Akuzat të shpikura ndaj SHISH në çështjen e “Toyota Yaris” kanë qëllimin e induktimit të injorancës dhe urrejtjes për popullin se SHISH është gjoja një Institucion që anon politikisht ndaj një partie të caktuar, duke krijuar kështu një gjueti shtrigash përmes klithmave si “nevoja për reformë”.
Luan Hamiti
Agnatologjia është studimi i injoracës së induktuar përmes publikimit të të dhënave të trilluara ose të pasakta. Në vitin 1995, Robert N. Proctor, një profesor i specializuar në historinë e shkencës dhe teknologjisë dhe gjuhëtari Iain Boal kanë shpikur neologjizmin në bazën e fjakëve greke agnōsis “të paditur” dhe logos “shkencë”. Është fjala për injorancën e shpërndarë qëllimisht në mediume si Interneti apo shtypi.
Kështu, duke analizuar shtypin në trevat e Shqipërisë, na del se në subjekte të caktuara si siguria kombëtare, shpërndarja e fake news favorizon përhapjen e injorancës.
Shembulli më i qartë është “skandali”i fundit i kapjes së një automjeti Toyota Yaris me 3,5 milionë euro në të.
Mass mediat, përmes gazetarucëve si Mero (N) Baze e Bedri (P) Islami dhe disa deputetë si Taulant Balla, vrapuan me dendësi të akuzojnë Shërbimin Informativ i Shtetit (SHISH) se ka dekonspiruar informacione një politikani të caktuar, në bazë të gabimeve logjike të trasha. Mero (N) Baze shkoi aq larg sa që kërkoi shkarkimi i ndonjë departamenti të tërë të SHISH, për shkak të gjoja “dekonspirimit” para politikanit në fjalë !?!
Por, dëshmia më e mirë se gjithë hovi i “Muçave” për të akuzuar SHISH se ka bërë dekonspirime është një mashtrim, qëndron në deklaratën e Ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj. Ai e ka demantuar deklaratat e shtypit të bulevardit dhe të deputetëve injorantë, se janë rrjedhur informacione nga SHISH në drejtim të politikanëve të caktuar (!).
Kjo dëshmon se këto akuza (që edhe më parë janë bërë në shtypin bulevardesk) kanë qëllimin e induktimit të injorancës dhe urrejtjes për popullin se SHISH është gjoja një Institucion që anon politikisht ndaj një partie të caktuar, duke krijuar kështu një gjueti shtrigash përmes klithmave si “nevoja për reformë”.
Efekti i këssj fushate mbetet për t’u studiuar shkencërisht në detajë, sepse një popull injorant në temat të sigurisë kombëtare, është edhe një popull shumë i prekshëm para kërcënimeve ndaj kësaj sigurie.
Injoranca lind edhe përbindësha, përmes induktimit të saj krijohen urrejtja, analfabetizmi barbar dhe mund të çojë në tragjedi të dëmshme njerëzore, në humbjen e jetërave të njerëzve në momente jetike për sigurinë kombëtare, siç edhe ka ndodhur në të kaluarën jo shumë të largët edhe në Republikën e Shqipërisë. Si psh. më 1997, kur ranë edhe dy zyrtarë të SHISH Dëshmorë në mbrojtje të Institucioneve në Vlorë, Lekë Qokaj dhe Besnik Hidri, para një turme të egërsuar… (!!).
Tiranë, 29 qershor 2018