Naxhije Doçi – Prishtinë
Dy nipërit e mi, që ende janë fëmijë
si dy mrekulli
të dytë mësojnë në të njëjtën shkollë
në Prishtinën tonë të madhe,
në Kosovën me etje bardhësie,
dhe në të njëjtën klasë shkollore janë
ulur bashkë edhe në të njëjtën bankë
si dy binjakë.
Nuk janë vëllezër, janë kushërinj të parë
si dy margaritarë
me njëri-tjetrintë përherë të pandarë.
Nipi vetëm pak muaj më i madh
quhet Dielli
që unë nga gëzimi i madh
sa një mal me fletë
i them lirshëm
që në zemrën time rrëzëllinë e shkrep
mu sikurse dielli-planet.
Nipi tjetër Shkëmb emrin e ka
mëngjeseve të dritës bën ushtrime pa ia nda
se në fantazinë e artë fëmijërore
ëndërron të bëhet i fortë sa një kala
kala krutane me sy dielli në histori
shkëmbore dhe krenare
jehut madhështor me trimëri
trimërinë pellasde-ilire në vazhdim
nga Kryetrimi syshqiponj arbëror
hyjnizuar nga perënditë sublime
atje lartë mbi re
Gjergj Kastrioti Skënderbe.
Në pushimet e shkurtëra për freskim
pas lojës dhe detyrave në mësim
Dielli e Shkëmbi bisedojnë me përkushtim
edhe për histori
mësuar bukur e mirë në shkollë,
por dëgjuar thukshëm edhe në shtëpi
nga gjyshërit me etje pene
që për nipërit kanë
dashuri të madhe deri në pakufi
si një mrekulli.
Nga krenaria për trashëgiminë
ngadalë dhe si padiktueshëm
Dielli e Shkëmbi bëjnë edhe befasi,
vishen me veshje kombëtare
blerë nga artizanët duarartë të etnisë
dhuratë nga prindërit e përkushtuar
për ditëlindjen e tyre të shenjtëruar.
Shtati i stolisur me veshjen kombëtare
dhunti përrallore,
tirq të bardhë me gajtana të zi
këmishë pëlhure qëndisur me mjeshtri
dhe gjamadanët me kllapadana flakëruar
mbi krah harkuar,
belin njomëcak mbështjellë me shokë
me shpatë e jatagana emitues hijeshuar,
plisin e bardhë si bora
me shqiponjën dykrenare kuq e zi
si flamuri ynë shenjtëri
kurorë mbi kokë.
Ju prindër e gjyshër zemërbardhë,
janë fjalët e tyre krejt zjarr:
A përngjajmë sadopak edhe ne
në Kryetrimin e të gjitha kohëve,
në më të Madhin Shqiptar të Hyjnizuar
Gjergj Kastrioti Skënderbe?!
Gjithëmonë do të kemi në mendje
dhe në zemrën tonë të dëlirë
me dashurinë bjeshkë mbuluar me re
dhe me etjen e përtërirë
o i Madhi Ynë si Perëndi
Gjergj Kastrioti Skënderbe
për të flakëruar krahëhapur
nëpër shkallët e jetës
për komb e gjuhë
dhe për atdhe!
Prishtinë – Prill – 2020