SI IA PRENE KANGEN NE MES, KANGETARJA JUSTINA ALIAJ

0
1986

Ndoc Selimi

Nje yll qe, edhe i djegun, la shenja ne qiellin shqiptar e ne zemren e çdo artedashesi.Kangetarja Justina Aliaj hyni ne historine e muzikes si nji zhenì, qe njerezit e asaj kohe e kujtojne mire emrin, bukurine, zanin, inteligjencen e saj, aq sa nuk pritej te mbaronte kanga dhe te gjithe spektatoret ishin ne kambe e ne mes duartrokitjeve percillej zani i saj me akcent shkodran “falemnders”! Ajo merr pjese qysh e re ne festivalet e kanges ne radio e me vone Tv qe nga festivali i VI e deri te famkeqi i XI-ti.

Ne shpirtin e popullit, ne zemrat e ne fishkellimat melodike vazhdojne te perseriten notat e kengeve te paharrueme qe sot kan hy ne fondin e arte te kultures shqiptare si “Unaza” kenduar me 1970 ne festivalin e IX – te, “Ne te dy”, festivali i X – te, “Stacion i dashur” ne festivalin po i X – te (1971)Por i thone nje fjale “nuk te le djalli me ba dasem” dhe djajte ishin gati. U prit festivali i XI i vitit 72 qe te shpartallohej arti shqiptare, artistet dhe me keto edhe Justina Aliaj per fajin e vetem qe kishte kenduar nje kange!!!

Kanga ishte pak ritmike dhe mbante titullin “Ne ekranin e televizorit” te komozitorit A. Xhunga. Faji i dijes dhe i talentit ne kohen absurde te diktatures perbente faj, bile krim te rande. Keshtu e peson talentia e re 21 vjeçaria Justina duke e largu nga puna ne Tv , duke i pre kengen ne mes e tuj e degdis ne nje punetore te NISH – mjeteve mesimore.

U deshten vitet 90 qe ajo ti kthehej skenes e ekranit, kanges vet qe aq shume e dashuroi. Edhe pse i mungoi artit per afro 20 vjet, perseri dalja ne skene ngjalli emocione te spektatori shqiptar e ma andej. Ajo ishte dhe asht nji artiste e madhe e kanges dhe skenes shqiptare.

Ne kujtesen time jane te pashlyme disa episode duke fillu nga kanga e Kukulles qe e interpretoj me zotesi qe kur ishte femije, por pas heshtjes se gjate u prezantua per here te pare ne Pallatin e Kultures ne kuadrin e kujtimit te 200 vjetorit te Lord Bajronit, ku interpretoi me nje shpirt te papare e degjuar poemen per Cajld Haroldin. Ma vone rasti e solli te ishim sebashku ne nje meshe ne kishen e Shen Merise ne New Jork me 1996. Pas meshes iu ba thirrje popullit per te ndihmuar ne fonde per ndertimin e nje kishe te re.

Njerezit tashma shqiptaro – amerikane te vendosur me kohe ne shtetin e madh benin njifar gare se kush jipte ma shume ku premja ma e vogel ishte 5000 dollare e perfundonte ne 100 000 dollar dhe pastaj zani i spikrit nga mikrofoni “Filani pagoi kaq e kaq”. Ne mes tyre degjova emnin e njoftun kur spikri tha: “Justina Aliaj vjen nga Shqiperia e dha 100 dollar”. Ishte ky 100 dollaresh (kur te tjeret paguanin shuma te medha) qe beri te ngriheshin ne kembe me duartrokitje qe zgjaten per disa minuta e gjithe salla. Edhe une u ndjeva shume krenar per kete xhest te artistes tone te nderume Justina Aliaj. Te urojme jete te gjate e te lumtun fisnikja e kanges shqiptare!