SI MUNDEM ME IKË PA TY

0
770
Ndoc Selimi

Ndoc Selimi (ish-aviator)

Përshëndes gjithë veteranët e aviacionit me poezinë “SI MUNDEM ME IKE PA TY”

SI MUNDEM ME IKË PA TY

Duam me u kthye te rrezet nën hanë
ku pushoni ju avionet tane
me vuejtë bashkë heshtjen e ajrit
e me përshëndetë tufat e zogjeve,
që s’pushojne sot duke parakaluar në shenj zije
për krahte tonë të lodhur fluturimit.
Qielli na pret,
endrrën e fundit me shkrue n’hapesirë
e me puth gjurmte e fshehura rrenxë nji yllit,
që akoma sot mbajnë mend emrat tonë…
Nesër, ndoshta,
kur të bierë perdja e fundit
shkallët e nalta të planetit
kami me i ngjitë pa krahet tuej…!
Po si mundëmi me ikë fillikat te vetëm
horizontëve gri
o zogj gjigante te qiellit!
Si mundemi me ike pa Ju…

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar