tragjik për gjenocidin mbi çamët shqiptarë nga shteti grek.

Mosbëzâmja, ndërkaq, vete përtej shpërfilljes. Është miratim. Bashkëpunim në etnocid… Kundër një populli të lashtë në tokën e vet. Dhe ndaj, morali i një krimi të dyfishtë: heshtja e mortit kolektiv dhe, më pas, mohimi i ekzistencës së tij.

Festim Lato - puth flamurin

Në fakt, a s’është dhe edipizëm gjenealogjik? Dramë e Atvrasjes. Sepse është gjaku i etërve të tyre që rimon akoma sot nga vullneti i errtë dhe përbetimet e fshehta të saj…

A do çlirohet njëherë Europa nga vetja, e kjo domethënë nga hijet dhe doktrinat që duhej të justifikonin zhdukjen e rrënjës pellazgoilire?

Po, fundja, ajo s’është shëmti. Keqndjesi që meriton distancën, kryeuljen. Aq më pak faj i banorëve më të vjetër e të fismë të Dhéut… Përkundrazi: qytetnia e tyre është kuptimi dhe bukuria e saj. Në të gjitha kohët..!

Por ne jemi ende këtu. Për vete dhe për të…

Rexhep Kasumaj
Berlin, korrik 2020

Rrasë-vorri që hiqet… nga shkrimtari, Rex Kasumaj

Ishte gatitur varreza. Kish zënë pluhur e kish nisur të mbinte bar.

Por fatthënja e zezë nuk do ndodhte. Festim Lato me atdhetarë, do ia hiqte gurin e rëndë me mbishkrime diplomatësh që i patën hedhur pëlhurë terri etnocidit grek. Dhe që, tash gati njëqind vjet, firmosën një vdekje. Aspak të një njeriu, të një lumi a dhiare malesh të shkretë. Firmosën shuarjen e një populli të tërë: vdekjen e Çamërisë. Diademën vulënjohëse të Shqipërisë: pjellorën, të bukurën, strategjiken e kombit shqiptar!

Ndërkaq tani nuk janë fantazmat, ahti që ata s’e ndjejnë tek shfaqet ndanë portës së tyre në Kohën e dytë. Është gjithnjë frymëmarrja e gjallë që flak tutje rrasën e fshehtë mashtruese dhe kërkon të rijetojë shqip. E, ashtu, nga Sheol i vdekjes, të shndërrohet në djep ku ngjizet rifillimi i jetës…

Atdhe Geci - vepra Çamëri

Rrjedhimisht, kanceleritë u shtrënguan të zgjohen, kujtuan fajin, rishikuan hartat, lexuan vullnetin çam për t’u kthyer në Orën dhe Fletën e dikurshme të historisë. Në Orën që grekët e menduan të ndalur dhe në Fletën që e cilësuan të mbyllur.

Vrasësi kthehet gjithmonë në vendin e krimit. Ndaj dhe vrasja në Amsterdam deshi t’a vriste sërish atë. Por nëse nuk i ndodhi gjëma nga tirania e heshtjes së gjatë, ideja nuk do të vritej më kurrë. Është, thjeshtë, e pavritshme.

Madje, morti në Amsterdam është ringjallja e bekuar e saj!

R. K.