SI E KALOI NËNË TEREZA MOMENTIN E DHIMBSHËM TË HUMBJES SË BABAIT TË SAJ. ISHTE VETËM 9 VJEÇE!

0
197
Mmother Teresa - Gëzim Alpion

Në gusht të vitit 1946, në konviktin e një shkolle, motër Tereza po përpiqej të qetësonte nxënëset e shkollës, që ishin të shqetësuar nga dhuna që kishte shpërthyer në Kalkuta ato ditë.

Kur isha 9 vjeçe, më vdiq babai. Në vendin tim, Shqipëri, ku edhe kam lindur, kishte mjaft konflikte plitike. Për shumë vjet, unë nuk mund ta kuptoja, se çfarë ndodhi, pse babai im nuk po vinte në shtëpi.

Dhe ajo tregon se si e kaloi këtë humbje të madhe. ‘Fillova të recitoj një poezi me vete, herë pas here‘. Duke vijuar, motër Tereza në atë kohë, fillon e reciton vargjet:

Zemra e tij rreh me dashuri,
Për fëmijën, gruan dhe vendin
Dhe pastaj shpërthen në lulëzim
Si trëndafil i kuqërremtë
Që bie në këmishën e rrudhur

Motër Tereza e bëri këtë koment me rreshtat e lartpërmendur: ‘Poezia është të besosh në dashuri, Marie, edhe kur gjithçka që sheh rreth teje është urrejtje dhe shkatërim.‘ Pastaj, ajo i jep këtë këshillë vajzës së frikësuar, para se t’i uronte asaj dhe shoqve të saj natën e mirë: ‘Marie, mendoj se nesër ti ke një poezi për të shkruar, ashtu siç bëra unë, kur isha nëntë vjeçe dhe kur më vdiq babai.

PREJARDHJA E NËNË TEREZËS – SIPAS ALPION, ISHTE NGA MIRDITA, NDËRSA AI SI ALBINI I THOTË KOSOVËS NË LIBRIN E TIJ NË ANGLISHT ‘KOSOVA’, E JO ‘KOSOVO’, SI I THONË ISH-PRESIDENTJA JAHJAGA APO OSMANI…

– Gëzim Alpion në “Mother Teresa, The Saint and Her Nation“:

Prindërit e Nënë Terezës vijnë nga Kosova. Të dy kanë lindur në rajon. Origjina e gjyshërve të murgeshës është më komplekse. Ndërsa të katërt prej tyre ishin shqiptarë etnikë, ka arsye për të besuar, se ata e kishin origjinën në një farë mënyre nga Mirdita, një rajon në veriun e Shqipërisë.