Famullia e Doblibarës bashkë me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Gjakovës ju ftojnë të merrni pjesë në simpoziumin mbarëkombëtar me temën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu.”
Simpoziumi do të mbahet më 8 dhjetor 2018 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë dhe fillon në orën 10:00.
Në simpozium marrin pjesë shkencëtarë të shquar nga Kosova, Shqipëria dhe nga arbëreshët e Italisë.
Simpoziumi shkencor do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe televizionin lokal Syri Vizion (Gjakovë).
Ju mirëpresim!
Këshilli Organizativ