Si të ç’kapet shteti!?

0
302
Albini - Vjosa
Florim Zeqa
Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa, 03.01.2021

Ndarja e partive në grupe të interesit apo më mirë të themi largimi i një politikani apo grupi të interesit nga partia, nuk e nënkupton ç’kapjen dhe as ndarjen e “shapit nga sheqeri”, për shkak se të njëjtit janë pjesë e kapjes së shtetit, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E keqja më e madhe është se, të pakënaqurit me udhëheqjet partiake largohen nga partia, e për më keq se kaq, të larguarit, për inate personale dhe për mosrealizim të ambicieve politike brenda subjektit të “zemrës” aderojnë tek partitë rivale, duke shkelur kështu percaktimet ideologjike dhe parimet e deridjeshme filozofike.

Ndarja e partive politike, gjegjësisht, nismat e dala nga partitë ekzistuese nuk e ndihmojnë ndryshimin politik, përkundrazi i zgjatin jetën korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.

Mjafton t’i shikosh bordet dhe agjensionet, kompanitë fitimprurëse publike dhe ato private, të gjitha janë të kapura ose janë prona të familjareve të politikanëve të nivelit të lartë.

Në vendin tonë nuk ka inistitucion publik apo privat që nuk është i kontrolluar nga të fortët e politikës, ku të gjithë së bashku ushqehen nga mafio-oligarkët ekonomik.

Prapa privatizimit të egër dhe jo lojal qendrojnë të fortët e politikës të cilët i kanë përvetësuar të gjitha pasuritë shtetërore dhe publike, tokat bujqësore dhe pronat e kompanive të dikurshme publike, të cilat sot i kanë kthyer në biznese familjare.

Prapa çdo burimi financiar, filluar nga kompanitë fitimprurëse, terminalet doganore, qendrat e homologimit të automjeteve, hodrocentralet, gurëthyesit, hotelet dhe restorantet luksoze, hipermerkatet dhe qendrat e mëdha tregëtare qëndrojnë politikanët dhe oligarkët ekonomik.

Meqë është kështu, elektorati kosovarë nuk guxon të ndahet e përçahet për interesa të kësaj klase politike të korruptuar, e aq më pak për individ dhe grupe të interesit, për shkak se, ata që e akuzojnë njëri-tjetrin më së shumti gjatë fushatës zgjedhore, do t’i shihni përseri së bashku në qeverisjen e vendit.

Pothuajse në të gjitha partitë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë, ka politikan të korruptuar dhe inkriminuar, ka kapës dhe uzurpatorë të pronave publike dhe tokave bujqësore, pra, ka hajdut të vegjël e të mëdhenjë.

Asnjë politikan, qoftë i vogël apo i madh nuk ka të drejtë shesë moral për ç’kapjen e shtetit pa i tërhequr familjarët e vet të punësuar jashtëligjshëm në institucionet e shtetit, përkatësisht në krye të institucioneve publike në nivelin qendror apo lokal, në ambasada apo konsullata jashtë shtetit.

Nuk mjaftojnë vetëm deklarimet verbale të politikanëve kinse për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por duhen prova konkrete siq e ceka më sipër, ndryshe, asnjëherë nuk do të arrijnë ta kthejnë besimin e humbur tek qytetarët e vendit.

Meqë është kështu, asnjë liderë partiak nuk ka të drejtë të thirret në ç’kapjen e shtetit pa i luftuar brenda partisë së tij shkelësit e ligjit dhe bartësit e dukurive negative.

Sikur të mbaheshin zgjedhjet e lira partiake nën mbikëqyrjen e KQZ-së, shumica e liderëve partiakë dhe klanorët e tyre do të largoheshin që moti nga drejtimi i partive dhe drejtimi i shtetit në veçanti.

Në fund i kam edhe dy fjalë për mbështetësit e grupeve të interesit brenda partive politike, të cilët e akuzojnë njëri-tjetrin për (mos) mbështetjen e një lideri apo politikani të caktuar.

Sikurse deri më tani, do të jemë i pavarur në analizat e mia politike, duke mos i thënë mbështetje asnjërit nga subjektet politike, për arsyen e thjeshtë, ata që punojnë kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve nuk e meritojnë mbështetjen time.

Do të pranoj të lagem në shi e në borë, e të ngrijë nga acari, por asesi të futem nën çatinë e këtyre partive politike.

Ndjehem krenarë që kam qenë anëtarë LDK-së rugoviane, por edhe më i lumtur që nuk jam mbështetës i grupeve të interesit brenda apo jashtë LDK-së post-rugoviane

Askush nga politikanët nuk po punon për ç’kapje reale, por vetëm për kapje të re të shtetit! Kapë njëri e “ç’kapë” tjetri, më i zi i riu se i vjetri!