Soreca: BE do t’i japë Shqipërisë për Policinë 19 milionë Euro në dy vitet e ardhëshme

0
323
Soreca për policinë

Opinion.al – 13/01/20

Luigi Soreca, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, ishte i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku u përurua dhe reparti i ri i Forcave Speciale RENEA.

Gjatë fjalës së tij, Soreca deklaroi se Bashkimi Europian do të vijojë të mbështesë Shqipërinë, ndërsa bëri me dije se vitin e ardhshëm do të japë një fond prej 19 milionë eurosh.

Ambasadori i BE thaksoi angazhimin për të luftuar krimin e organizuar, ndërsa tha se “Një Shqipëri më e sigurt do të thotë një Evropë më e sigurt”.

RENEA është forca elitë e Policisë së Shtetit, që kryen ndërhyrje të rëndësishme. Për shumë vite, BE ka bashkëpunuar me forcat shqiptare të sigurisë për të modernizuar Vetëm në vitet e fundit BE ka financuar 15 mln euro në mbështetje të policisë. Ne kemi punuar bashkë me forcat shqiptare për të modernizuar menaxhimin e kufirit. Në dy vitet e ardhshme BE do të japë 19 milionë euro për policinë. Arsyeja pse jemi këtu duhet parë si një gur kilometrik shumë i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar. Krimi i organizuar dhe krimi i rëndë nuk janë fenomen vendor dhe lokal, ato varen në lidhjen e tyre transkombëtare. Krimi i organizuar duhet luftuar nga të gjithë”, deklaroi Soreca. /Opinion.al