Autori arbër në Greqi, Aristidh Kola
Brahim Ibish AVDYLI:
E kemi vërejtur nga të gjitha studimet e bëra se hipoteza e shkencës për gjuhët indo-evropiane është e pavërtetë, as ardhja e indianëve në Evropë nuk është e saktë. Arif Mati e Aristidh Kola, në veprat e tyrë na e pohojnë një gjë të tillë. I pari thotë se Ballkani (po i themi, siç duhet: Gadishulli Ilirik!) është territori te i cili është paraqitur emigrimi i madh në tërë botën, me librin e tij apo me artikujt e tij, në mediat tona, të cilët nuk po i përmendi.
Ndërsa Fatbardha Demi, me librin që e kemi cekur më parë, “Sellenizmi-Besimi që e sundon botën”,[1] e dëshmonë një gjë të tillë, dhe Aristidh Kola, me veprën e veçantë të tij, “Gjuha e perëndive”.[2] Ai ka lindur në vitin 1944, në fshatin Leontari të Thivas, pra në Tebë të Greqisë, në përfundim të LDB, i cili krahas punës u mor pakrahasimisht edhe me studimin e gjuhës e të kulturës apo traditave “arvanitase”, në të vërtetë, të arbërve.
Mjaft libra të tij e bëjnë ate të njohur thellë e të respektuar këndej kufirit te të gjithë shqiptarët, me vepra të lexuara, qoftë edhe me veprimtari të gjërë të mbrojtjes së emigrantëve shqiptarë drejt Greqisë, e cila pakrakasimisht e solli në një vdekje të pazakonshme, me 10 tetor 2000. E duke e studiuar në Greqi, ai, pellazgët i njeh si paraardhës, i cili është një konstrukt për besimin e përgjithshëm hyjnor. Besimi është çështje psikologjike dhe jo e prejardhjes se tyre nga “pellazgët”. Ai thotë vetë në këtë vepër:
“Baza e fesë pellazge është adhurmi dhe jo besimi, siç ndodh me fetë e tjera të njohura deri më sot”.[3]
Por, po e bëjmë një tejkalim në mitologji, të kthehemi prap tek i njëjti.
Një fotografi e hieroglifeve të piramidave, që shihen disa herë me 2 gjarpërinj
Nga mitologjia e kemi të njohur çka është gjarpëri i shtëpisë, sikurse Besa. Për gjarpërin e shtëpisë kam shkruar edhe më parë, dhe po e përmend “Ora e shtëpisë”, [4] sepse ne e marrim si të këtillë, të përcjellur brez pas brezi. Ajo mund të quhet ndryshe edhe “Hyjnesha e Vatrës” dhe nuk duhet të preket e dhunohet askush, e as robtë, nga armiqtë e shumtë, por as nga të shtëpisë e të vatrës (të atdheut) të tyre, kur merren nga djalli, sepse na dëshprohet Ora e Shtëpisë apo Hyjnesha e Vatrës; i është prishur me të vërtetë qetësia e duhur, është trazuar, pra na është egërsuar. Me aktivizimin e këtij gjarpëri fillon lëvizja e saj në fuksionin e vet; fillon edhe matja e kohës apo orës së asaj familje, asaj shtëpie, madje e tërë shoqërisë, sepse një shoqërie të tillë i shtohet nga një provë e ligë e hapërimit të saj, pra i helmohet jeta, e merr errësira. I ligu dhe i ligështi e ligjon gjarpërin e shtëpisë.[5]
Në një fusnotë të kësaj vepre na thotë Dr. Kastriot Melyshi, në mes të tjerave, me fjalët e Shën Palit, nga “Bibla”:
“Është i ligu-ligj që mbanë gjallë mëkatin. Pa ligjin, mëkati është i vdekur.”[6]
Ne, për secilën gjë, të mirë apo të keqe, i kemi ligjet, provat e fatit që do të na përcjellin; të demonëve e të zotrave; të parajsës apo të ferrit, e kjo është jetë e përkohshme, jeta në tokë. Ne do të kthemi prap në këtë jetë, apo do të mbesim në këtë jetë, qoftë si shpirt i lig, në hije deri në errësirë, jo në dritë dhe diell, me një punë të papërfunduar, ose do të digjemi deri në infinit, për veprat tona të liga, nga e keqja e jonë…
Edhe njëherë piramidat e Egjyptit me një vistër të yjeve mbi to – nga qielli i pa skaj…
Miti kozmogonik, siç thotë Dr. Kastriot Melyshi, ka të bëjë me thyerjen e unitetit të kozmosit e pjesa e fjalës së dytë të përngjitur në të, “gonik”, është “gone”, e cila nëkupton gunin apo gjunin; e shënon njëfarë thyerje tonën të një veprim i përditshëm, pra një gjunjëzimi. Ky është mohim dhe mohimet tona vijnë edhe për të lartit, e shpreh një objeksion në fjalë, mendime e detyrime. Pa mohim e pa kundërshtim në çdo moment të jetës sonë, nuk do të krijohej shoqëria dhe jeta jonë në tokë nuk do të fuksiononte.[7]
Pa thyrje, pa ndarje, pa mohim asgjë nuk do të duhet të lëvizë e të bëhet, pra as të funksionojë. Kjo nevojitet në çdo sekondë e minutë të kohës sonë; në çdo vit e periudhë të viteve, nëpër shekuj e mileniume.
Aristidh Kola, që është shkencëtar dhe materialist, fillon para Homerit, te vepra e tij, nga filozofët e vendit, prej Heziodit deri te Orfikët e filozofët e tjerë. Në kapitullin e II-të të kësaj vepre na vie me shpjegimin e emrave të elementeve kozmogonike, të cilës do t`i kthehemi më vonë, për të njëjtën çështje, dhe duke shpjeguar emrat e perëndive, më së pari të ZE+U-sit, duke theksuar Eskilin, tek Promotheu, në kapitullin III, ai na thotë:
“Zeusi është forcë që harmonizohet me logjikën dhe vepron në bazë të drejtësisë”.[8]
Gruaja e Faraonit, e nxjerrë në fotografi prej një qytetari të Egjypit,
e cila duket se ka edhe sot gjak të borealëve të Thot-it
Pra, forca është harmonizim i Zotit, e cila e ka bazë kryesore drejtësinë. Na duket si forca e bredshme, e cila na i mbanë tërësisht mendimet tona dhe të gjitha të tjerat, në radhë të parë përpjekjet e përditshme, simboliksht rreth emrit të tij, Zotit të Madh, e ne jemi njerëz të kësaj bote; nuk kemi mundësi që të fluturojmë në hapësira të yjeve e të galaktikës; jemi të konstruktuar fizikisht; të cilëve na ngehë të lidhur centrifuga magnetike e tokës. Mund të qëndrojmë vertikalisht dhe nuk i njohim të gjitha anët jomateriale, por tranformimet e tjera të botës i marrim prej botës abstrakte, me aq sa mund të supozojmë, sepse ato nuk mund të preken, t`i zëmë, t`i kapim me dorë.
Ato që janë të natyrës shpirtërore, apo tjetër nuk i dimë saktësisht, ndoshta nuk i shpjegojmë me gojë, e nuk na i kapë logjika, sepse nuk janë reale.
Prandaj Zeusi, Zotrat, Zoti NJË, dhe BOTA PARALELE, na ushqejnë botën tonë mendore dhe fantazinë. Të tjerat nuk i dimë, nuk i zë dot logjika jonë.
Besimi jonë është multigjenerik, por pak veta e lidhin me Zotin e besimit BESA. Ka plot shprehje për këtë fenomen iliro-shqiptarë, por askush nuk e merr me mend se iliro-shqiptarët e kanë dhënë për herë të parë besimin në Zotin NJË, me RA në tokë, me besë për Zotin e Madh e NJERIUN, që në bërthamë të të gjithave është dhënë Zoti BESA, të thëna me hieroglifet e para të shkruara nga THOT-ti, Zoti i tokës e Qiellit, i pari NJERI, e që nuk përkthehet në asnjë gjuhë të botës, e i cili ka konstrukt imagjinar e multipleks, që i lidhë të dy botët, në një lidhje paralele. Ata që nuk e dinë rolin mbrojtës e të përgjithshëm të Zotit BESA,[9] për njeriun e kësaj bote, nga të gjitha gjërat që duken e nuk duken nga ana e njerëzve të tokës, disa e lidhin nëpër shpjegimet e kultures së lashtë të Egjyptit me një perëndi të errët, e disa që na e japin në dimensione të tjera e fetare apo të demonit me bisht, të vogël, e me kokë të madhe, me sy të zjarrët e mjaft i mençur, i cili e di çka është mirë dhe çka është keq; çka është e drejtë dhe çka është e padrejtë; çka është vizionare e çka është shablon apo destruktiv; çka është e mbarë e çka nuk është e tillë; çka mund të shkojë e çka nuk mund të shkojë.
Macja është simbol i piramidave dhe mbrojtësja e shpirtave të mirë,
por i sakaton shpirtat e këqij…
Besa jonë është e dhënë në diçka tepër të rëndësishme, një siguri e vërtertë e jona e nderit dhe e detyrimit tonë, për diçka që doemos do të kryhet apo patjetër do të ndodhë. Ndërsa besimi i jonë është bindje e vërtetë për diçka që do të kryhet patjetër dhe është ndjenja jonë për merita të larta, e ndershmërisë sonë, e ndërgjegjes, e çiltërisë dhe sigurisë, me arësyen tonë të shenjtë e të devotshme, për drejtësi e siguri.
Për këte, mund të shërbehemi me socilogji apo përkufizime shkencore, por ne po e marrin një atikull të shkurtë nga Grupi i Fodacionit Albania, në të cilin do t`i shkëpusim disa gjëra, nga Ilirian Liçi, i cili thotë kështu:
“Besimi njerëzor është formimi i një botëkuptimi të caktuar të njerëzimit mbi realitetin kozmik, realitetin natyror, dhe ate njerëzor”. [10]
Të gjithë mund të venerojmë kozmosin, por sytë nuk e kanë këtë dioptri të madhe, e ajo është një botë tjetër, që nuk shihet, por që paramendon njeriu. Ne po e marrin një formë tjetër të shpjegimit tonë: botëkuptimet shkencore e botëkuptimet tjera fetare. Botëkuptimi shkencor shprehet në shpjegimet natyrore dhe njerëzore, ndërsa botëkuptimet e tjera e fetare janë botëkutime abstrakte, të zbrazëta, strikte, dogma fetare, të kosideruara “të vërteta” apo “shpallje hyjnore” të profetëve të shumtë, e njerëzve “të shenjtë”, të vënë në shërbim të feve të ndryshme, të cilat nuk i kanë të gjitha bazat logjike.
Përballë këtyre gënjeshtrave “hyjnore” qëndrojnë individët si qenie të tokës apo si qytetar të rëndomtë, me diapazon të kufizuar prej njeriut, i cili ka të drejtë të besojë cilin do, apo çfarë të dojë (e njerëzit më kopilë, që e quajnë veten “profetë” apo thonë se “i kanë bazat në besimin e Thot-it”, i cili është besim shkencor, e jo abstrakt; në shkrimet e të cilit janë kozmosi dhe gjithësia ); profetët me këtë akt gënjejnë “për engjujt e zbritur nëpër shpella”. Gënjeshtra shkon lak e më lak, duke u shpërbërë, në dhjetra ndarje të feve, e në dhjetra gjini të tyre, në drejtime të së njëjtës fé.
Edhe njëherë perëndia i dytë – i shkruar prej Thotit – Zoti i Vdekjes
– me maskën e ujkut – Anubis, Anpu apo Inpu…
Të gjitha fetë janë religjione, e religjionet e vjedhin paraprakisht besimin e Zotit NJË, Dritës, Diellit, Dijes, mësimit të vërtetë laik, me shkencë e natyror prej Mësuesit-NJERI, të parit mësues të Thot-it. Ato janë gjëra të trilluara, bukur, e krejtësisht lakonike, për interesa të “profetëve” të tyre.
Për këte e shfrytëzojnë paditurinë e detyrueshme të njerëzimit, të detyruar të punojë, sepse nuk ka çka të hajë dhe me çka të mbahet i gjallë mbi dhé, e ngadalë rrëshqet kah grykësia, të ketë më tepër se ç`i kanë, siç janë edhe ëndërrat e tyre, prandaj këtë paudhësi e shfrytëzojnë fetë dhe shoqëria, të organizuar rreth “shetit”, të cilat, pasi e kanë si bazë ndonjë fé, i drejtojnë edhe njerëzit e mobilizuar e të verbët ndaj synimeve paraprake. Shumica e shteteve të krijuara deri më sot janë të krijuara nga fetë e ndryshme, e kjo nuk është logjike dhe nuk është në përkufizimin e krijimit të një shteti.
Prandaj, e rikujtojmë thënien e lexuar në internet, prej “Shqiptaro-Madhit” si një çështje për këtë pjesë nga Aleksandre Lambert, i cili thotë se fuqitë e mëdha apo Evropa, gjatë krijimit të shteteve të vogla, e ka prerë e sakatuar çështjen shqiptare, duke i rritur me pjesë të Shqipërisë, Malin e Zi, Serbinë, Maqenoninë Veriore dhe Greqinë. Kësisojit, gjysma e atdheut të mëvonshëm, ka mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë. Nuk ka më keq, se sa kjo gjë!…
Në të vërtetë, ato nuk janë KOMBE, por janë shtete artificiale, duke e shpërfillur KOMBIN tonë, prej të cilit janë krijuar. E tri raca janë në botë: raca e bardhë apo ariane; raca e verdhë apo aziatike; raca e zezë, apo afrikane. Kombi iliro-shqiptar është i racës ariane. Duhet t`ua japë atyre me shkencë, me etimologji, prej gjuhës MËMË, gjuhës shqipe, të gjitha gjërat logjike e të prejardhjes së këtyre popullatave, prej fiseve dhe etnive.
Një përshtypje artistësh të botës, se si mund të dukej
Necropolis Giza në vitin 2560 para Krishtit…
Megjithëse i kam shpjeguar edhe në artikujt e mi,[11] ne po e shkëputim një pjesë nga vepra e cituar e Aristidh Kolës, që lidhet me DI. Kryeperëndia DI është perëndi i ilirëve, si thotë Kujtim Mateli, në veprën e tij.[12]
Por kur i drejtohemi kulturës së lashtë të Egjyptit dhe shkrimeve të Thot-it, i gjëjmë edhe atje fjalët DI, DIJE, DITURI, të cilat na ipen edhe nga libri i përkthimeve nga anglishtja në italisht, e nga italishtja në shqipe i pllakave të zmeraldit nga Skender Hushi; është Drita e Madhe dhe Zoti i Gjithësisë.[13]
Edhe pse e thotë me krenari Aristidh Kola se është “arvanitas”, e nuk e mendon se është thënë nga greqishtja artificiale prej orgjinalit “arbër”, pra “shqiptarë të Greqisë”, të cilët nuk e kanë thirrur veten e tyre kësisojit, të cilët flasin edhe atë gjuhë, sipas alfabetit të Kadmit, 696 fshatra të Greqisë e flasin gjuhën shqipe shumë mirë,[14] ai, në kuptimin e dritës e të ndriçimit, i cili i thotë tekstualisht këto gjëra:
1). Ditë, pjesë e kohës që ka dritë (DI);
2). Dihet, gdhihet, d.m.th. bëhet dritë, u gdhi, sipas të folmës lokale (DI);
3). Dieg, djeg, prapë prej të folmes lokale, diget=digjet, pra ndriçon (DI);
4). Di, njoh, mësoj, d.m.th. e ndriçoj mendjen. Kjo është poashtu si e para, e thënë në 12 plakat e zmeralidit të Thot-it. Është një identifikim metahaik i Zotit të Madh, pra Zotit NJË, me dijen e madhe absolute. Ai DI gjithçka. Prej këtu vie mendimi i DIJES me DRITËN (me ndiçimin absolut dhe foljen shqip: ndiçoj); dhe MOS-DIJE, e cila identifikohet me ERRËSIRËN, ferrin.
5). Perëndi-a, ku pjesa e dytë përbërëse e përmbanë fjalën DI (DI).[15]
Këto janë aktualisht e përafërsisht për ketë përmbyllje. Në të vërtetë, nuk e kemi shpjeguar perëndinë Ra, i cili është motërzim i perëndisë Diell. Arti egjyptian e paraqet me një diks të Diellit të vizatuar mbi kokat e hyjnive, që e simbolizojnë Diellin.[16] Ajo vizatohet me një O, të barabartë me formën e tingullit O dhe është e kthyer në simbol të tyre.
Emërtmi i tyre është burim i pashterrshëm fjalësh në gjuhën shqipe, kryesisht i fjalëve që kanë për rrënjë fjalën “ra”, i cili është emërtimi i perëndisë RA, pa i përjashtuar të gjitha zanoret që i shoqërojnë ato, pra germat “R” dhe “Rr”, si p.sh.:
“Ra=aR”, “Re=eR”, “Rë=ëR”, “Ri=iR”, “Ro=oR”, “Ru=uR”, “Ry=yR”, etj.
Ky është imazhi rrezeve të Diellit-Ra, i formës dhe funksionimit të këtyre fjalëve të gjuhës shqipe, të cilat shpjegohen lehtë edhe përmes etimologjisë, siç thotë Mili Butka.[17] Fjala “Ra” është tipikisht fjalë shqipe. Po e japim një shembull të rrallë nga veprat e etimologjisë, kësaj radhe prej Aleksander Hasanas, me emrin simbolik Mili Butka, që është një mik i kahershëm.
Ai na i vendos këto fjalë: rro, rron, roje, ruaj, troje, kroje, rrotë, rrobë, rob, rrodhe, rrodhi, rozë, ngjyrë, rrozetë, re-reja, re, rrash, rreze, retinë, rrethinë, rrudhë, rrugë, rrogë, rrigë-vizore, gurë, zhur, zhurit, drejt, rob, etj. por edhe foljet shqipe ra: unë rashë, ti re, ai ra, e cila është edhe një dëshmi e gjallë jo vetëm e kësaj gjuhe mjaft të lashtë të njerëzimit, të fjalëformimit, por edhe për të identifikuar perëndinë e lashtë Ra/Rha, duke iu referuar rrezeve të Diellit, të rënies e të uljes mbi tokë; shkëputjes së yjeve; vizimin dhe visionin e tyre të lënë pas; lëvizjen e rruzullit tokësor rreth tyre, e boshtit të vet, pra rrotullimin, rrëzimit; rrugët e ecjes së përhershme të njeriut, madje edhe ato të cilat i fshehin fjalët që bashkohen me “rrugë”.[18]
Po i përmbahemi kësaj vepre e po e rishpjegojmë, siç e thotë ajo, RREZE: fill i hollë drite që del nga një burim e nga një gjë tjetër për ndriqim, një send tjetër i ndriqimit. Në gjeometri do të thotë se është vija e drejtë që e lidh një pikë të çfarëdo qoftë ajo, në periferinë e saj me qendrën, sikur drunjët që i shtrëngojnë gravetë e rrotës së një qerreje, në qendrën, në boshtin e rrotës, që rrotullohet gjithnjë nëpër rrugë.[19]
Përveç shpjegimeve të tjera, është edhe shpjegimi i perëndisë Ra me lindjen e njeriut në Tokë e përrreth saj; është burimi i të gjitha fjalëve nga gjuha e parë shqipe, të cilën, siç e thotë Thot-i, është përdorur nga iliro-pellazgët para 12.000 viteve p.e.s.; është emrioni i të gjitha gjërave kryesore të filozofisë së jetës dhe e krijimit të gjërave të ndryshme; është bëthama e të gjitha gjërave në këtë jetë; është RA-AR, pra pasuria e artë e diturisë që e trashëgon gjuha shqipe.
Është dita e parë që ra mbi dhé, është Fara, Fanar, Borë e Bardhë, pra Borealë, e shpërndarë në harmoni mbi tokën ARI, të cilën e quanin në LINDJE, ku është MESBOTA, dhe ajo në çdo gjuhë quhet mes-DHÉ, vendi ku lindi njeriu i parë dhe toka, në cilën ai e krijoi mundësinë që të punojë tokën e bukës, që quhet ARË, sepse RA ari në Tokë, perënditë që zbritën në tokë dhe këtyre sinonimeve të fjalëve AR, Ra dritë, ARË- tokë buke, dhe Farë, nga e cila krijon në tokë si embrion bimën prej farës së saj, e këto janë ato të cilat i përkasin perëndisë RA. [20],
Në të gjitha këto pjesë kemi vërejtur në bazë të këtyre shkrimeve se ndihet besimi i patundur i njeriut në ate që sheh, që dëshmon dhe e provon, apo në mënyrë konkrete materiales, jo mistereve të padukshme dhe feve, të cilat atij vetëdija njerëzore ia kthen si jo reale. Por, nga oklutizmi e misticizmi i Thot-it na kthehet edhe në besimet e perëdeshës RA, e cila është në shqipe; do të thot se përputhet koncepti RA me fjalën “ra”, sipas foljes “me rënë”, e cila e ka kuptimin “e asaj që ra nga kozmosi” apo hapësira e gjërë e horizontit, poshtë në tokë. Fjala e Thot-it RA është fjala të cilën e përhapi me Dritën:[21]
“Unë jam Njëshi që ekziston edhe përpara se koha të ishte. Përpara se Dielli të lindte për herë të parë për të ndriçuar botën, Unë ekzistoja.
Ra është fjala ime, që unë e kam përhapur për të ndriçuar botën dhe për të kthjelluar arësyen e njerëzve.
Unë thashë fjalën e parë dhe drita nisi të jetojë në formën e Diellit që lartësohej në horizont; rrezet e tij përballin jetën dhe dritën, nga që janë përhapur nga fjala ime.
Unë jam Njëshi që ekziston gjithëherë dhe jeta ime është përjetësia.
Shëmbëlltyra ime qëndron në çdo shfaqje të jetës; unë kam krijuar njeriun sipas shëmbëlltyrës sime.
Pasqyrimi im është në këtë shëmbëlltyrë guri prej kur bota ekziston, të modeluar nga ata që jetuan për të më nderuar mbi Tokë dhe unë dëshiroj të jetoj në këtë shëmbëlltyrën timen deri në mbarim të kohëve…
Nuk do të vdesë njeriu që beson tek Unë dhe më adhuron (jo beson verbër!); ai do të jetojë përherë tek Unë, ngaqë ai është shëmbëtyra e ime e gjallë.”[22]
Ky është ligjërim i vërtetë i Thot-it. Ne po i japim tekstualisht këto fjalë, si për ta dëshmuar perëndeshën RA, poshtu ekzistencën shqipe të Thot-it.
Këtu është fundi i kësaj prove të studimit.
R E F E R E N C A:
[1] Shikoni veprën e Fatbardha Demit, „Sellenizmi- Besimi që sundon botën”, Botimet DUDAJ, Tiranë 2016.
[2] Shikoni veprën e Aristidh Kolën, „Gjuha e perëndive“, Plejad, Tiranë 2003, të cilën do ta citojmë.
[3] Po kjo vepër, faqe 33.
[4] Brahim Avdyli, vepra peotike „Shtegëtimi i lirisë”, Faik Konica, Prishtinë 2014, faqe 81-83.
[5] Dr. Kastriot Melyshi, „Shqipja-çelësi i zgjidhjes së enigmës Kohë”, Magus, Tiranë 2019, faqe 42-43.
[6] Po aty, në fusnotë, faqe 43.
[7] Shikoni faqet 44-45, në fusnotë e ne tekst, të veprës së Dr. Kastriot Melyshit.
[8] Shikoni veprën e përmendur të Aristidh Kolës, faqe 49.
[9] Shikoni po deshët edhe pjesë të shpegimeve që i kam dhënë për perëndinë (Zotin) BESA, në faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-6/.
[10] Ilirian Liçi, “Besimi njerëzor”, një shkrim i shkutër i kësaj dukurie, në raport me realitetin shqiptar, në profilin e FB të Grupit Fondacioni Albania.
[11] Shikoni po deshët artikujt e mi në profilin tim provizor e të pakorigjuar, “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët-Shpalime për Evropën e Bashkuar dhe shqiptarët, prej gjenezës e deri më sot”, Pjesa 5 (V) e 13 (XIII), në http://brahimavdyli.ch, dhe sidomos në pjesën “Cilat ishin lojërat e fshirjes së çdo gjëjë paraprake të qytetërimit iliro-pellazg 3 (III)”, në http://www.brahimavdyli.ch/periudha-e-lashtë-iliro-pellazge-3/.
[12] Shikoni pjesën time paraprake të këtyre studimeve, “Simbolika e shkrimeve të Thotit dhe krijimi i feve të tjera”, pjesa e VII, në fund.
[13] Shikoni të gjithë veprën e Skender Hushit, „Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën“, psh. faqen 101.
[14] Shikoni artikullin e Arben Llallës, të cilin edhe ne e respektojmë, në gazetën elektronike “27.al”, “Rrënjët shqiptare në Greqi/Studimi i BE-së: janë 696 fshatra ku flitet shqip”, në https://27.al/rrenjet-shqiptare-ne-greqi-studimi-se-jane-696-fshatra-ku-flitet-shqip/.
[15] Vepra e cituar e Aristidh Kolës, faqe 52.
[16] Xhusepe Katapano, “Thoti fliste shqip”, vepra më parë e cekur, faqe 22.
[17] Mili Butka (Aleksander Hasanas), “Kodi i Gjuhës Shqipe-Etimologji”, Botimet Magus, Tiranë 2017, faqe 74.
[18] Po aty, vepra e cituar, faqe 71.
[19] Po aty, fundi i faqes.
[20] Po aty, faqe 72-73.
[21] Xhuseppe Katapano, “Thoti fliste shqip”, të cilën e kemi cituar më parë, e do ta citojmë prap, faqe 51.
[22] Po aty, e njëta faqe, nga Xhusepe Katapano, të marrur tekstualisht fjalën e Thotit, nga Enel, në librin „Kumti i Sfinksit“ në origjinal „A mesage from the Sphinx“.