Në foto: Fatos Klosi dhe Ministri i vrarë Ahmet Krasniqi
Në 22 vjetorin e vrasjes:
Nga Binak MAXHARRAJ
Kolonel Ahmet Krasniqi, u vra në mes të Tiranës, diku në zonën e ish-shtëpisë së Partisë, në 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate.
Me fillimin e luftës çlirimtarë në Kosovë, të cilës iu bashku gati i tërë populli, fatin e lutës e morën disa njerëz, që pretendonin së janë udhëheqës i saj. Nuk dihej së kush ishin nga ishin dhe çfare idelologjie kishin.
Por ishin ata njerëz, kryesisht të LPK, të cilët bënë çmos që t’i marrin frenat e luftës. Pjesa më e madhe e këtyre Komandantëve u vendosën jo në frontin e luftës por në Tiranë, ku edhe u formua dhe funksionojë i ashtuquajturi Shtabi i Rognerit në krye te te cilit ishte Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, etj. Ishte tragjike për luftën dhe popullin e Kosovës, që fatkeqësisht në ato vite kur lufta ne Kosovë kishte marrë hov, kur djemtë e vashat e kombit po kacafyteshin fyt për fyt më armikun shekullor në Shqipëri, respektivisht në Tiranë qeveriste një kastë politikanësh më pikëpamje Staliniste, Enveriste, komuniste siç ishin Mejdani, Nano, Milo etj. Në mesin e tyre ishte edhe Fatos Klosi – shef i Shërbimit Sekret Shqiptar në Qeverinë që kryesisht e përbenin socialistët.
Shtabi i Rognerit ishte në disponim të plotë kur pa se kjo kastë politikanësh socialistë ishin në pushtet dhe menjëherë i vunë lidhjet më ta, e nisën bashkëpunimin dhe ndihmë për luftën që po bëhej në Kosovë.
Zona afër kufirit në Kosovë ishte mbushë me plotë patriotë Shqiptarë, te ardhur edhe nga diaspora, që të stërviteshin për të hyrë në luftë. Kishte shumë edhe anëtarë dhe Komandatë të LDK të Ibrahim Rugovës, që prisnin rastin të hyjnë për të luftuar në Kosovë. Për këtë punë atje ishte edhe Ministri i mbrojtjes, FARK-u, koloneli Ahmet Krasniqi.
Derisa lufta në Kosovë po merrte përmasa gjithnjë e më shumë midis trimave të UÇK-së dhe ushtrisë, xhandarmerisë Serbe, e cila nga epërsia në armatim po bënte kërdi duke vrarë civilë, në raport me UÇK-në, e cila ishte e armatosur dobët.
Atje në Shtabin e Rognerit, i cili ishte vendosur në Tiranë, filloi një luftë tjetër “speciale” se kush do ta merr primatin e luftës. Doli në horizont së luftëtarët e FARK-ut (ushtaret e Rugovës) nuk ishin fortë në sy të mirë te Komandantet e Shtabit të Rognerit (LPK), ata filluan t’ia vejnë ndërskamcat luftëtarëve të Kolonelit Ahmet Krasniqi, u zënin pritat, vriteshin natën, pengoheshin në akcionet luftarake qe i ndërmerrnin. Me fjalë tjera nisi një luftë speciale me forcat e armatosura të luftëtarëve të Ahmet Krasniqit, pra të Ibrahim Rugovës, sepse vetëm në këtë mënyrë atyre u mundësohej ta marrin primatin e luftës dhe pas luftës edhe të udhëheqin eventualisht me Kosovën, pohon profesori.
Shtabit të Rognerit në këtë drejtim u doli në ndihmë edhe SHISH në krye më Fatos Klosin.
Ky shërbim i Fatos Klosit veproi në mënyrë mjaft konspirative, tinëzare, të fshehët që në shënjestër i kishte luftëtaret e Ahmet Krasniqit. Ata u persekutuan edhe deri në vrasje në mënyrë që të mos dominonin në luftë, ani pse luftën në Kosovë e bënin mbi 70% anëtarët e LDK-së. Rrolin kyç në këto kryqëzime e luante vet Fatos Klosi, duke iu dalë në ndihmë Shtabit të Rognerit, që shumica prej tyre as që e kishin pa luftën më sy.
Megjithatë duke i pa këto rrethana sa për sy e faqe u mbajt një tubim në Oslo të Norvegjisë midis anëtarëve të Shtabit të Rognerit, ku ishte i pranishëm edhe Adem Demaqi, me Ahmet Krasniqin për mundësinë e unifikimit të luftës, që lufta të mos drejtohet kundër njeri-tjetrit por kundër armikut. U arrit Marrëveshja, e cila nuk u realizua kurrë, sepse këtë nuk e dëshironte vetë Shtabi i Rognerit, e në këtë u ndihmoi edhe vetë shefi i shërbimit sekret, Fatos Klosi, i cili personalisht u angazhua përmes shërbimit të tij informativ SHISH që kjo Marrëveshje të mos realizohej duke ia dhënë krahun Shtabit të Rognerit, të cilët ishin me ideologji sikurse kasta në pushtet. U bënë shumë vrasje gjatë luftës, u vranë figura të njohura, veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare, vetëm pse nuk ishim me ideologji të njëjtë.
U vra në mënyrën më barbare edhe vetë Koloneli dhe Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në qeverinë e Bukoshit.
Bujar Bukoshi, më pastaj edhe ai vetë u shantazhu shumë nga ky Shtab, sa që Bujar Bukoshi ia ktheu shpinën Kolonelit Ahmet Krasniqi e la të veprojë i vetëm derisa e vranë horrat, kriminelët që nuk ia donin të mirën as luftën, para së te vrisnin ia ndërruan banesën, e çarmatosen dhe maskat i dolën përpara e zatetën për muri dhe e vranë. Ishte një vrasje e organizuar mirë nga të gjitha anët, nga Shtabi i Rgnerit dhe nga SHISH i Fatos Klosit, për të cilin besoj se ka informacione të sakta, se kush qëndron prapa kësaj vrasje.
Se sa ishin këmbëngulës këta të Shtabit të Rognerit që rrjedhat të shkojnë ashtu siç i planifikuan gjatë luftës me ndihmën e SHISH dhe vetë të Fatos Klosit, u pa kur Kosova u çlirua me ndihmën e NATO-s, kur këta anëtarë të Shtabit të Rognerit ia mësynë Kosovës dhe e rrëmbyen pushtetin, duke plaçkitë çdo gjë që u vinte përdore, toka, banesa, shtëpia, lokale afariste, etj.
Por gjatë vitit te parë te pas luftës, nga këto banda qe e rrembyen pushtetin u bënë shumë vrasje politike, ku në shënjestër ishin aktivistet më të devotshëm të LDK-së, të cilat hala sot e kësaj dite nuk u zbardhë asnjë vrasje. Dhe nuk do të zbardhen derisa kjo kastë politike e komandantëve të hiqet nga pushteti. Kjo kastë politike bëri qeverisje të keqe, të cilët luftuan për pushtet e jo për shtet, duke u pasurua derisa u bënë milionerë. Këta shkojnë aq larg, saqë sot janë duke e rreziku edhe shtetin dhe mbijetesën e pavarësisë së Kosovës. Janë të gatshëm që me Serbinë vrastare të bëjnë kompromise deri në atë shkallë saqë edhe ta ndajnë, copëtojnë Kosovën.
Megjithatë, ish-Shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, e kishte mohuar kategorikisht pjesemarrjën e tij dhe te SHISH dhe se është shumë i interesuar të sqarohet kjo vrasje. Ai kishte deklaruar se tjetër kush kishte interes për vrasjen e Krasniqit. Por, megjithate mbetet dyshimi se Fatos Klosi me SHISH-in e tij ka dorë në vrasjën e Kolonel Ahmet Krasniqit. Vrasja anipse u krye në teritorin e Shqipërisë, në menyrë mjaftë te organizuar, deri me tani shteti Shqiptar nuk ka bërë asgjë, që kjo vrasje e ministrit Krasniqi te sqarohet, çfarë lë dyshime të medha se edhe vete shteti shqiptar, përmes shefit të SHISH-it, Fatos Klosi, dhe SHISH-i është involvuar neë këtë vrasje.
Fatos Klosi: Ja kush e vrau Kolonel Ahmet Krasniqin (Video)
MË: 24 PRILL 2015 NË BOTASOT.INFO
Ish-Shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, në emisionin e “Komitetit”, të transmetuar në RTK, ka folur për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë.
Por, ai e ka mohuar këtë kategorikisht dhe se është shumë i interesuar të sqarohet kjo vrasje.
Klosi ka thënë se tjetër kush kishte interes për vrasjen e Krasniqit.
Dëgjojeni videon për ta kuptuar, se cila mund të jetë pista për zbardhjen e kësaj vrasjeje misterioze.
Ish-shefi i SHISH-it ka konfirmuar se dikur ky shërbim kishte arrestuar ministrin aktual të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai gjithashtu ka thënë se themeluesit e UÇK-së ishin ithtarë të politikës së diktatorit Enver Hoxha.
Klosi, në një intervistë për RTK-në, nuk ka dashur të tregojë arsyen se pse ish-SHISH-i ka arrestuar liderin e PDK-së para disa viteve, duke thënë se nuk mund të japë informacione.
“Po kemi arrestuar Hashim Thaçin. Nuk mund ta them pse, por ai ishte shtetas i huaj, pavarësisht që ishte me kombësi shqiptare”, ka thënë Fatos Klosi.
Ai gjithashtu ka thënë se partia e Lëvizja Popullore e Kosovës, themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte bindje të majta politike.
“Po është e vërtetë që LPK-ja ka pasur bindje të majtë dhe ka qenë ithtare e politikës së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha”, tha ai.
“Forcat e themeluara nga ana e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, FARK, natyrisht ishin më të përgatitura se UÇK, pasi që të gjithë ishin ish-pjesëtarë të ushtrisë jugosllave dhe kishin përvojë”, ka thënë më tutje Klosi.