Gani I. Mehmeti
Votat e joboshnjakëve të Listës së Adriana Hoxhiq, duhet të anulohen
Natyrisht, dikush duhet të ankohet në KQZ për votat e marra nga vendvotimet ku nuk ka boshnjakë, e që është votuar Lista e Adriana Hoxhiq.
KQZ dhe PZAP duhet të anulojnë të gjitha votat që i kanë shkaur Adriana Hoxhiq nga joboshnajkët. Kjo për arsye se ajo përfaqëson boshnjakët e jo as serbët e as shqiptarët.
Dhe, nëse nuk bëhet ky anulim, çka do të bëhet në votimet e ardhshme, kur do që do të mbahen, e shqiptarët të votojnë për partitë serbe jashtë listës serbe dhe për partitë tjera boshnjake?
Këtë duhet ta kenë parasysh, e pastaj të veprojnë me maturi. Nëse një komunitet paska të drejtë të votojë për komunitetin tjetër, atëherë kurrë Lista Serbe dhe Inisiativa e Adriana Hoxhiq, më nuk do të mund të fitojnë në Kosovë, sepse vetë shqiptarët do të votojnë partitë tjera serbe dhe do të dalin fitues gjithherë, sa Lista serbe do të mbetet jashtë loje.
Me këtë do i tregohej edhe Adriana Hoxhiq se as ajo më nuk do të mund të fitojë, pse edhe boshnjakët tjerë do të marrin vota nga shqiptarët.
Këso fare, edhe Hoxhiq, do të dalë humbëse në votimet e ardhshme.
Në anën tjetër, KQZ po verifikon votat e ardhura nga diaspora, përse të mos i verifikojë edhe votat serbe, e në veçanti, ato ku bëhet fjalë për Inisiativën e Adriana Hoxhiq?
Gjithsesi duhet të verifikohen dhe të merren masa, në mënyrë që edhe në të ardhmen të ndalohet ky veprim i votimit nga disa herë të një personi.
Gani Mehmetoglu,
Nuk ka gjasa te anulohen votat perderisa Kosova e ka 1 njesi zgjedhore… askush askujt nuk mundet me ia ndalue me votue per kedo qe eshte ne LISTE… edhe ti edhe shumë tjere nuk po e kuptoni sistemin zgjedhor… i cili eshte shumë i keq… por derisa te ndryshohet duhet te respektohet…
Hipotetikiht ky sistem ia mundeson nje partie me i pase fiks 5% te votave, ndersa per shembull 4 parti mund te kene nga 4.99% te votave por nuk hyjnë ne parlament.
Keto 4 parti dmth jane votuar nga 19.96% te votuesve por nuk e kane asnje perfaqesues… ndersa nje parti me 5% i fiton 5 delegatë.
Zgjidhja eshte te formohen minimum 10 njesi zgjedhore… dhe pragu te jete 1%…
edhe vijne delegatë shume me te mire… dhe me perfaesues realë… poashtu 30% per femra eshte diskriminim pozitiv por eshte diskriminim…
me reale eshte te jete qe partite te jene te obliguar te kene 50% kandidate por jo parlamenti me i pase me dhune 30% femra… sepse me kete 30% te dhunshem zgjedhen femra qe nuk jane te afta por zgjedhen vetem sepse jane ne liste si femer… e jo si e merituar me vota dhe dituri… qe ne esence i demton femrat…
Komentet janë mbyllur.