Kjo vajza këtu – Candace Owens – është një vajzë me ngjyrë, por e fortë dhe e zgjuar…
Arben Çokaj
Candace Owens ka disa kohë që punon për TurningPoint USA, një organizatë me aktivitet miliona dollarë në vit, konservore, e themeluar nga Charlie Kirk, që merret me diskutime publike në lidhje me gjërat që e shqetësojnë SHBA-në, në universitete e më gjerë. Ndër ta edhe me këto konfliktet raciale ose mosmarrëveshjet mes tyre.
Përpjekjet e Owens janë në drejtim të kuptimit të rolit të zezakëve në SHBA, të cilët ndihen të diskriminuar dhe kjo flet për atë, që mund të konsiderohet edhe si sindroma e viktimizimit. Dhe përpiqet t’u thotë zezakëve amerikanë, që të dalin nga kjo sindromë, pasi po dëmtojnë veten.
PO ME KATOLIKËT SHQIPTARË, KU QËNDRON PROBLEMI?
Në këtë kontekst, e kam vërejtur se një sindromë të ngjashme kanë edhe katolikët shqiptarë. Duke qenë një komunitet pakicë në shoqërinë shqiptare, sindroma e viktimizimit i dëmton katolikët dhe i bën që të mos i shohin shqiptarët e tjerë si shqiptarë, por si katolikë ose si muslimanë etj. Pra, t’i shohin si armiq, nëse nuk janë katolikë.
Nëse e keni vënë re, katolikët ankohen gjithmonë, na persekutoi turku… Po turku persekutoi popullin shqiptar, jo vetëm katolikët. Shqiptarët ndodhën të ishin katolikë dhe pushtuesi osman, duke mohuar gjuhën dhe etninë e shqiptarëve, e persekutoi popullin shqiptar, që ishte edhe katolik.
Pastaj vijmë te regjimi komunist, ai i persekutoi të gjithë shqiptarët, por piskama më e madhe u ndie nga katolikët… Kaq priftërinj martirë u vranë… Po, e vërtetë fatkeqësisht, regjimi komunist ishte i tillë, sadist e gjakatar. E kundërshtoje ose nuk silleshe sipas ligjeve të tij, e ai të persekutonte, deri edhe me vdekje. Priftërinjtë katolikë donin grigjën e vet, dhe nuk e pranuan komunizmin, e kështu ndodhi edhe persekutimi i tyre… Komunizmi e ndaloi fenë për 23 vjet, jo vetëm katolicizmin.. apo jo? Ndërsa persekutimet e tjera për katolikët erdhën si rrjedhojë e këtyre të parëve, ata nuk iu bindën regjimit dhe kush nuk iu bind regjimit, mundet se edhe e pësoi… Pra, kemi fenomenin ‘shkak-pasojë’.
Tani a ka patur komunizmi tek ne ndikim islamik? Padyshim. Popullsia jonë shqiptare ka ndikim turqeliko-islamik, prandaj edhe nuk po ecim si duhet, korruptohemi si shoqëri, jemi hajna e braca, dhe fatkeqësisht njerëz të liq, e jo edhe aq të zgjuar. E të tillë i kemi edhe drejtuesit politikë, të cilët hyjnë për me vjedhë aty, e jo për të bërë shtet.
Ky mentalitet mundet se në disa raste e ka goditur më rëndë qoftë komunitetin katolik, qoftë klerin katolik. Se shumica e popullsisë muslimane. Por kjo nuk duhet t’i bëjë katolikët shqiptarë të ndihen të diskriminuar, ose të viktimizuar. Si katolikët, si femrat shqiptare nuk duhet të luajnë rolin e viktimës, se nuk i ndihmon as ata, e as ne si shqoqëri. Por duket se kjo gjë, ka kaluar në ndjenjë, sikur katolikët ankohen, për të përfituar. Bëjnë sikur vetëm ata kanë bërë për këtë vend, e po bëjnë përsëri, e të tjerët jo. Ky nuk është një trend psikik i dobishëm. Katolikët shqiptarë duhet të kuptojnë realitetin objektiv. Diskriminimi për shkak të fesë nuk është fort i madh në shoqërinë shqiptare, e kjo si duket vjen nga fakti se muslimanët shqiptarë e dinë, se para 5-6 brezave ishin katolikë.
Diskursi fetar që po ushtrohet sot si metodologji në shoqërinë shqiptare, të çon pavetëdijshëm drejt një ndarjeje mes komuniteteve. Shumë njerëz po e vënë re këtë. Prandaj duhet – edhe pse nuk është e lehtë kjo – që të ulim rolin e feve në shoqërinë tonë. Por ngaqë komunizmi e ndali fenë për 23 vjet, besimtarët janë të ndjeshëm në këtë pikë, dhe po shktretojnë në fe, për të ‘kompensuar’ vitet e e humbura… Prandaj e kanë lëshuar disi pa duar, në krahasim psh. me ushtrimin e fesë në Evropë…
Në lidhje me katolikët e rolin e tyre të viktimës, mund të thuhet se ata nuk janë si zezakët e Amerikës, një racë e veçantë, që pretendon se vazhdon të diskriminohet nga të bardhët. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për femrat në shoqërinë shqiptare. Edhe ato kanë të drejtë si gjithkund, të kërkojnë të drejtat e tyre. Por nuk duhet të ndihen të diskriminuara.
Katolikët janë shqiptarë dhe duhet të mirëpritet çdo kontribut i tyre, por edhe i të tjerëve për zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Katolikët duhet të ndihen krenarë, e jo viktima, pikërisht për qëndresën që kanë bërë në histori kundër pushtuesit turk, në kohën kur shumica e shqiptarëve të tjerë katolikë, u thyen nga pushtuesi turk dhe u detyruan ose me dhunë, ose me privilegje të ndërronin fe. Pra, raca shqiptare por edhe gjuha, është ruajtur më mirë nga katolikët shqiptarë. E kjo duhet pranuar.
Edhe sot, katolikët shqiptarë si komunitet janë më mendjehapur se tjerët, dhe kontributi i tyre vazhdon të jetë në disa plane më i avancuar se i komuniteteve të tjera. Vërehet një aktivitet brenda e jashtë Shqipërisë më atdhetar nga ata, se nga pjesa tjetër. Por duke qenë të tillë, katolikët si duket presin edhe mirënjohje për këtë. E këtu çalon problemi. Mos prisni dekorata. Shoqëria jonë sot nuk e vlerëson si duhet kontributin që bën për të, edhe jetën po e dhé në shërbim të tyre, mundet që shumica prapë nuk tregojnë interes, ose të marrin për budallë. Por prapë, mos e bëni as rolin e viktimës. Kjo gjendje duhet ndryshuar. Përpiquni të jepni kontributin tuaj për të mirën e kombit, nën moton “për atdhe e për fe”, siç është shkruar në kullën e kishës në Llapushnik të Kosovës! Por mos prisni shumë in return.
Nue Oroshi në një shkrim për Akademik Mark Krasniqin tregon një detaj, nga një takim i tij në Berlin. Akademiku i ndjerë duke menduar se gjermanëve fort po u han palla për fe, thotë gjatë takimit: “Në Rugovë ku ka 13 fshatra me popullsi muslimane shqiptare, por kanë ndërtuar edhe një kishë katolike…” Pra, edhe akademiku si Giorgo i Vjenës flet për fenë, se kujton se të tjerëve u ha palla fort për të. Dhe një përfaqësues i lartë i CDU-së, i cili ishte ftuar në takim, e pyet akademikun tonë të nderuar, “po kush more do të lutet në atë kishë, kur nuk ka besimtarë?” E akademiku në fjalë ia kthen aty për aty: “Harushat e bardha të malit, do të luten…” :p Pra, një gabim prej akademiku, që merret me fe e që nuk iu përkthye nga përkthyesi, për të mos e bërë qesharak…
Ekziston narrativa se duke qenë ne shqiptarët sot një popullsi me shumicë muslimane – kjo na pengon për integrimin evropian, na nxjerrë edhe në konflikt me fqinjët. S’ka dyshim, se kjo e ka të vërtetën brenda. Por nëse ne do të punonim si duhet dhe do të jemi të suksesshëm, edhe evropianët e më gjerë do të na respektojnë më shumë, pavarësisht besimit… Pra, nëse ne na pengon islami e mentaliteti turqeliko-islamik, kjo pengesë është kryesisht e brendëshme, dhe më pak e jashtme, që mund të lidhet pastaj me paragjykimin.
Ekziston edhe narrativa tjetër se vendet e krishtera janë më të zhvilluara se ato muslimane… Edhe kjo ka të vërtetën brenda, por nuk lidhet direkt me fenë. Është pikërisht largimi i fesë nga shteti e pushteti në Evropë pas Revolucionit Francez, që i dha hov zhvillimit në Perëndim… Pra, marrja me fe, nuk është se na ndihmon edhe aq si shoqëri, ajo që na ndihmon më shumë është orientimi racional drejt shkollimit e dijes, punës e zhvillimit!