Fejton
Kronikë e ditës
E kam fjalën për Abdullanë e Kosovës, Dullë Hotin siç i thërresin shkurt.
Dulla, në konferencën për shtyp sot, hodhi një fjalë…
“Shqipëria do të ndërtojë një hidrocentral që ti japë dritë Kosovës”
Nuk e tha kot, ndonëse as emër e as vend nuk i dha.
Por, derisa je me Të Gjatin, çarshinë e ka gjet shtruar…
Do të ndërtohet Skavica dhe Kosova do të marrë dritë (!)…
Do sakrifikohet lugina e Drinit të Zi dhe Kosova do të shpëtojë nga errësira (!)
Është i njohur ky krim ndaj Dibrës…
Titoja mbyti fushën më të bukur dhe më pjellore që shtrihej midis dy lumenjve, Radikës dhe Drinit të zi, “mbi pesëmijë hektarë tokës më pjellore, siç deklaronte kryetari i komunës së Dibrës Argëtim Fida, burimi kryesor i ekzistencës të numrit më të madh të familjeve dibrane dhe të mirat nga prodhimi i rrymës përfitohen vetëm nga qeveria maqedone, që nuk do t’ia dijë nëse këto familje u detyruan të largohen në Turqi ose ShBA për të siguruar ekzistencën”.
Dulla i Kosovës nuk e bën gajle se për ti “dhënë dritë Kosovës” do të mbytet tërë Dibra e Poshtme ashtu siç u mbyt Dibra e Epërme…
He, heeeej, erdhën serbët more…
Se me një votë serbe Dulla qëndron në karrigen e kryeministrit të Kosovës…
Abdurahim Ashiku
Athinë, 3 korrik 2020