Skena nga burgu ‘99

0
1004

Ismet Tahiraj

ORË PRERËT FATAL

(për dhunimet e vitit 1999)

AKTI I PARË

Ti kurr s’do te më palosh
O kacabu i tredhur
S’ më ndjell epsh fare
Ti sarhoshë i baltosur.
Kotë sytë te xixëllinjë
Far’ e fëlliqur qe ndyrë hapsirë,
Vampir i capëlyer
Më mirë vraje veten
Dhe atje ku kutërboje Zetën

S’do lindi Kurrë me ty
Terr me bie ne sy.

AKTI DYTË

Jashta grilave
Ju kundron hija ime,
Te bëmat tuaja
Kotë me puthni ne faqe
Hiç mos me kafshoni gjirin
Krimb lafshlëshuar.

Këtej ne pranga
Dy veta me mbani,
Krimb i harbuar
Po me vijnë te vjellat
Jashta kam hijen time
Këtu. e vëtmuar.

Nginju epsh
Farë e shuar.

AKTI TRE

Një togut
Ua arrnova pantolfat
Dhe qizmet ua lustrova
Kur m’i ndrydhnin kofshet
E mi këpuntin pullat
Se gajasuri.
Gjelat qafë rrjepur me zhugë

Dhe floket mi dredhnin
Me tytën e nxehtë te pushkès
Te murrmët coftina, n’lojë.
Kur kërcitke pushka e popullit
I pëshurrshin pantolfat
S’kishim gjak veç ujë.

Ne tabet e tyre
Erë rakije
Si muti te thana
Shprica te grumbulluar.
Kotë e thithëshin marihuanen.

AKTI I KATËR

Çdo mëngjez
I binin penisat e njerëve tanë,
Qe ishin te vrar’
Na thonin cili është me I madh
Ngjallnin turp e neveri
Histerike ishte qeshja e tyre

Bari derrash
Erën e mbanin.

Ikin me sy hajni
Orë prerët fatal…

Bulec 2014