Si e mashtronin serbët Europën për ne?

0
252
Ushtarët serbë, Kosovë

Fahri XharraShkruan Fahri Xharra, 5 Nëntor 2019
(Pjesa e dytë)

Serbë shkruanin: “që mos të na shihet se ne e kemi në shënjestër vetëm marrëdhënjet e serbëve me shqiptarë, ne do ta japim edhe historinë e shkurtër të vendbanimit shqiptar në Sanxhak, i cili nuk ishte muhamedan por i krishterë. dhe dhunën ndaj tyre prej vetë shqiptareve, më ketë të tregojmë si plotësim se si shqiptarët muhamedanë ishin pa kurrfarë vetëdije kombëtare, por vetëm shërbyes të urdhër kryes të turqve në myslimanizmin e të krishterëve të robëruar.”

E njëjta lojë edhe tani, serbët viktima të shqiptarëve dhe përgjegjës historik për “vuajtjet” e tyre. Kurse ne prapë s`mundemi të ndahemi nga ajo që ” mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit dhe e trupit të robëruar“. Robëria i njeh një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjen e të robëruarit; dhe mendja si e tillë përkundër lirimit të saj fizik mbetet prapë në kthetrat e lartmadhërisë së saj-ish robërisë.”

Edhe sot ka thyerje të mëdha, edhe sot nuk ka përfunduar asgjë. Ende sot: “Bac` s`u krye”. Jo që po e them unë, por çka po shohim dhe çka po dëgjojmë e kemi vetëm një përsëritje të së kaluarës jo të largët; 100 vjeçare.

Të shohim se si shpjegohen shqiptarët prej serbeve, po e them shqiptarët prej serbëve, sepse vetëm ata kanë folur për ne, na kanë përhapur na kanë cunguar, na kanë sjellë nga malet na kanë paraqitur njerëz me bisht; sepse ne nuk dinim të flisnim, nuk donim të flisnim apo nuk na lejonin të flisnim.”

“Vendbanime të arnautëve të besimit të krishterë në terrenin serb në kohët e kaluara kishte kryesisht nëpër qytete si Prishtinë, Vidin, Novi Pazar, Krushevac, Prokuplje, Nish dhe Çupri ( Acta Bulgariae polissimum ecclesiastica (Monumenta spectantia historiam Slavorum Meridionalium, vol. XXIII, 339). Këta paskan pas qenë tregtarë dhe zanatlinj që erdhën në qytete ku kishte karakteristika katolike dubrovnikase, por kishte edhe andej e këndej të shpërndarë nëpër fshatra të cilët qenkan larguar për ti ikur dhunës së bashkë-fisnorëve muhamedan apo të shpërndarë nga vetë turqit për qëllime politike.

Në të gjitha ato vende shqiptarët e krishterë si edhe të krishterët tjerë ishin të shkelurit e perandorisë. Pra larg kufirit të ngushtë të Serbisë me Shqipërinë paska pas pasur shqiptarë e edha të krishterë (Pohimi serbe i një të vërtete për shqiptarët e krishterë e cila sa do që tentohej të fshihej ajo iu ikte nga klishetë e përgatitur për botën perëndimore).

Shqiptarët në Kaçanik paskan pas ardhur si plaçkitës në shek. XVI-të, të cilët i zënin pritë karvanëve, dhe vritnin e plaçkitshin vetëm e vetë për të plaçkitur e të përkrahur nga turqit.(?)”Fakte” të atilla që edhe historianin më të kujdesshëm Europian e çojnë në drejtim të gabuar.

“Muhamedanët në gjysmën e shekullit XIX-të ia arritën të i muslimanizojnë Serbet Katolik (?) në rrethin e Prizrenit, Gjakovës dhe në disa vende të Kosovës si dhe Serbet ortodoks që u shqiptarizuan dhe u muslimanizuan në shekullin e XVIII-të. ”Një shkrim i gazetës“ Novine Çitalishta Beogradskog” nr.12.12 Mars 1848 shkruan: ”Peshteri dhe Biori janë dy vende të vogla në mes të Shkodrës, Bijelo Poljes dhe Novi Pazarit, vende ku nuk ka pushtet, por vetëm me anë të forcës së fiseve jetojnë, ka shtëpi ku, nëse janë dy vëllezër njëri beson në Krisht e tjetri në Muhamed, njëri falet e tjetri kryqohet. Në disa shtëpi janë nga tre vëllezër dhe që të tretë mbahen për turq, kurse babën e kanë Serb dhe kështu djemtë falën kurse i ati kryqohet“.

Procesi i muslimanizimit të Serbëve ortodoks paska pas filluar vonë në këto anë dhe në kushte shumë të vështira??????

E vërejtët mënyrën e “vajtimit” serb karshi botës në shekullin e kaluar. Por sot ata çka flasin për ne? Zoti e di. Por e dinë edhe bashkëbiseduesit e serbëve, të cilët vetëm se pohojnë me krye duke i dëgjuar shpifjet serbe të cilat ende janë aktuale për botën.
E ne, a mundemi që me ndërgjegje të plotë të dalim para botës e të themi: jo, nuk është e vërtetë se çka thonë serbet për ne? Ku po e dimë se çka po thonë serbët për ne?

Po si me qenë aty: sjelljet tona flasin dhe dokumentojnë dhe s`ka nevojë të jemi aty. ( 2012 )

Fahri Xharra, Gjakovë