Sot kemi një parti politike, që sillet si nacionaliste dhe në anën tjetër flirton me religjionin!

0
347
Lulzim Peci

Nga: Lulzim PECIRevista Drini20 Tetor 2019

Ne skenen politike Kosovare kemi nje lloj bipolariteti, i cili funsionon brenda ekstremeve, e nese dikush e shikon prej se largu i duket shizofreni. Koheve te fundit po luhet me dy elemente, partite po thirren njekohesisht si nacionaliste. Nacionalizmi Shqiptar pikesepari nenkupton sekularizmin dhe barazine e feve, por fete jane te domenit privat. Feja tek ne nuk eshte e lidhur me politike. Shteti dhe feje jane te ndara sepse jemi i vetmi popull ne Ballkan, i cili e ka kete karakteristike, te nacionalizmit, pra shkeputjen e feve nga nacionalizmi.

Fete kane qene problem per ndertimin e kohezionit nacional Shqiptar, sepse fete kane qene element ndares. Per ndertimin e Shqiptarit modern, bazamenti i te cilit eshte bere ne fund te shekullit 19-te, eshte ardhur tek ky koncept – koncepti i sekularizmit. Ndersa sot kemi nje parti politike qe sillet si nacionaliste dhe ne anen tjeter flirton me religjionin. Bile, e institucionalizojne religjionin dhe ndikimin e religjionit ne partite e tyre politike. Kjo eshte shizofreni. Kemi te bejme me bipolaritet – nuk shkojne njera me tjetren.

Krejt ne rregull qe partia “Fjala” konkuron ne zgjedhje, dhe i dihet agjenda, e ka agjenden e vete. Por krijimi i ketyre simbiozave kunderthanese brenda nje koncepti politik, keto jane shume te demshme. Dhe ketu po luhet me substancen e identitetit Shqiptar ne Kosove. Para 3 vitesh ne e kemi bere nje studim, dhe neve na kane se 3% e Shqiptareve te besimit islam ne Kosove nuk e ndiejne veten fare Shqiptare. Ose 31.2% e ndiejne veten pike se pari Myslimane, e pastaj Shqiptare. Kjo tregon shume per ndryshimin e identiteteve qe po ndodhin ne Kosove. Niveli i fetarizimit ne Kosove eshte shume me i nalte se ne Shqiperi.

Shënim:
Kjo ndodh, sepse feja islame e shumicës së shqiptarëve, nuk ka qenë e nuk është në shërbim të kombit shqiptar, por në shërbim të turkut e arabit… /AÇ