SIMBOLIKA E SHKRIMEVE TË THOTIT DHE KRIJIMI I FEVE TË TJERA (VII)

0
935
Varëse qafe e Herkulit - birit të mbretit Hylli

Varëse qafe e Herkulit – birit të mbretit Hylli – e arit-me kalanë ilire-jo greke-para syve…

Brahim Ibish AVDYLI:

Për të përcaktuar më mirë këto çështje, edhe të kufirit natyror, po nisemi së pari prej intervistës së Kujtim Matelit, të botuar në gazetën elektronike e të gazetës në Shqipëri, në “Fjala”[1], të nxjerrur edhe nga ana ime në portalin e FB, pas botimit të librit të tij, “Albanologjia dhe çështja e kufijve historikë”, në Tiranë, me 2019[2], për dy arësye:

  1. për “pellazgët”, që u thotë gabimisht ndonjëherë “etni”, e janë ilirë;
  2. dhe, me të drejtë, për kufirin historik të Epirotëve, pra Çamërisë.

Pellazgët nuk është formë e shprehur për kombin, por për besimin e tyre, dhe për këtë çështje e përfshinë botën e yllorëve, sipas Thot-it. Prandaj, e tërë “Greqia”, në të gjithë territorin e saj, i ka prauar gjërat thelbësore “nga veriu” i këtij vendi, sot gjysma e Epirit Jugor, apo Çamëria.

“Thrako-ilirët, të cilët, me mbërritjen e Helenëve në shekullin e VIII para Krishtit, kanë populluar gjithmonë pjesën më të madhe të Ballkanit (për mua, Gadishullit Illirik!), të Danubit të Mesmë, të Azisë së Vogël (ku ishin qendrat tona, ku Frikët janë populli i parë që shënohet me shprehjen shqip, “bukë”,[3] dhe faraonët e zbuluan se kjo fjalë do të thoshte si gjuha e parë e botës, e të cilën Herodoti e quan “bekos”, në të cilën frigjianët ishin më të lashtë se egjyptianët “Khemi”. Qipripanët e quanin kështu bukën, deri sa ata u mundën prej helenëve. Mbaresa “os” vjen nga greqizimi i fjalëve të shqipes, pra gjuha e ndryshuar e helenëve, ndërsa “bek” i kanë thënë deri vonë gegët, në Shqipëri) e ishujve të Egjeut dhe të Italisë së Jugut. Populli në lidhje me të cilin Herodoti (484-425 para Krishtit) thoshte: populli më shumë në numër që mund të jetë në botë, pos Indianëve (V.3 e tij)”,[4] e janë frigët.


Kopertina e veprës së Kujtim Matelit – Albanologjia dhe çështja e kufijve historikë
– Botimet Turdiu – Tiranë 2019…

Ky popull, i dyti në botë, si komb, përveç se “yllorëve”Thot-it, ishin ilirët, jo pellazgët, të cilët nuk kanë pasur asnjëherë ndonjë arësye për t`i cekur yllorët, ilirët, borealët dhe shqiptarët (që janë krijuar më vonë si të tillë, e nga shikimi del e vërteta e lashtë, se në vitin 1308, në provincën e Beratit, kjo ishte e vetmja rrugë për të mos ua lëshuar trojet tona pushtueve të të gjitha anëve, pas rënies së vitit 1204 të Konstandinopojës,[5] me shumicën ilire), dhe e kanë folur vetëm gjuhën shqipe, pra ishin të gjithë ilirë/yllorë.

Pse ta përmednin popullsia boreale, kur vetë ishin të tillë. Yllorët, kanë qenë sikurse ilirët, pra edhe ata ishin ILIR. Fjala Yllor, do të thotë se kanë ardhur në Tokë prej Yjeve, ndërsa ILIRË, do të thotë se JANË TË LIRË. Ilirishtja është shumë më e vjetër se sa mund të mendohet, e kjo është para 25.000-12.000 viteve p.e.s.,[6] kur shqipja jonë shkruhet.

Danait, i cili thuhet se ishte i Egjyptit, prandaj për këtë çështje e quajnë “Danai Egjyptiani”, po e themi një gjë konkretisht: ai ishte kundër adhurimit e besimit të Dodonës, kundër ideologjisë së Epirit, që vinte “nga Veriu i vendit”, i cili nuk është i njëjtë me besimin e feve, dhe ai po e sillte një fé tjetër, të lindur atje, jo adhurimit e besimit të Thot-it, i cili erdhi me 50 vajzat e tij, sepse nuk kishte trashëgimtar tjetër, krahas 50 djemëve të fenikasve të Kadmit, që ishte paralel me te dhe në të njëjten kohë, por edhe në lidhje familjare (djali i vëllaut!), që të dy të zi, si afrikanët e tjerë.

Maja e Tomorrit dhe Dodona e parë në Tomorr
– jo ajo poshtë e Çamërisë prej Mbretit BURRI…

Po i rrekemi edhe njëherë Dr. Arif Matit, që figurojnë 3 data me Danaos, duke iu referuar datës së Ekzodit të Madh. Te autorët e vjetër logaritet arritja “e të huajve” (pra, e kanë ngjyrën tjetër e më të errët, që janë të edukuar “diku tjetër” dhe nuk i kanë as pikëpamjet e tyre të njëjta me Yllorët e Thotit e të Faraonëve, dhe as me Epirin e epirotët, të cilët i ndihmonin të gjithë, në trekëndëshin e Bermudës, në linjat Dodonë-Mali Ararat dhe Thebë), e që do të quhej gradualisht “Hellada/Greqia e vogël, e cila do të rritej pa të drejtë, deri sa u shpall si shtet (1821-1827). Ajo e mbanë emrin e Donaos-it, që prej vitit 857/831 p.e.s., e cila thuhet në bazë të logaritjeve të ekzodit, të futur në shkencë, më 1250 p.e.s. Herën e parë i ka 857 p.e.s. (1250-393=857).

Nëse e logarisim sikur Dr. Arif Mati, ekzodin e madh, 1200 p.e.s., këto na japin vitin 807 p.e.s. (1200-393=507 p.e.s.) Ndërsa e treta, 1170, i hiqet sikurse në pjesën e parë, 393 vite, dhe na jep 777 vite p.e.s. (1170-393=777 p.e.s.) Kështu është fillimi i shekullit të VIII p.e.s., kur ka ardhur Danai.[7]

Po e logarisim, prej kësaj kohe: viti 807 p.e.s. e deri më 2020 të e.s. janë 2827 vite gënjeshtra “grekë” apo “helade”! Siç na e pohon ne, në Grupin e Fondacionit Albania, zonja Preveza (Kelmendi) Abrashi, me 10 korrik 2010, në Washington, në Shoqërinë “National Geographic” u mbajtë një konferencë nga një grup historianësh, e cila na njoftoi se prej vitit 1971 dhe 1974 është lëshuar një ekip i disa dhjetra të ekspertëve të historianëve, antropologëve e klasicistëve, të cilët e kishin si detyrë të ‘krijonin kulturën “greke”’, në objekte dhe dokumente,[8] dhe këto janë gënjeshtra të mirëfillta!

Fotografi e përpunuar me tokat shqiptare – pa të tjerat – por shihet edhe Çamëria…

Pra nuk del e saktë se ka ekzistuar “Greqia/Helada”, me emra të vjedhur nga Dodona e jonë; dhe nuk është e saktë të quhen fiset epirote të etnisë së hershme, kur pellazgët kanë qenë për adhurimin e besimin epirot.

E para, kur flitet për “pellazgët”, nuk duhet që të misemi nga “etnia”, sepse kështu i gënjejmë gjeneratat pas nesh dhe vetveten, së bashku. Ne, nuk ndalemi të mendojnë se çka është kombi, etnia dhe çka është feja.

Gjuha shqipe ka qenë e para gjuhë e folur dhe më vonë e shkruar, përmes hieroglifeve të Thot-it dhe është kështu e vetmja gjuhë simbolike.

Etnia është vazhdimësi e familjes prej të parit e deri më sot, ku “et” apo “at” është prejardhja prej gjyshërve të një gjaku, e kombi është pak më tepër se sa etnia. Kombi është bashkim i disa apo dhjetra etnive, të cilat e kanë një gjuhë, një gjak (pra ADN-në), një teritor dhe një flamur.

Një nga artifaktet antike, që ëndërroi një kohë të gjatë në një bodrum në Somerville, MA…

Dardha quhet dardhë, sepse krijohet prej drurit të dardhës, e nuk mund të krijohet prej mollës. Studiusit e kësaj çështje duhet t`i dijnë këto dhe të mos i dërgojnë në pikëpyetje edhe të tjerët. Epiri është SHQIPËTAR; fiset që e banojnë ate quhen fise Epirote; Epiri Jugor apo Çamëria është e jona.

Nuk guxojnë të përdorim një konstrukt të tillë në vend të “kombit”, kur dihet shkencërisht se çka është kombi. Dihet se të parët, pos Indianëve, kanë qenë yllorët, ilirët, në botë, dhe luftërat 3820 vite na rrudhën.

Epiri i lashtë dhe i shenjtë ka qenë njëri krah që e ka ruajtur mesin e kombit, në Shqipëri, krahas Dardanëve, më lartë, si dy krihet e shqiponjës, dhe janë fise, të kombit ilir. Ilirët nuk merret nga bijtë e as nga prejardhja, nga gjenealogjitë famijare, të dhëna në mitologji, që janë një çështje tjetër e jo kombi. Fiset epirote kanë përdorur “pellazët” nga historitë e kësaj krahine dhe shteti, si një argument logjik i identifikimit me etninë e tyre, për të qenë të veçuar nga të tjerët, apo të ardhurit “e huaj”.

Po edhe “të huajtë” janë njerëz të kësaj toke, por për tu dalluar prej tyre është më se logjike që ilirët e kanë përdorur konstruktin “pellazgë”. Më së pari janë distancuar me besim dhe e kanë ruajtur të vehten. Janë me qindra shqiptarë të cilët e përdorin këtë konstrukt, por nuk mendohen më thellë.

Të gjithë e kanë këtë vërejtje shoqërore! Por, po e marrim një shkencëtare shqiptare, e cila e ka shkruar një libër të veçantë dhe të cilën e kemi këtu, e ajo është Fatbardha Demi,[9] krahas Aristidh Kolës, që do ta përdorim sa i përket pikës së parë (a). Në pikën e dytë (b), autori ka të drejtë!

Trekëndëshi i studiuar nga BERMUDA, për udhëtimin e Nuhiut nga Dodona në Malin Ararat, në Tebë dhe anasjelltas…

Dodonën, qendra e botërore e sellenizmit, prej sellëve, fis ilir, është qendër botërore e besimit, e adhurimit, jo të fesë së ngushtë, sikurse fetë pas saj, të cilat drejtohen nga veçantia dhe njëanshmëria e besimit të tyre.

Sipas një informate të shkurtë, të dërguar në adresën time nga Sevdije Sadiku, Vushtri/Kosovë, nga një matje e ADN-sit, të cilën e ka bërë vetë Konfederata Zvicrane (dhe këtë na e zë në gojë një shkencëtar, Prof. H. B., që është Akad. Prof. Dr. Hakif Bajrami, të cilin e kam poashtu mik), te këto popullata në rajonin e gjërë të shteteve të Gadishullit Illirik, më së pakut i ka Serbia, 28 % ilirë; ndërsa Greqia e sotme ka më të gjërin, me 73%, ilirë; e në mesin e tyre qëndrojnë edhe sot Mali i Zi, me 71 % ilirë; Bosna dhe Herzegovina, me 62 % ilirë; e Kroacia, me 43 % të genit ilir.

Po e marrim se kështu është. Dihet se pjesa më e madhe është Greqia me ilirë, dhe arvanitasit janë pjesa themelore e tyre, por me gjuhë e gjatë luftës na kanë tradhëtuar, e gjithmonë e kanë bërë ate që e kanë dashur të huajt!

Kombi nuk është pellazg, e besimi pellazgjik e bënë të veten. Kur e kam përdorur këtë konstrukt, nuk e kam menduar etninë për kombin, por për të thënë historikisht këtë konstrukt, qoftë edhe për “pellagoninë”, si një shtet të menduar për shtetet e Euro-Azisë, në një periudhë të caktuar. E kam tipizuar “pellazgët hyjnorë”, sepse të këtillë e kanë quajtur edhe rilindasit.[10]

Një pjesë e reliefit nga Mbretëria e Vjetër në Egjypt, Dinastia e 6, e datës 2323-2150 p.e.s., 150 vite më së paku para shkuarjes së arianëve në Indi

Ajo është e korigjuar në dorëshkrimin tim dhe jo në faqen time, kur kam shkruar për “iliro-pellazgët”. Gjuha e “pellazgëve”, ka qenë gjuha shqipe, jo kombi. Ata kanë qenë yllor, ilirë, arbër, prej arb-alb, pra albanë.[11]

Nga gjiri i kombit iliro-pellazg (e tani më shumë e them kësisojit, ndërsa më pak “pellazgo-ilirë”, “pellazgët” e “gjuha pellazge”), ku ilirët janë shenjat e kombit dhe të paraqitjes së vërtetë të tyre, konstukti “pellazg” është i kombit ilir dhe ata janë pjesë e denjë e këtij kombi; raca më e madhe njerëzore, e cila identifikohet me “arianët”, si racë, ngjyra e Evropës, duke qenë edhe një fis i ilirëve, i cili e ka ruajtur këtë racë më tepër se sa të tjerët.

Kujtim Mateli nuk di mirë të ndajë fiset e një kombi nga fetë, të cilat janë besime. Nga autorët shkencoro-publicistikë, nga autorët më të njohur të shkencave botërore, e nga pak nga punimet e mia, këto gjëra shpesh herë na ngatërrohen. Në këtë rast, po e marrin intervistën dhe librin “Albanologjia dhe çështja e kufinjve historik”, të cilin e kam lexuar në pjesët që më duhen, dhe na ipet një arësye më tepër për mendimet e mia. Më vie shumë keq që e vë në spikamë Kujtim Matelin, për të mos i marrur të tjerët, sepse të gjithë i nderoj, e këtë burrë të zgjedhur e kam mik.

E thotë në fillim të intervistës së tij, se pjesa e parë e librit ka të bëjë me përcaktimin e kufijve historikë të trojeve shqiptare. Në këtë pikë, Kujtim Mateli bënë shumë mirë. Në radhë të parë, dihet se kur u caktuan kufijtë e shteteve dhe u krijuan shtetet e pavarura, i sakatuan trojet tona dhe pjesën dërmuese të tyre i lanë jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.

Epiri Jugor, gjysma e Epirit, edhe pse ishte ilir dhe quhej iliri, si pjesë e veçantë e tij, si pjesa më e respektuar të të gjitha trojeve tona, mbeti nën helenizimin e egër e shovinist deri në ditët tona, duke u bërë pré e gjenocidit të shtuquajturit “grek”, sepse jo vetëm fliste shqip, por quhej ÇAMËRIA.

Në qoftë se e shohim veprën e Kujtim Matelit, vihet re domosdoshmëria e përcaktimit të kufivje historikë shqiptarë, në bazë të anës së antikitetit dhe të kohës sonë, që kjo tokë, Çamëria, apo Epiri Jugor, duhet të na lirohet nga kthetrat e zhdukjes së tyre nga ana e grekërve. Tjetërsimin tonë të mëtutjeshën na e bëjnë fqinjët tonë, siç janë serbët, në veri dhe grekët, në jug,[12] por edhe italianët, përtej detit, të cilët vazhdojnë të gënjejnë sikur dy të parët, dhe nuk janë pranë tokave tona, e serbo-grekët nuk pushojnë duke i gënjyer lakejtë brenda kombit shqiptar; të serbizojnë Shqipërinë Veri-Lindore e greqizojnë Shqipërinë Jugore nga ana e grekëve, ndërsa sllavo-bullgarët na e bullgarizojnë Shqipërinë Lindore. Këto territore na mbulohen me gjuhët sllavo-serbo-greke, e shqiptaret flejnë në gjumë, derisa t`i mblulojnë edhe ata shpopullimi. Kujtim Mateli na e përmend Strabonin, i cili i ndanë fiset epirote nga ato helene, ku Akanania i përket Hellades e fiset epirote nuk i përkasin trojeve hellene. Kujtim Mateli thotë se “epirotasit janë pellazgë”.[13]

Për medimin tim, nuk guxon që të ndahet çështja e jonë nga një konstrukt i tillë, sepse ilirët/yllorët e Thot-it kanë qenë të parët “pjellë-bardhë” e të ardhur “prej larg”, prej Atlantës, e në Atlantë prej Yjeve, 40.000 vjet p.e.s. Xhuzepe Katapano e thotë më së pari për ilirët e Thot-it, me ngjyrë të bardhë, borealë, prej majave të maleve të larta, me dëborë, si Tomorri.

“Pellazgjia” është konstrukt ilir, e përdorur në trojet autoktone shqiptare të fiseve të Epirit, për ta ndarë prej të huajve, ku na përfshinë sot dinakëria e grekëve, sikurse te yllorët e Thot-it prej popullsive të tjera, të mos e dallojmë se jeni ilirë, yllorë, prej parahistorisë dhe nuk e kemi mësuar gjuhën “greke”.

Këto i kam paraqitur edhe nëpër shkrimet e mia. Shikoni po deshët, vetëm mos harroni se në dorëshkrim janë korrigjuar nga pak. [14]

Kujtim Mateli e merr Strabonin, i cili thotë:

“Në jug të Danubit janë vendosur Ilirët dhe Thrakët dhe të përzier me ta janë dhe disa fise kelte, deri në kufijtë Greqisë…”.[15]

Fiset kelte, thrake, etj. kanë qenë të njëtit komb. Ato kanë shkuar deri në kufijtë e “Greqisë”. Pjesa e dytë, e cila lidhet me të parën, thotë:

“…fillimi i Helladës është Akarnania nga ana e perëndimit, sepse kjo takon e para fiset epirote”,[16] pra fiset ilire epirote, jo pellazge.

Kështu thuhet e vërteta. Këto janë fise, e nuk janë kombe. Ato janë pjesë e kombit ilir, që e flasin të njëjtën gjuhë si ne dhe nuk bëjnë pjesë në Greqi. Dhe këto fise epirote nuk janë të kombit “pellazg”, edhe pse e përdorin këtë konstrukt gojor apo shkrimor në Epiot dhe nëpër Greqi, para se të bëhet e të thiret “Hellada/Greqia”, e nuk e kanë prejardhjen prej “pellazgëve”, por prej ILIRËVE, prandaj nuk e kanë mësuar as gjuhën e konvertuar përmes shkrimit fenikas[17], apo “gjuhën teknike greke”. Për këtë shkak, ata të cilët e kanë tradhëtuar gjuhën e tyre të prejardhjes me këtë gjuhë, pra akejt dhe të konvertuarit arvanitas, i kanë quajtur prej superstrukturës “barbarë” në të kaluarën, deri më tani, duke i luftuar, edhe nëpër gjenocide të hapura, sipas hellenizmit shovinist. E paepur qëndroi Çamëria, nëpër mileniume!

“Në të  gjitha qytetet e Epirit dhe të Ilirisë nderohej kryeperëndia DI (nga perëndia Thot-i, për DIJE, DIELLI dhe DRITA në këtë botë!), trajta e shquar Dia. Edhe sot e kësaj dite fjala perëndi-perëndia e ruan emrin e kryeperëndisë sonë të vjetër, për të mos përmendur faktin që emri i perëndisë Di ka dalë nga fjala e përgjithshme e gjuhës shqipe: di. Në Epir dhe Iliri nderohej Dia dhe Diona. Në Greqi nderohej Zeusi dhe Hera. Tek romakët Jupiteri dhe Junona. Tre popuj të ndryshëm që nderonin tre kryeperëndi të ndryshme. Nuk ka provë më të sigurt se Epiri dhe Iliria i përkasin së njëjtës etnie që është e ndryshme nga ajo helene.”[18]

Edhe ZE+U-si, Hera, Dhemetra, e perënditë e tjera, që sot janë futur me dhunë edhe në “shkencë”, me “PANTHEONIN GREK”, e nuk janë aspak “greke”; na shpjegohen prej shqipes, (për këta emra, sikurse për Dodonën, veprat e Kujtim Matelit e zënë vendin e parë, e do t`i nxjerri edhe ato!); nuk ua lëshojmë këtë mundësi të thirret e të luajë “greku” si të dojë në këta emra të perëndive, të vjedhur e të grabitur prej nesh.

Po pysim: a guxojnë të vjedhin, të grabitin, edhe emrat e Zotrave? Ju i shikoni edhe njëherë pllakatat e zmeraldit të Thot-it!

Në vijim, i keni pjesët e tjera…

R E F E R E N C A:

[1] Shikoni intervistën e dhënë në shypin tonë, te “Fjala”, në http://fjala.al/2020/06/25/kujtim-mateli-lashtesia-ku-ndaheshin-kufijte-mes-shqiptareve-dhe-grekeve/.
[2] Shikoni përmbledhjen e studimeve, esevë dhe artikujve të tjerë, me titullin e përbashkët, Kujtim Mateli, “Albanologjia dhe çështja e kufijve historik”, Botimet Turdiu, Tiranë 2019.
[3] Shikoni po deshët te Arif Mati, në veprën e tij, ““Mikenët-Pellazgët, grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 475, poshtë faqes së caktuar, apo te Aristidh Kola, „Gjuha e perëndive“, Plejad, Tiranë 2003, faqe 220, në fusnotë.
[4] Po aty, Arif Mati, vepra e cituar, faqe 406.
[5] Shikoni po deshët veprën e Muharrem Abazajt, „Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013, faqet 358-359, apo artikujt e mi, në faqen time provizore, apo të simolikës e të gjuhës së Thot-it.
[6] Shikoni veprën e Xhuzepe Katapanos, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 40.
[7] Shiko Dr. Arif Mati, libri i cekur, faqe 416.
[8] Shikoni në http://www.theonion.com/historians-admit-to-inventing-ancient-greeks-1819571808 në gjuhën angleze, por për të pasur njëfarë njoftimi, shikoni edhe te Grupi i Fondaconit Albania, nga Preveza Abrashi, e datës 28.06.2020.
[9] Shikoni veprën e Fatbardha N. Demit, „Sellenizmi- besimi që sundon Botën”, Botimet DUDAJ, Tiranë 2016.
[10] Ju mund të shikoni faqen provizore dhe shkrimet e vendosura njëherë aty, e ndonjëra është korigjuar në letër, por jo e redaktuar në faqen time, dhe shikoni të gjitha artikujt e provës studimore http://www.brahimavdyli.ch.
[11] Vetën për të marrë një shembull, shumë të mirë dhe për “të huajt”, po ua risjelli faqen e gazetes elektronike, Ikvi.at, në http://www.ikvi.at/?p=17567 . Shfletone dhe mund të gjëni diçka…
[12] Kujtim Mateli, “Albanologjia dhe çështja e kufijve historik”, Botimet Turdiu, Tiranë 2019, faqe 17.
[13] Shikoni ne vazhdim te pyetja e tretë, intervistën e dhënë nën fusnotën e parë, te gazeta “Fjala”.
[14] Dy po ua jap në dispozicion: http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-3/, dhe http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-2/ , edhe këto pak të korigjuara në dorëshkrim.
[15] Shikone veprën e përmendur më lartë, e njëjta faqe, dhe Straboni, “The geografia”, Book VII, 1.1.
[16] E njëjata veprër e përmendur nga ana e jonë, faqe 20, apo Straboni, e njëta vepër, Libri (Book) VIII, 1 (1,3).
[17] Shikone skicën për gjuhët në krahasim, në pjesën paraprake, dhe e fundit është “gjuha fenikase”.
[18] Shikoni veprën Kujtim Matelit, në krye të faqes 21.