Mirelinda Laska
S’më shkon kurora
Jo kunder kohes, por kunder rrymes,
kurdise tek 12, ne daten e lindjes.
Nen hijen e kishes, e mbrojtur nga qielli
Pas fitores se Princit, dhe vajza e saj erdhi.
Nuk qe veç kryeengjelli, erdh’ dhe Jeronimi
dijetari me i madh, qe ka pasur krishterimi.
Shume bekime dhane, por nje gje s’ndryshuan dot,
Vullnetin e lire, qe ia dha i madhi Zot.
Pastaj, a ekziston Ai, ne nga do e dime
njeriu s’e provon dot, natyra s’pipetin’.
Madje, ai s’ekziston, por vetem, Zoti “eshte”
Mjaftueshem larg nga ekzistenca jone, per t’u bere nje “nuk eshte”.
Hesht tani, degjo çdo na thote
Mbani vesh mire, e verteta s’rron kote.
Se s’dime te degjojme, ja pse jemi ketu
“E degjuam” – na thone, por me kot thone keshtu.
Eshte rradha jote, ne mundesh ti, ne mundsh
te jesh, ajo qe ti je, ndryshe nga çdokush.
E nese nuk je, me mire mos vazhdo
Ka plot qe nuk jane, po s’kemi kohe per to.
Jo me nuk kemi, boll u kemi dhene
dhe tani reflektojme, per cdo fjale qe eshte thene.
U tha si u tha, ama e hoqen prej froni
e bene sherbetor, u merzit dhe Ciceroni.
Ta vesh ti ne sherbim, o vella te verteten
eshte rrezik te biesh, ne humneren e jetes.
Maskat le t’i heqim, me cudit, ç’po pret
Kam nevoje te mrekullohem, me pamjen e vertete.
Le te jete nje zombi, a femi i llastuar
nje zane e bjeshkeve, a nje njeri ‘i mallkuar’.
Dhe pertej shakase, as nga ti nuk dua
Me hiperbola te pavend, te me mashtrosh mua.
Ne cdo gje perdor masen, t’ia arrish idealit
sa peshon ti, dhe jo sa i shitesh djallit.
Skllav i tij mos u bej, shpirtin mos burgos,
Deshira te liga n’zemer mos ndiz, pas tij mos u marros.
Mbaje mendjen hapur, por gjerat mesoji t’i ndash
Te miren ftoje brenda, te keqen nxirre jashte.
Shapin nga shqeri, e ndau dhe Platoni
A demoni i Sokratit, se di, ju ç’me thoni?
Me leje, te shtoj diçka e nderuar?
Keni folur mjaftueshem, per ata qe kane degjuar
Dhe e di qe mundet, pambarimisht te filozofoni
dhe ato qe keni veçuar, serish t’i pergjithesoni.
Doni te futeni, tek secila prej tyre,
te vidhni dije, e te dilni ju ne krye.
Por gara eshte e madhe, konkurenca po ashtu,
egoja s’ben dalje, eshte e domsdoshme ketu.
Per gjithe çfare thate, mirenjohjen time keni
por kujdes, keni veç strofat, ju ka humbur refreni.
Dhe prisni nga te tjeret, ritmin tend ta mbajne,
Po prap as kete s’doni, keni frike mos ju shajne.
Te mbeti kjo kenge, strofe e paperfunduar,
as rima dhe as ritmi, s’kane per te t’shpetuar.
Tani hiqma kuroren, ti dot s’me kurorezon
kurora mbi maske, njeriut nuk i shkon.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar