Arben Çokaj
Në Austri, një Vignete për 10 ditë kushton 8 Euro. E bleva Vignette-n dhe e vura në xham. Ajo ka një celofan me një X të zi, duhet heqë celofani, dhe të ngjitet mirë për xham. Unë s’e dija këtë dhe e ngjita vetëm pak, pasi doja të ndërroja xhamin e makinës, e thashë, po e përdori prapë të njëjtën Vignette edhe në rrugën e kthimit…
Më kishte kapë kamera e rrugës, kur shoh se më kishte ardhur pas 4 muajve një letër, e mbushur me kërcënime dhe paqartësi, 120 Euro, ose do të arrestojmë. “Kush i ka dhënë makinës me datën e caktuar, para 4 muajve?” – pyesnin ata. Pas një komunikimi me ta, shkoi gjoba në 330 Euro, e ngaqë unë u tregova edhe disi arrogant, pasi Vignette-n e kisha blerë e nuk ndihesha në borxh, ata e dërguan çështjen në gjykatë. Më tha gjykata e Graz-it, se po nuk u paraqita në gjyq, vlera e gjyqit mund të shkojë 9 mijë Euro.
Bisedova me një avokat dhe një mik shqiptar në Graz e një në Vjenë. Më thanë paguaje gjobën shoku, se këta mund të ndalin në rrugë, e t’i marrin të gjitha lekët, pasi mund edhe të arrestojnë. Bisedova edhe me një avokat në Graz, i cili më tha, se përfaqësimi në gjykatë kushton 600 Euro dhe me këtë çështje, mund edhe të mos fitosh, edhe pse ti e ke blerë Vignette-n. Është dashtë hequr celofani dhe ngjitur mirë për xhamin e parë Vignette, se kështu e ka ligji. Kamera ka parë atë X-n e zi aty dhe e kanë quajtur Vignette-n të pavlefshme.
E pashë se nuk kam nga ia mbaj, dhe i shkrova Ministrisë Austriake të Transporteve, me qëllim që ta uli pak gjobën ose ta anuloj fare. Ata më thanë, “edhe pse e ke blerë Vignetten, edhe pse nuk i ke bërë ndonjë dëm ekonomik Austrisë, nuk mund të shpëtosh pa paguar tani 120 Euro, se ke thyer ligjin!” Heu çoniu bre kuksianë prej gjumit çoniu, e futjani flakën Austrisë!
M’u desh t’i kërkoj ndihmë këtij mikut në Vjenë, që ta paguajë atë gjobë 120 Euro, se do rregullohesha me të, dhe ai e pagoi. E pastaj, ai më tha, “a e shikon Perëndimin! Ky ka shtet!” M’u kujtua Shqipëria, këtu kur vendoset ligji, të quajnë komunist. Atje në Perëndim, e quajnë shtet.
Shyptari e respekton shtetin e huaj, sado që e dhunon dhe e rrjrepë. Por jo shtetin e vet. Kur të fillojmë ta duam e respektojmë shtetin tonë, e jo ta vjedhim e abuzojmë atë, atëherë edhe do të filojmë të bëjmë shtet. Kështu i mendoj unë këto punë!