Shkruan Luan Asllan Dibrani
Shumë shtete në të gjithë vendin po përshkallëzojnë përpjekjet për të vaksinuar sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur, për të zbutur valët e reja të infeksioneve. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë autorizim për përdorim urgjent për tri vaksina Covid-19, për të cilat thotë se janë shumë të efektshme në parandalimin e infeksioneve dhe sëmundjeve të rënda nga coronavirusi i ri. Të tria vaksinat ofrojnë pothuajse mbrojtje të plotë kundër vdekjes dhe shtrimeve në spital të lidhura më Covid-19 theksojnë organet shëndetësore amerikane.
Sidoqoftë, në provat klinike në SHBA vaksinat “Pfizer” dhe “Moderna” raportohen se kanë një një efikasitet 95% në parandalimin e koronavirusit,
Evropa, India dhe vendet e Amerikës së Jugut po përjetojnë një valë të tretë dhe veçanërisht të fortë të sëmundshmërisë, jo vetëm nën ndikimin e variantit brazilian dhe variantit britanik.
Një indeks ndërkombëtar thotë se Izraeli është ndër vendet më të sigurta në botë për sa i përket Coronës, e gjitha kjo falë fushatës efikase dhe të shpejtë të vaksinimit në popullin mik izdraelit. Renditja e Covid Resilience e Bloomberg e vendos Izraelin në vendin e pestë në listën e vendeve më të sigurta, së bashku me Zelandën e Re dhe Tajvanin, ku virusi corona është zhdukur pothuajse plotësisht. Nevoja globale për vaksina është e madhe.
Ka shumë vende, disa prej të cilave nuk kanë filluar as të vaksinojnë banorët e tyre dhe do të jenë të lumtur të marrin dhjetëra miliona vaksina që presin të përdoren nëse arrijnë marrëveshjet me prodhuesit e tyre.
Askush nuk di gjithçka për vaksinat, por gradualisht shteti Izraelit para gjithë botës, fillon të mblidhet informacion për të cilin ka marrëveshje në shumicën e komunitetit shkencor lidhur me ketë luftë të pa dukshme qe la pasoja globale dhe morri me miliona jetë në botë. Sipas studiuesve izraelit vaksinën Pfizer, e cilësojnë një vaksinën kryesore qe u përdorur në Izrael.
Populli mik izraelit pas vendosjes se marrëdhënieve diplomatike ka filluar menjëherë në shumë segmente ta ndihmoj Kosovën.
Dihet se Kosova në këtë fenomen qëndron pothuajse akoma ne fazën fillestare të marrëveshjes me disa kompani qe do te furnizohet me vaksinën Covid-19.
Njohja e Republikës se Kosovës nga Izraeli është një ndër vlerat ma të mëdha. Populli mik izraelit pas vendosjes se marrëdhënieve diplomatike ka filluar menjëherë në shumë segmente ta ndihmoj Kosovën. Një ndër to është edhe gatishmëria e Izraelit qe të na ndihmoj edhe me furnizimin me vaksinën qe i dha popullit te vet prandaj qeveria e Kosovës duhet të jetë mirënjohëse për ketë vendim të popullit mik dhe të fillojnë marrëveshjen dy paleshe kosovaro–izraelite të na ndihmon ta tejkalojmë pandeminë sa me më pak pasoja.