Solidar por jo populist

0
507

Te nderuar kolege sot ne nje media kombetare kam bere nje analize rreth kerkesave te studenteve. Solidarizohem plotesisht me studentet per kerkesat e tyre lidhur me permiresimin e cilesise se mesimdhenies&kerkimit shkencore.

Mbeshtese kerkesat e tyre për:
(i) cdo hap qe thellon dhe garanton demokratizmin e qeverisjes se IAL.
(ii) rishikimin e kurrikulave;
(iii) rritjen e fleksibilitetit te programeve universitare;
(iv zgjerimin e ofertes akadmeike duke i dhene mundesi cdo te ri te testoj aftesite e tij per te studjuar ne universitet;

(v) zgjerimin e programeve nga part time, ne fund jave, on line dhe cdo menyre te re te cilat permireojne cilesine dhe lehteson kostot e mire arsimit te te rinjve;
(vi) akses ne sistemin e bibliotekave online dhe cdo burime alternative;
(vii) permiresimin rrenjesisht te logjistikes mesimdhenese e cila nuk ju pergjigjet teknologjive te reja,
(viii) reduktimin e cdo kosto abuzive te drejteperdrejte apo indirekte ndaj studenteve;

(ix) çdo kerkese qe rrit transparencen e vendim-marrjes dhe te perdorimit te mencur dhe efikase te investimi individual dhe publik ne universitete,
(x) te luftuar me rrenje korruspionin dhe nepotizimin.
(xi) permiresimin e menhershem te kushteve te jeteses

Jam skepitik ndaj kerkesave per arsim te larte falas apo reduktim te ndjeshem te tarifave. Kjo sepse diferanca qe do te krijohet do te duhet te financohet nga taksimi i pergjithshem i cili ka proritare arsimimin qe nga ai para shkollore deri tek ai universitare,

Politikat publike me efikase jane ato qe mbeshtesin me shume aty ku perfituesit jane me te medhenj ne numer.

Faktori percaktonjes ne permiresimin e mirearsimimit mbetet stafi mesim-dhenes dhe mbeshtetes ne cdo nivel te tyre.

Shqiperia nuk i ka aktualisht mundesite reale per te dyfishuar mbeshtetjen buxhetore nga 2.9 % e GDP-se ne 5.%.

Kjo sepse kjo rritjee menjehershme ka tre burime financimi. E para te shkoj ne rritjes deficiti dhe borxhiit. E dyta te mbulohet nga shkurtime ne sektoret e tjere prioritare dhe e treta nje kombinim midis rritjes se te ardhurave dhe ristrukturimit me efektiv te shpenimeve buxhetore.

2.1 % e GDP jane gari rreth 75% e investimeve publike ne nje vit buxhetore nga burimet tona te brendeshme. Ndersa deficiti i skemes se sigurimeve sociale dhe shendetesore eshte rreth 450 milion dollare ose rreth 1.5 here me shume se investimet publike

Pra nqs behet ky premtim xdhe nuk do te mbahet kjo demton kredibilitetin e qeverisjes sdhe ushqen zhgenjimet dhe largimet nga vendi. Objektivi i rritjes duhet te jete afatmesem dhe i matshem cdo vit

Po keshtu kerkesat ultimative mund te nxisin zinxhirin e tyre, pra te kerkojne rritje pagash mesuesit, infermieret mjeket, ushtaraket, policet, te kerkojne rritje pensionesh pensionistet .

Kjo do ta coj vendin ne nje spirale protestash qe do te ushqejne pasiguri dhe do te prodhojne kosto te renda buxhetore, individuale, sociale dhe politike.

Studentet si promotor te ndryshimeve te medha demokratike, duhet ti bejne propozimet e tyre te arsyeshme dhe te arriteshme.

Nje kerkese e hapur publike ndaj studenteve eshte edhe ndalimi i keq perdorimit te rrjeteve sociale per te njollosur cdo profesore.

Kjo i demton levizjes kredibilitetin publik dhe misionin e saj,
Shpresoj shume ne mirekuptimin tuaj dhe mirepres me mirenjohje cdo diskutim pozitive.

Arben Malaj