SONET PËR NJË GJYVENDE

0
306
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

SONET PËR NJË GJYVENDE[1]

E lëshuar pas epshesh – e shfrenuar,
Çfarë zjarri me thikash, ç’e zjarrmon?
– Gjyvendja vetëm vetveten e dëgjon;
Çdo gjë është thënë, strall pa trilluar.

Herë besnike, n’çast ngjalë tradhtare,
E mistershme po kaq të jep premtime!
Lazer në gjak – zhduket n’moskthime;
Rrufeshëm e ndërron dritën në ugare.

Ngado vete shpresat s’i humb në sy…
Këndon hareshëm me zërin gjinkallë,
Gurin e pritjes godet me një kokallë!

Penelopë s’jam, thæ, për të pritë ty!
Bardhësin’e djerr’e sheh plagueshëm,
Puhis’ngushëllimit ec’ ëndërrueshëm!

II.

E shthurur gaft ka lindur, ç’e hershme!
Sqetullash e virgjërt – ballëmurgeshe,
Kërkon unazë t’humbur të ‘i lëneshe –
Në ikje mëkatesh korubë e mnershme.

Mëton t’futet fosile e namur ndër hulli!
Është mësuar të këndojë, e të vajtojë;
– Thneglat e zjarrta don t’i sprovojë! –
Në kasollë kallami sheston gjeometri!

Kur të vdes e kërkon varrin pa nishan,
Zemërzhuritura – kështu – dritërohet!
Thimthit t’tehut t’shpatës shpirt’rohet.

Nga gjaku të ndizen qirinj në shandan!
As s’u flijua amebash të dashurisë, Am
Shuar merimangash të kryeneqësisë…

E premte, 7 maj 2021, në
Dardaninë Ilire

[1] gjyvendia, e ~ të (ar.pers.tur.) – grua e përdalë, me veshjen më të bukur, vallëzuese, kërcimtare, e kudo ndodhur.