SONET PËR HORRAT

0
221
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

SONET PËR HORRAT

Të pispillosur pionët i sheh në lakesa,
Piratët iu vërsulen viktimave të veta –
Gjuhëpirajkë s’thonë gjëra të vërteta;
Flasin qenqe t’egërt s’të lënë mbresa.

Janë mendjesh t’pasqyrës veneciane,
Rrenacakët e kanë t’vetmen mbretëri!
Zonjave iu vardisen t’verdhë n’dredhi;
Premtim: kurorë, unazë, paj’e nishane!

Me fjali t’qelbëta – artificialë në qëllim,
Bijt’e bushtrës buzët me ëndje lëpijnë;
T’prishur sysh qëllimit nuk ia arrijnë, e

Marrin turpin ia mbathin në pakthim,
Zihen’pusi dhèurithat t’sëmur mental!
Horrat dihet s’kanë sensin universal!

E martë, 27 prill 2021, në
Dardaninë Ilire

TINGËLLIMA KRENARIE

Grunajash e harra çdo kokërr egjër,
Anamoravën e kam tapi, bes’e pronë,
Misrishtet i ujita me lot natën vonë;
Lisat me krina1 rrisin bletën e egër!

Këmbej me gjarprin serum-un’idhësi,
E vetmja meritë që iu kam kumtuar-
Krejtësisht ligësitë me ligj t’saktësuar!
Mos e fshehni as gurin e turpit përbri.

As zemrat s’i keni – as duart e pastra,
Injoranca s’iu vlenë as dy – tri aspra;
Shkrepash me maraton keni bredhë –

Me ‘izmat’ jeni bërë magm’ëndërrtar,
Ham, ham klush t’sertë ngadhnjimtar;
Zëndanesh me kërsanë iu kanë tredhë.

E hënë, 26 prill 2021, në
Dardaninë Ilire

1. krinë-a: luzmë bletësh