Skënderbeu sipas analeve turke

0
591

Nga Gjon KEKA

Jemi në një kohë sidomos tek populli ynë kur shohim që kanë dalë mendime, opinione, iluzione shtrembërime të ndryshme duke tentuar që të prekin historinë e popullit shqiptar në damarët e saj, por që në fakt ata prekin vetëm vijat e saj të caktuara me kohë sipas fakteve dhe dokumenteve historike, por që nuk mund t’ia heqin damarët nga historia e gjallë e kombit tonë arbnor europian.

Ndërsa, kur jemi tek periudha e Pushtimit barbar turk, ka patur tendenca të ndryshmit të kësaj periudhe, duke u munduar që të hiqen gjurmët e gjakut të pafajshëm arbnor që la shpata e sulltanëve, duke tentuar shlyerjen e së kaluarës së popullit tonë, por që në fakt ata donin shlyerjen e kombit tonë nga harat e saj e të vërtetës. Ja nuk u arritë dhe nuk do të arrihet asnjëherë një synimi i errët i qarqeve që duan ose janë vëllezëruar me turq ta shtrembërojn apo të realizojn qëllimin e tyre demoniak.

Përshkrimi i Krujës sipas analeve turke

Në këto anale turke – musulmane të mbledhura e shkruar nga G.B. Rampoldi dhe botuar në vitin 1825*rastësisht duke lexuar e pashë se është shkruar edhe për periudhën e lavdishme të Gjergj Kastriotit dhe luftës kundër pushtuesit turk në këto anale historike, ku nënvizohet tepër qartë se cilat ishin synimet e perandorisë turke dhe sulltanëve ndaj trojeve arbnorëe dhe vetë arbnorëve.

Në faqet në vijim aty flitet për Krujën si kështjellë e fuqishme, duke përshkruar atë dhe malet e larta të saj përrethë gjirit të Drinit ndërmjet Durrësit dhe Lezhës si male të paarritshme, ku Gjergj Kastrioti zhvilloi për 24 vjetë luftën kundër pushtuesit turk dhe triumfoj vazhdimisht në të gjitha betejat e tij.

Emri Arnaut sipas analeve turke si emër tallës

Poashtu në faqet tjera shkruan se çfarë do të thotë emri Arnauth dhe cili është kuptimi i vërtetë i saj. Aty nënvizohet qartë se Arnauth i cilësonin gratë dhe burrat shqiptar të paarsimuar dhe ky emër merret si tallje ndaj tyre.

Ndërkaq përmendet poashtu se ekzistonte një „Arnauth Defteri“ sipas një copë druri (shtypje e asaj kohe-ilustrim, shkrimi tipografik), që ata e mbanin si kujtim.

Ndërsa edhe analet e tilla turke nuk mund të mos i ikin të vërtetës se shqiptarët ishin trima dhe jo rastësisht potenconin edhe ata këtu se, “ata janë të gjithë krenarë, të guximshëm dhe trima…

Po ashtu në faqet në vijim shohim një përshkrim njësoj ashtu sikur e përshkruajn edhe autorët europian planin e Gjergj Kastriotit për rimarrjen e selisë së tij të Krujës dhe çlirimit të atdheut të tij nga zingjirët e pushtuesit turk. Aty përveç kësaj nënvizohet edhe një fakt interesant se Sulltan Murati qysh nga viti 1439 kishte filluar të dyshonte në Gjergj Kaastriotin, dhe përshkruhet kështu. “Sjellja e tij konfirmoi dyshimet që kishin qenë mbi të për katër vjet.”

Edhe analet turke dëshmojnë për masakrat ndaj shqiptarëve

Pjesa tjetër që është për t’u theksuar fuqishëm këtu është se aty dokumentohet qartë se pas vdekjes së Gjergj Kastriotit sulltani shfryu tërë urrejtjen e tij ndaj popullit arbnor, asgjësuan çdo gjë që i dilte para, morrën kështjellat, dogjën Kishat, vendi u mbulua me kufoma, të vegjëlit u rrethprenë dhe u morën pengje në oborrin e sulltanit, pastaj para se të largohej sulltani nga Shqipëria mori edhe Shkodrën dhe kështu e shfryu gjithë atë urrejtje që mbante në gjoksin e tij, ndërsa më pas vendi u shkretua i tëri. Edhe pse në luftimet e shpeshta këta pushtues barbar, kishin humbur katër herë më shumë njerëz sesa shqiptarët e Kastriotit.

*(Annali Musulmani, G.B. Rampoldi, F. Rusconi, 1825)