Si të përballoni Ndarjën (Divorci)

0
221
Kosovare Gjevukaj

Nga Msc. Kosovare GJEVUKAJpsikologe klinike

Investimi ndaj vetës teksa jeni duke punuar drejt rritjes personale dhe përmirësimit të vetvetes, është një kombinim i jashtëzakonshëm për transformimin tuaj emocional dhe fizik Sa më shumë që synoni të përmirësoni mirëqenien tuaj të përgjithshme, aq më shumë ndërtoni versionin më të mirë të vetës suaj. Në raste përkatëse në jetë mund të vjen momenti koha dhe çasti që të ndjeni negativitetet për një situatë që pasqyrohet në jetën tuaj. Negativiteti kundrejtë një situate nuk është gjithmonë reflektim i së keqes. Herën tjetër kur të provoni ndjenjën negative kundrejtë çfardo situate, në vend që të përpiqeni ta largoni ndjenjën, ekzaminojeni. Pse ndihesh kështu?

A ka diçka nën të që po nxit këtë zjarr negativ? Me fjalë të tjera, në vend që të përpiqeni të shuani zjarrin e egër, lejoni të digjet, tymi i tij mund të tregoi shumë më shumë… Në jetë sikur ka bashkime dhe celebrime, mund të ketë edhe ndarje siç janë divorcet. Goditja e zemrës nuk është kurrë e lehtë. Por goditja e zemrës nuk ka pse të zgjasë përgjithmonë. E kaluara mbetet histori, e tashmja dhuratë, e ardhmja një mister, andaj lundrimi ndaj valëve të jetës dhe vazhdimi para është diçka e bukur që çdo njeri përjeton.

Përqendrohuni tek vetja juaj. Mos harroni se çfarë do të thotë të duani vetën. Para se të dashuroni dikë duhet të dini të doni vetën, energjia kundrejtë përsonit tjetër pastaj është reciproke. Kur të ndërtoni dashurinë ndaj vetës ju po përgatiteni veten tuaj për të pasur një marrëdhënie më të shëndetshme me këdo që hyn në jetën tuaj në këtë kapitull tjetër. Përfundimi i një marrëdhënije ndonjëherë mund ta trondisë botën tone, në një mënyrë të ngjashme me një vdekje. Trauma e shkaktuar nga një divorc mund të ndikojë negativisht në vlerën dhe besimin tonë. Tërheqja e marrëdhënieve të shëndetshme dhe gjetja përsëri e dashurisë së vërtetë është e mundur nëse keni besim andaj thyeni portat e mosbesimit që është ndërtuar, riktheni besimin e humbur.

Monologu juaj mund të jetë nga më i ndryshmi Kush jam unë pa të?” Po tani? Sado të frikshme të jenë këto mendime, ato nuk janë të përjetshme janë të përkohshme. Gjëja e parë që duhet të bëni është të merrni kohën për t’u përqëndruar tek JU. Ju mund t’i përdorni ato gabime apo lëndimet në të ardhmen tuaj si përmisim që të ndërtoni një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lejoni të jeni të lumtur, lejoni vetën të plotësoheni nga dikush tjetër nëse ndiheni i paplotësuar apo bosh. Vizualizoni versionin më të mirë për të ardhmen tuaj Përjetoni të ardhmen lejoni emocionet të brohorasin atë që zemra e pëshpërit. Thirri mendjes dhe pyete “Kush duhet të bëhem tani?” Jeni ju ata që shkruani historinë tuaj. Ju jeni ata që ndërtoni kapitullin tjetër. Ju duhet të përcaktoni llojin e marrëdhënies së shëndetshme që dëshironi me të vërtetë.

Kjo është emocionuese Mos harroni, ky është një kapitull i ri, kështu që gjërat do të jenë ndryshe, dhe kjo është plotësisht në rregull. Pra nëse në fillim fundi i një marrëdhënie mund të duket sikur nuk dini çfarë të bëni, ai në të vërtetë mund të jetë një ndryshim shumë drastik dhe një fillim i ri më i bukur Pra, në vend që të vendosni pikëpyetjen se si dikush tjetër duhet të shfaqet në një lidhje, kryesorja është të mbani mend se ju meritoni lumturi. Kur prisni lumturi, bëhet shumë më e lehtë për të tërhequr atë që influenconi, Para se gjithash duhet ta pranoni vetvetën si individ, divorcet janë normale, dhe ndonjëherë çdo gjë ka një fund, buzëqeshini botës dhe lejoni gjërat të rrjedhin, merrni frerët e jetës suaj në dorë, gëzoni lumturinë që meritoni.