Gani I. Mehmeti
Me mijëra kilometra jemi larg fizikisht. Ka edhe me dhjetëra vite që nuk jemi parë! Por, kjo nuk ishte pengesë që të qaja edhe unë bashkë me të, kur pashë ne TV atë duke qajtur. Jo, more, jo. Njeriun e mbaka afër zemra dhe mendja e shpirti, aq sa edhe kur dikë e ke afër me trup, por e mban shumë larg me zemër, mendje e shpirt. Afërsia dhe largësia qenkan të ngjashme, shumë të apërafërta por edhe të kundërta.
Ne njihemi prek kur ishim nxënës të shkollës fillore. Ne jemi të një fshati, dhe nuk kemi si të mos njihemi, kur, në kohën tonë kishte fshati më pak shtëpi, kishte më pak banorë dhe kishte shumë më shumë dashuri se sot. Ne aso kohe ishim në gjendje të bënim gjithçka në mbrojtje të njëri-tjetrit. Mbronim nga gjithçka, qoftë nga sulmet fizike, qoftë nga çfarëdo padrejtësie, nuk rrinim duarkryq!
Ne, pas shkollës fillore, shumë rrallë jemi parë, por edhe pa u parë kemi bisedaur njëri me tjetrin, ashtu duke e marrë me mend jetën e kaluar.
Ai nuk vazhdoi shkollimin më tutje, por mori profesionin e tij të zdrukthëtarisë dhe po punonte mjaft mirë e me ndërgjegje të lartë.
Më vonë nuk e njoha për kushtet e tij familjare, ekonomike e materiale. Ndoshta ka kohë që, thënë të drejtën, nuk e kam menduar…
Por, kush ishte më i urtë, më i sjellshëm, më i pagojë, më i bekuar se Ismail Rexhepi që jeton në lagjen e Kastratëve, të lokalitetit Kralefci në Pakashticën e Epërme. Që edhe ky, është i afërt me Kastzratët.
Mirëpo, artikulli në gazetën BOTA SOT
“Shteti i mori fëmijët/ Babai nga Prishtina shpërthen në lot pasi shteti ia mori dy fëmijët” – dhe, kur të njëjtin e pashë me lot në sy në televizor, pse ia kishte marrë fëmijët Qendra për Punë Sociale në Podujevë, natyrisht, se edhe unë nuk munda t’i mbajë lotët!
Po, jemi njerëz ore, ne duhet ta ndihmojmë familjen aty ku është, jo ta ndajmë e t’i shtojmë dhimbje edhe më të mëdha familjes, jo ta qesim fare menç, por duhet ndihmuar e ta mbajmë ne mëndje. Nuk ka diçka më të rëndë se kur ndanë për së gjalli fëmijën nga prindi! Pse nuk ka, duhet të ndihmohet e tërë familja, jo pjesërisht. Ku mbetet dashuria mes tyre, ajo nuk largohet, nuk zhduket me ndarjen e tyre, përkundrazi, ajo është edhe më e madhe, pastaj, përse të bajnë mall për së gjalli njëri-tjetrin?
Ju lutemi, ndihmojini familjes së bashkuar, jo të ndani sa të shkaktoni lot e dhembje edhe më shumë, përkundër asaj që Qendra ka pasur qëllimin e mirë të saj, fëmijët t’i kthehen babait dhe si familje e tërësishme të ndihmohet.