SI JEMI BËRË

0
552
Zymer Mehani - Fadil H. Curri

Zymer Mehani

Ende thur vargjet e mia dhe melodinë e jetës ende e luaj
Rruga jonë shumë e gjatë është, por jeta është e shkurtër
E shikimet shpeshherë vetëm me një fjalë i kemi zgjatur
Edhe pikëllimin prej fjalës bërë e kemi, fare pa u matur
Edhe dashurinë si fjalën e kemi kthyer, por jemi zhgënjyer
E në vend se të duhemi, jemi duke u urryer, si ujq duke u shqyer
Maskë syzash mbajmë në sy, përplot dyftyrësi dhe dinakëri
Që të mbulojmë gënjeshtra, të palara, të zeza, pabesi
Tani kemi shumë fytyra, pesë, gjashtë, shtatë a tetë
Jemi hipokritë, s’e mohojmë, na duket gjë e lehtë
Prej fjalëve e krijuam dashurinë, miqësinë dhe besimin
Me fjalë dashurinë e shndërruam në urrejtje, ia dham dënimin
Dhe me fjalë si me plumba e vramë, porsi një bishë të tërbuar
E tash n’zemra kem plot vrer, urrjetje, jemi të zemëruar
Sepse gjithçka po duam që të jemi, këtë lirisht po e themi
Por vetëm njerëz s’po duam të mbesim, duam t’jem soj domeni
Ky qenka njeriu i kohës së sotme dhe aspak s’shëmbëlleka me ata t’kohëve të moçme