Të dënohet vetëm mercenari apo edhe “kriminelët e bashkuar” të fshehur pas e-mailit të sajuar, [email protected], që sollën deri tek krimi i rëndë e me pasoja për jetën e Xhemajl Mustafës ?
Nga Gjergj Kabashi
(Bajram Kabashi, ish-gazetar i Gazetës Rilindja)
Vërtetojeni se a është Agron Sylejmani vrasësi i Xhemajl Mustafës, por mos e harroni kurrë “vrasësin kryesor” të tij, ata që më provokuan mua prej fillimit të nëntorit e deri më 23 nëntor të vitit 2000, kur po të njejtit “shokë” e lanë “në lloq” Xhemajl Mustafën e ndjerë ; e ashtuqujtura shoqëri “elite” – halabake e kriminele të LDK-së, e fshehur qyqarisht pas e-mailit të sajuar [email protected].
Nëse edhe më tej ikni, duke mos dashur ta merrni parasysh sugjerimin tim, kjo do të thotë që “kriminelët e bashkuar” me çdo kusht duan që ta fshehin të vërtetën e njëmend për vrasjen e Xhemajl Mustafës dhe intrigat e ffliqta të “sigurimeve shtetërore partiake”, në mënyrë që fajin t’ia hudhin mbi supe një mercenari të shkretë për mend, që mund të jetë i përmenduri apo ndonjë tjetër. Dëshmitari Shkumbin Mehmeti theksoi mbrëmë që Xhemail Mustafën e vrau Agron Sylejmani.
Kjo është e mundur …
Personalisht që nga 23 nëntori i vitit 2014 jam duke shkruar vazhdimisht për vrasjen e kolegut tim nga ish-Gazeta Rilindja, Xhemajl Mustafës. Pohimi im mbetët ai i njejti se vrasësit e vërtetë të Xhemajl Mustafës janë ata që më kanë provokuar edhe mua në emër të Bujar Bukoshit, duke më shkruar përmes e-mailit të sajuar: [email protected], që nga fillimi i nëntorit e deri më 23 nëntor 2000, kur e vranë Xhemajlin.
Pas informatave të mbrëmshme të Shkumbin Mehmetit që natyrisht duhen vërtetuar, po del ajo që e kam thënë se vrasësi (apo vrasësit) që ia morën jetën atij e tjetrit, janë mercenarë, njerëz të paguar për krimin.
Kush i pagoi?
Po e sqaroj edhe një herë: Shoqëria halabake “bujarbukoshase” që më provokoj mua pa qenë të provokuar me asgjë prej meje e që e la “në lloq shokun e tyre të ngushtë” Xhemajl Mustafën, është elita kulturore, publicistike dhe policore e LDK të asaj kohe (më të “mëdhenjtë” e kësaj partie) dhe të infiltruarit tek ta nga partia kundështare, “fituesja e luftës” !
Zgjidhni problemet dhe lirojeni Kosovën nga krimi dhe ngulfatja që ia keni shkaktuar, o kriminelë të bashkuar dhe mos u mundoni t’ua shprazni fajet tuaja vetëm atyre që i keni paguar me para për të bërë krime kaq të rënda.
Ndonjë naiv/naive mund të thotë pse ore ky nuk e njohton policinë dhe prokurorinë për këtë …
E pse ta lajmëroj une policinë e prokurorinë?
A nuk lajmërova asgjë që nga nëntori i vitit 2014, a ?
Pse Policia e Kosovës dhe Prokuroria nuk i zbuluan ata provokatorë të mjerë, këta armiq të vendit të vet deri tash ?
Mua nuk deshtën të më shihnin e as që të më dëgjonin gjatë gjithë kësaj kohe, e pse ndodhë kjo është fakt (i trishtueshëm) në vete. Kriminelët e bashkuar duan të heshtin “dhe të më injorojnë” mua, “të çmendurin”?!…
Njësoj edhe mjetet e tyre “të informimit publik”!
Ruajni “ftyrat” kriminelëve të bashkuar dhe, nëse mundeni, mbyllnie çështjet e krimeve të tilla me dënimin e ndonjë mercenari.
Më 12.01.2018