SI TA KUPTOSH QË JE TURK?

1
21352

– Nga EDISON YPI, 14-09-2017

Ngrënia me babëzi e bakllavasë apo zgjatja e lugës drejt hallvës a kadaifit të tjetrit, mund të bëjnë obez dhe diabetik, por kurrsesi turk. Ama, nëse plus bakllavasë, hallvës, kadaifit me bajame në mes, të ndenjurit disa orë në kafene dhe qëndrimin këmbëkryq mbi shilte i dashuron marrëzisht, problemin e identitetit kombëtar dhe racor e ke zgjidhur, s’ke pse vuan më, mos ki asnjë dyshim se je një oriental i pakurueshëm, prejardhjen aziatike e ke të sigurt, pisanjosin vrasës, Haxhi Qamili, e ke kushuri të parë, turk je.

Ndonjë krizë përkatësie identitare vetëm pse preferon të veshësh shallvare dhe poture, është e pavend dhe e pakohë, s’ka të bëjnë me të qenët Alhamdulillah. Këto veshje, hera-herës, janë të modës edhe në Perëndim.

Po të shqyhesh së qeshuri me meseletë e Nastradin Hoxhës, simotrat e batutave të pështira të filmave të kurvit, është shenjë e sigurt se nuk je shqiptar, por turk denbabaden.

Është më se e natyrshme të ecësh rrugës duke kqyrur femrat. Sisët, kërthizat, harqet, format, vithet, lëvizjet, nazet, ojnat, All’ahu i ka bërë për t’u parë. Po të vajti mendja se ato mrekullira duhen mbuluar, përveçse turk, je dhe shtazë.

Nëse preferon të blesh, jo në dyqan, por mbi tezgë, pasi të kesh bërë pazar me shitësin, harroje se mund të jesh gjë tjetër, përveçse turk.

Nëse edhe 1 herë të vetme të ka vajtur ndërmend ta rrahësh a ta vrasësh me thikë në gjoks apo sëpatë në gjumë gruan, turk e mongol jo e jo, e as njeri, je një gjallesë kanibale misterioze që nuk e përmban asnjë studim, asnjë enciklopedi faune në krejt Universin.

Ndoshta je nga ata që pushtimi turk u duket çlirim, ndalimi i Shqipes progres, përvetësimi i Besimit fetar të pushtuesi Fat. Në këtë kombinim, je ose i sëmurë psikik ose derr që ha plehra, maçok që ushqehesh nëpër kazana, qen zorraxhi, gomar që duhesh ngarkuar me dru, injorant që s’di asgjë, hu gardhi pa asnjë ndjeshmëri, budalla noterik, zhapik, zvarranik, breshkë e shtypur nga rrotat e makinave mbi asfalt.

Edhe mund ta shesësh votën nëse je fukara ose aq mentë ke. Por nëse atë shitje e shoqëron me mbjellje hashashi, për rrënjët turke mos ki më asnjë dyshim se turk ke qenë e turk do jesh.

Shitja e motrës dhe kushurirës prostitutë në Itali, me çmimin e një lope si në pazar bagëtish, flet vetë, s’ka nevojë për koment, turk apo shqiptar, ferrin e ke siguruar.

Ta duash kafenë të bluar me mulli kafeje, nga ata prej bronzi që rrotullohen me dorezë, vetëm kaq nuk mjafton. Nëse të ndodh që krahas mullirit me dorezë, të fanepset një gëzhojë e verdhë topi 37 milimetra, nga ato që kur isha ushtar i bëja në torno mulli kafeje, je një invadues i papërmbajtur, pushtues, luftënxitës që nuk e ke shokun, turk safi’.

Haremi është i ëmbël. I raftë pika kujt nuk e ka qef! Por nëse ëndërron dhe pretendon harem pa qenë Sulltan, je turk.

Nëse nga njëra anë dëshiron femrat e të tjerëve dhe nga ana tjetër mbulon femrat e familjes tënde ? Më turk se kaq nuk bën vaki.

Pirja për një kohë të gjatë e lëngut të shegës dhe dëgjimi i muzikës tallava, të bëjnë turk edhe nëse nuk je.

Gjuhë të huaja nuk di. Nga Arti dhe Letërsia haber nuk ke. Rrugën e mundimshme të njerëzimit drejt progresit nuk e njeh. Fort i squt nuk je. Në këto rrethana është më se e natyrshme t’i urresh vendet perëndimore dhe të simpatizosh e promovosh Lindjen dhe Turqinë. Nëse taksirati yt është ky, turk nuk je, turk të ka bërë hajvanllëku i lindur.


Loading…


Nëse nuk bën dallim mes Poezisë dhe Bejtes, Poetit dhe vargëzuesit, s’ka provë më të sigurt se turk je.

Shumë mirë që Allahun e ke frikë dhe i falesh disa herë në ditë. Allahu dhe ti prandaj ekzistoni; Që ti të mëkatosh, Allahu të të fali. Halli se ti Allahun nuk e mban për vete si diçka individuale, që të qetson, ta zbut dhe ta zbukuron jetën, por me Allah rrekesh të bësh politikë. Po vazhdove të bësh politikë me Allah, gjeje vetë çfarë kafshe je, se shqiptar kurrë.

Po kape ndonjë lek turku duke u lëpirë e jargavitur andej nga Shkupi, Stambolli, Ankaraja, dhe hiqesh për shqiptar i kulluar, të jesh turk ku ma gjen. Në këtë rast je një spiun i ndyrë.

Po fole keq për Skënderbeun, Shën Terezën, Ismail Kadarenë, s’je turk, as shqiptar, as amerikan, as rus. Je gropë plot me kalbësira, kërrma, krrokama. Je ndyrësirë e ndyrësirave. Je tradhtar, mercenar, rrugaç, pleh, bërllog i tillë për të cilin ca të papërgjegjshëm po thonë se i duhet shtypur koka pas murit dhe të hidhet në grykën e makinës grirëse të barit si në filmat e horrorit.

Shënim: Qëndrimet e shprehura në opinione, nuk përfaqësojnë patjetër vijën editoriale të Fjala e Lirë. Përgjegjësia është e artikull-shkruiesit.

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.