Si një shkëndijë…
Kam menduar
se çdo njeri
si një shkëndijë mund të jetë:
një shkëndijë e aftë
për të ndezur botën
me zjarrin e Zotit.
Oh, sa do të doja
një shkëndijë e vogël
të isha
në duart e Hyjit,
që në vogëlsinë time
mbarë njerëzimin të ndez!
Po, si një dritë e vogël
e Zotit, do të doja të isha,
që bota mbarë
ta shohë vetë Zotin
në shkëlqimin e dritës së Tij!
Vëlla Nikolin Sh. Lëmezhi
Vëllazëria Jeruzalemi i Ri
Shkodër, më 20.07.2018