Si u konvertuan shqiptarët e krishterë në myslimanë?

4
15899
Gani Mehmetaj - Shpërfytyrimi i islamit

Gani Mehmetaj

Lexojeni më vëmendje përmbledhjen e kronikave të mëposhtme pastaj mendoni mirë. Kronikat janë të historianëve e kronistëve turq. Ata shënojnë “lavdinë e ushtrisë turke” që vrau mijëra shqiptarë. Me sa urrejtje shkruajnë historianët e kronistët turq kundër grave e fëmijë që u kapen robër, u masakruan, ndërsa kufomat e tyre ua hodhën ujqërve, sa lavde u bënin historianët turq ushtarëve të tyre mizorë, që trimërinë e dëshmonin duke vrarë shqiptarë të lidhur me zinxhir, gra e fëmijë të pafuqishëm.

Kronikat turke:

Për të pafetë meshkuj të rritur u dha urdhri që t’i jepeshin belikut. Për këtë arsye në çdo qendër kalimi sillnin kolona robërish të lidhur me zinxhirë, i kalonin para padishahut ngadhënjimtar dhe aty të rinjtë dhe pleqtë i kaluan në shpatë dhe i copëtuan. Pati raste kur ranë në shpatë tremijë, katërmijë, dhe shtatëmijë të pafe. Luginat e thella për shkak të kufomave morën pamjen e kodrave. Gjaku rridhte në fushat e gjëra si lumi Amur-Darja”. Këtë histori e ka shkruar Tursun Beu (“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, Burime Osmane faqe 100-101. Ai ishte historian i Sulltanit Mehmetit II, i cili ishte pjesëmarrës gjatë pushtimit të Shqipërisë.

Kronikani Kemal Pashë-Zade shkruan, se: “Me urdhër të Padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër. Dhe vazhdon me vargje: I theri të panënshtruarit e atyre kryengritjeve, ua bëri ushqim ujqërve dhe shpezëve kufomat e tyre, s’mbeti grua e fëmijë, të gjithë u bënë robër.” po aty f.194.

Kevami, shkronjës i Sulltan Mehmetit te II dhe Bajazitit të II shkroi rreth vitit 1489, mjaft të dhëna që përputhen edhe me ato çfarë shkruante edhe Marin Barleti. “Disa mijëra të pafe i gjuajtën, i kapën dhe i prunë përpara sulltanit të botës. Padishahu i botës, disave prej tyre ua preu kokat, ndërsa disa të tjerë i çau në dysh… të gjithë të tjerët urdhëroi dhe i shkuan në shpatë para tij“. Po aty f.112

Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë, se: “Shqiptarët preferonin më mirë vdekjen, se sa të binin në duart e turqve. Disa Ilirianë, duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrenjve dhe u vranë.”

I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih u largua nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Çidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20.000 gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike. Nën thirrjet “Vdekje shqiptarëve!” dhe “Allahu Akbar!” osmano-islamikët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht”. Vetëm në këtë qytet humbën 20.000 mijë shpirtra të pafajshëm.

Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Sulltan Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, Sulltan Mehmet Fatihu, ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Kështjellarët e Shkodrës nuk epeshin. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me turko-arabë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qendrore.

Në përshkrimin e skenave makabër që bënë turqit në Lezhë e Shëngjin kronisti turk Idriz Bitlisi shkruan rreth vitit 1502 “Kokat e këtyre keqbërësve, të prera që në zverk nga shpatat dhe që ishin si pjeprit e kopshtit të sheshit të luftës, notonin në sipërfaqen e ujit si kunguj. Trupat e tyre të brishtë lëviznin si flluska uji dhe sa herë që dallga i prekte si një shpatë…

Muhamet Muhjiu shkruan rreth vitit 1478 në pushtimin e Krujës: “Ah botë plot vuajtje dhe rënkime! Vaj! Thirrjet që nga krahërorët e tyre të dërrmuar arritën deri tek tavani i Saturnit. Gjithsejtë rreth pesëmijë të pafe, që ishte secili një djall nafthëdhës dhe vetëtimlëshues, u bënë kështu pré e shpatës së mprehtë dhe qoke e shigjetës goditëse. Kafkat e këtyre do të jenë për shumë vjet ushqim për shpezët e këtyre viseve. Në këtë mënyrë u arrit fitorja; thyerja e të pafeve dhe shfarosja e armiqve. Turma e luftëtarëve u kënaq dhe u gëzua me plaçkë të shumëllojshme dhe të panumërt. Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në pranga poshtëruese të robërimit dhe i lidhen me zinxhirët e mjerimit. Pastaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i kambanave dhe prishja e ligjeve…

Marrë nga faqet elektronike

4 KOMENTE

  1. Otomani i ka pyetur Shqiptaret keto dy puetje per Islam:

    1. A keni deshire te beheni Muslimanë?
    2. Apo keni deshire te ju vrasim?

    Dhe zgjedhja ishte Musliman…
    Pra Shqiptarët jane bere musliman me “deshire…”

  2. Ndoshta konvertimi ka ndodhë edhe nga dhuna-taksat e medha edhe deshira-privilegjet, ineteresat materiale qe i ka dhene lakmitarit – qytetarit te rendomtë nga ana e otomaneve e kane luajtur rolin e vet per konvertim, por une kisha shtuar diçka tjeter, qe ka ndodhur si rast per dioqezen Shkup-Prizren, qe permendshin pleqtë.
    Ishte pakujdesia e madhe e kishes kstolike, prifterinjtë, besimtaret e krishter i kishte pas lane te mjere si klloçka, kur i len zogjtë te shperndarë neper miser.
    Pa kujdes, e te tradhtuar, pa te zot.
    Ky ka qene shkaku kryesor.
    Deri ne vitin 1878, kane ndejt pezull, e pas ketij viti vendosin te behen muslimanë, se nuk kane mund me ndryshe, e para. E dyta jane frigu nga kercnimi serb, qe te mos asimilohen dhe vendosin ta ruajne kombin – thuajshin pleqtë.

    Shënim: Historikisht shqiptarët janë konvertuar para 1878-s. E kjo nga dhunanë forma të ndryshme. Se a ka mundur kisha katolike në ato kushte të kujdeset për besimtarët e saj, kjo varet ngashtërngimi, që i kabërë pushtetii pushtuesit turk. Pasi turku na pushtoi e na dobësoi deri në atë gjendje, sanuk kishim mundësi as të mbrojmë veten e interesat tona, atëherë mund të thuhet, se turku nae mbrojti kombin. Dhe me ikjen e turkut, ngaqë ne ishim paaftësuar të jetonim si të pavarur e donim ende turkun (si sot që disa ende e duan turkun, aq sa jemi ende të paaftë si komb të mbrojmë veten, në rast të një agresioni), ajo që na dëmtoi më shumë ishte fakti, se kur Evropa i tha turkut dil ngaBallkani më 1878 e më pas deri më 1912, ne humbëm gjithë atë territor, sepse ishim të vetmit që donim pushtuesin tonë ende në Ballkan, e kjo për shkak të islamit… /AÇ

  3. Kukuuuu kur po thojnë se turku na e mbrojti kombin, po du me plas nga kto budallaki shqiptare, o merrni vesh se turki u mundua t’na shym kombin t’na bej turq, ata na quanin turq, thonin muslimanët janë turq, te ktishteret janë serbë dhe grekë ne Ballkan, po shqiptarët ku i harruan pra? Per turq na s’egzidtonim fare, na quanin turq – qe sa na mbrojti kombin turku!!!!!

    Shkolla ka pas vetem SERBE, GREKE e TURKE. Shkollë shqip s’ka pase se s’kanë lejuar TURQIT, qe si na kan mbrojte ata!!! Ata na kanë gjakosë, na kanë vra e masakru e dhunu më keqse tjerët, s’kanë lenë send pa na ba dhe nga vet “dhurata”, qe na dhanë ata, me ndërrimin e fesë, humbem mbeshtegjen nga fuqitë e reja evropiane dhe deshen t’na coptonin ne fund, qe shqiptaria te mos egzistonte – kjo eshtë e mira, o trutharë, qe na benë turqit, por mos të ishte Presidenti amerikan WILSON, PO, cop-copë me na ba neve krejt.

    As Shqipëri nuk kishim pasë, e tani as Kosovë. E prapë edhe pse ne kemi dy shtete shqiptare, turku po na i lidh këmbët prapë dhe nuk po na len përmes islamit, që na tërheq nga Lindja, që ne të zhvillohemi drejt Evropës…

Komentet janë mbyllur.