Skandal dhe turp për Komitetin Nobel, që vendosi të shpërblejë Peter Handken me çmimin Nobel për letërsi

0
514
Peter Handke - Millosheviqi

Zymer Mehani

(Reagim)

Shkrimtari austriak Peter Handke (1942), fitues i çmimit Nobel në letërsi (2019), është proserb dhe një kundërshtar i ashpër i bombardimeve të NATO-s (1999), si dhe një mbështetës i ish-kriminelit Slobodan Millosheviq. Ai i mohoi masakrat e serbëve ndaj popullatës civile të shqiptarëve të Kosovës.

Peter Handke, më 2015 mori edhe një çmim nderi nga Serbia, ngase ai e kundërshtoi botën perëndimore në vitet ‘90 kur e shkruajti esenë “Drejtësi për Serbinë”.

Ashtu si ishte i tronditur publiku i huaj dhe vendës nga mendimi i tij për Millosheviçin, i cili sipas tij nuk ishte aspak nacionalist dhe se dëshiroi të ruante Jugosllavinë, po ashtu është tronditur edhe sot, kur u bë nobelist për letërsi. Është krejtësisht skandaloze vendimi për ndarjen e çmimit NOBEL një figure të tillë, kur fare mirë dihet se ai këmbëlnguli se Millosheviqi nuk ishte diktator apo një kasap i Ballkanit.

Miqësia me Millosheviqin duket se është forcuar me kohën kur shkoi në Hagë dhe Handke shkoi ta vizitojë. Ai edhe në varrim të Millosheviqit shkoi, duke deklaruar se prania e tij në varrim ishte një çështje tërësisht private.

Ky është skandal dhe turp për Komitetin Nobel, që vendosi të shpërblejë Peter Handken me çmimin Nobel për letërsi…