SI TË KALOJMË PRANË BUSTIT TË MOS THEMI: — LAVDI?!

0
494
Bajram Bashota

Bajram Bashota

SI TË KALOJMË PRANË BUSTIT TË MOS THEMI: — LAVDI?!

Si të kalojmë pran bustit të mos themi lavdi
Hero që popullit i la histori e krenari
Për idealet e këtij populli me shekuj i robëruar
Lirinë që na solli që ne sot jemi të gëzuar
Të buzqeshura janë shtatoret n’sheshin e Prishtinës
U shkëlqen në duar gryka e martinës
Sa herë që kalojmë pran busteve
Si mos të themi lavdi?!
Që luftuan për Kosovë e bashkim kombëtar
Të buzëqeshur rrinë këta të shenjtë lapidarë
Që na zbardhen fytyrën popullit shqiptarë
Lavdi e nderim, krenari e gëzim në sheshin madhështor
Skëndërbeu me shpatë në dorë e në kokë kuror që i bashkoi
vëlëzërit shqiptarë që kurrë më mos të jenë të ndarë.

DAKTILOGRAFI I PARË KOSOVAR

( ISLAM EJUPIT — ZIJAQA )

Gjithmonë krenar
Gjithmonë shqiptar
I nënës i vetmi djalë
Daktilografi i parë
I zellshmi kosovar
Në “Rilindje “prijetar
Shtype n’Kosovë me mija ekzemplarë
Plot vullnet e plot shpresë
Rilindja të lente shumë mbresë
Ishe optimist me shumë vullnet
Që Kosova të arsimohet e të civilizohet
Nga pushtuesi barbarë të çlirohet
Me dorën tënde e daktilografove
Popullin e Kosovës nga gjumi e zgjove
Luftën dhe lirinë e përjetove
Gishtat tu të shkathtë për daktilografi
Dhe dashuri e jote e madhe për një Shqipëri
Për një Shqipëri një Shqipëri etnike
Për një Shqipëri etnike e demokratike
Shtype Rilindjen me zemër fisnike
Do të shtypje shumë e shumë të tjera
Për Kosovë që të vinte më shpejt pranvera
Ti shtypje, shtypje me dëshirë e gëzim
Po zoti e shkroi të ikje n’amshim
Me dëshirën në shpirt për të shumëpriturin bashkim.