Nga Skënder MULLIQI
Koha e verës dhe e pushimeve po kalon ngadalë, por jo edhe vapa afrikane e muajit gusht. Mergimtarët tanë pasi që kishin vizituar vendlindjet e tyre gjithashtu po kthehen aty ku punojnë dhe veprojne. Ardhja e tyre në Kosovë i ka gëzuar shumë kënd, së ata gjithmonë e zgjatën dorën për familjët e tyre në Kosovë, sikurse e zgjatën dorën karshi Atdheut për ta ndihmuar atë, në kohët më të vështira. Sigurisht ata nuk janë të kënaqur më të arriturat e shtetit më të ri në Evropë, si nuk janë të kënaqur shumica e popullatës, të cilët e kan paramenduar një Kosovë shumë më ndryshe.
Në rreshtat e radhës do të përëqendrohem pak në temën e largimit të të rinjeve tanë gjithashtu në botën Perëndimore. Largimi masovik nga Kosova, po ngjanë bukur shumë nese jo nga lufta, si largimet masovike që po ndodhin nga Siria, Afganistani e vendet e tjera të Afrikës. Ky largim po bëhët së ka humbur shumë besimi në këta njerëz të politikës. Ata të cilët po largohen sigurisht së janë hidhëruar në vete së këtë punë, nuk e kanë bërë shumë më herët. Secila ditë, secili muaj, dhe secili vit, ka qenë humbje kohe.
Nese dikush në vitin 2000 ka qenë 20 vjeç, tash i ka 40 vjeç dhe ku është perspektiva?! Hiç kurrfare. Mu për ate edhe njerëzit po largohen, nuk po presin më. Nuk presin, së kjo pritje po ngjan shumë në thënjën popullore ”Prit magar deri sa të delë bar”. Dhe, ky largim tash po e ka një domëthenie pak më ndryshe. Po largohet rinia për t’u mos u kthyer kurrë?! Shumë familjarë, janë të brengosur, dhe nuk po dëshirojnë që fëmijët e tyre të rriten në një mes shoqëror, pa një të ardhme të ndritur. Nuk po dëshirojnë që edhe kjo gjeneratë të përjetojnë fatin e shumë gjeneratave, të cilëve i është mbyllur përspektiva jetësore. Sot, largimet po dallojnë nga e kaluara kur dikush ka mbetur në shtëpi në Kosovë. Po largohen më familje më qëllim të mos kthimit. Sistemi kapitalisit në Kosovë, shumë po ngjan me sistemin skallavopronarë eksploatues.
Njerëzit janë bërë argatë i dreqit e të birit. Po largohën masovikisht nga shkaqet ekonomike, por më shumë mendoj unë nga politikat katastrofale të udhëhequra gjatë këtyre vitëve. Dallimet shoqërore janë bër të mëdha. Njerëzit e politikës pa asnjë mund, janë pasuruar në pafundësi, në krahasim më shumicën, e cila po e ka vështirë t’i lidhë dy skajet e një muaji! Po i zgjedhin vendet ku pjesën e mbetuar të jetës, ta kalojnë si “njerëz”, se mjaft kanë jetuar në sitilin e “shtazëve”.
Po zgjedhin të jetojnë në shtetet e zhvilluara, kur vërtetë sundon rendi dhe ligji. Çfarë është kjo shoqëri, që kohezioni i saj nuk mbështetet në drejtësi e në moral? Pozicioni i klasës politike karshi kësaj dukurie është kurrfare ose barazi më zero. Duket së këta udhëheqës të pasluftës, fshehurazi ose edhe haptasi po i gëzohen largimeve masovike nga vendi. Kosova po zbrazët duke mbetur në pleqë dhe plaka. Politikanët e Kosovës në vend që të ofrojnë zgjidhje, po zbrazin akuza karshi atyre, që po largohen me etiketime të rënda? Ose kjo gjë mund të jetë një “shegarje“ tjetër e tyre e madhe. Se moti këta janë përshendetur nga përgjegjësia dhe morali. Largimet e tilla do të na kushtojnë si shtete dhe si komb.
Dyndjet e tilla demografike shumë vështirë së do të ballansohen më. Vështirë të larguarit të kthehën? E vërteta e largimeve nga Kosova, nuk fshihet me heshtje, as nuk fshihet më propagandime false. Me politikat dhe më politikanet çfarë aktualisht i kemi nuk ekziston shpresa që largimet nga Kosova do të ndalen… Nevojitet qasje shumë pozitive karshi të te gjitha problemeve, dhe karshi zhvillimit të ekonomisë së tregut, që do të hapte shtigje të reja, kështu edhe të mos largimit të rinisë dhe familjeve nga vendi…