Si dhe sa ndikon gjuha në një vepër letrare

0
324
Pajtim Xhelo

E kam trajtuar edhe dy herë të tjera këtë temë, po e quajta të domosdoshme ta rikujtoj, duke marrë shkas nga një bisedëp në studio në një nga tv publikë, ku një ministre e qeverisë dhe një shtetare tjetër përdorën fjalën italisht ” gia ” në vend të fjalës së bukur shqipe ” tashmë, tani, tash, njitash” Jo se ishte hera e parë që e dëgjoja me neveri këtë, po m’u errën sytë, sepse tashmë kupa qe mbushur me këtë antikap.
Gjuha ( e folur dhe e shkruar) është thelbi i jetës së një kombi dhe së bashku me simotrën e saj, kulturën ato janë ” bërthama” e jetës dhe e historisë së çdo kombi. Të dyzuara me flamurin ato përbëjnë dy simbolet e çdo kombi.

Një komb si ne, gjuhëtarët dhe historianët e të cilit pranojnë me mëndjelehtësi dhe papërgjegjshmëri e nuk e kemi patur gjuhën të shkruar para vitit 1555 ( Meshari i Gjon Buzukut) si mund të ketë trashëguar gjuhën e tij, relativisht të ruajtur pastër? Si mund të ndodhë që një gjuhë mijëravjeçare e pashkruar të përdoret sot si çelës për të zbërthyer gjuhët më të vjetra të botës, ndërkohë që ka gjuhë të shkruara që tashmë janë zhdukur ose asimiluar nga gjuhët e pushtuesve? Roma na pushtoi deri në mesin e mijëvjeçarit të dytë të erës së re, ashtu si pushtoi edhe popuj të tjerë të Europës, Azisë dhe Afrikës. Disa popuj, edhe pse gjuhën e tyre e kishin të shkruar, sot flasin latinishten e kultivuar ( SpanjA, Portugalia, Galia, Rumania etj), një pjesë tjetër kanë ndikime në leksik( fjalor) apo në gramatikë e sintaksë ( Belgjikë, Holandë, Austri, Angli, Skoci, Irlandë, Islandë etj) Po ne, shqiptarët që, sipas papërgjegjshmërisë së gjuhëtarëve tane nuk e kemi shkruar gjuhën tonë para 1555 ???!

Logjika nuk e pranon dhe faktet e zbulesave flasin për të kundërtën. Sot është e pranuar në mënyrë tërësore se gjuha shqipe vjen nga gjuha pelasgane( pelasge) , madje është dakortësuar se gjuha Pelasgane ka patur alfabet 10000 vite më parë…Pra paska qenë e shkruar. Po kështu edhe ilirishtja e më pas shqipja. Gjuha shqipe ka qenë e shkruar dhe për këtë nuk do jetë e largët dita që të faktohet e ruajtur nga nëntoka që është magazina mijëra vjeçare e qytetërimeve të rrënuara nga tërmetet, përmbytjet, vullkanet etj…

U zgjata pak pët të theksuar domosdoshmërinë e respektimit të kësaj gjuhe kaq të lashtë.
Deri aty nga vitet 1985 punohej në vijimësi për ruajtjen e pastërtisë së gjuhës dhe kultivimin e mëtejshëm të saj. Pa përmendur këtu punën e madhe që u bë nga disa makademikë dhe joakademikë( madje më duhet të theksoj që në vitin 1975 doli dhe një urdhër qeverie që të gjithë mësuesit, e të gjitha cikleve dhe shkencave të jepnin me detyrim provim Drejtëshkrimin e Gjuhës Shqipe… Ky urdhër nuk përjashtonte askënd). Kontrolli arrinte deri te emërtimet e të gjitha dyqaneve, ndërmarjeve, institucioneve. Më duhet të përmend këtu edhe detyrimin e nëpunësve në periudhën e Zogut për të patur shkrim të bukur, sipas drejtshkrimit të shkronjave dhe për të zbatuar me rreptësi drejtshkrimi në tërësi.

Pas viteve ” 90″, ashtu si ndodhi edhe në fushat e tjera të jetës në përgjithësi, edhe gjuhës së shkruar e të folur iu dha një” status i veçantë”, sipas të cilit ajo( gjuha) fitonte lirinë e pakushtëzuar të merrte( vetëm të merrte) cilat fjalë të donte, sa fjalë të donte në emër të ” lirisë së shprehjes” deri në institucionet më të larta ligjvënëse, ligjzbatuese, deri te Presidenti i Republikës, në media( në atë të shkruar dhe të parë) e kudo.

Kjo lloj ” krushqie” u përhap qa shumë, sa tani, pas afër 30 vitesh ka zëvendosuar dashurinë dhe llojet e tjera të martesave.
Në emër të kujt kjo?
Mbase në emër të ” lëvizjes së lirë të mallrave”
E bënë gjuhën shqipe mall për ta shkëmbyer, jo mall me mall, sepse nga ne të huajt nuk morën asnjë fjalë. Po cili ishte shpërblimi i shkëmbimit ( i barabarti i shkëmbimit)?

Përulësia (inferioriteti, servilizmi, shitja)
Një klasë politikanësh, shtetarësh, inteligjentësh( të gjithë fallco, pseudo) që ia shitën shpirtin e kombit djallit.

Mua nuk më ha meraku për ata që vepruan e veprojnë kështu, por më vret ajo që pritet të ndodhë pas 30 viteve të tjerë, nëse kësaj pune nuk do t’i kundërvihet ligji( që edhe këtë duhet ta presim ta bëjnë ata që e zhbënë dhe që më duket pak e pamundur).
Dhe ajo që më shqetëson si shqiptar i mirë që e dashuron gjuhën si “paraqitjen e kombit” është se kjo po ndodh me shkrimtarët dhe poetët, gazetarët, etj.

Mos pas 30 vitesh ( jo ne, po ata që do jetojnë) duhet të flasin e të shkruajnë në një gjuhë të re?
Zoti na ruajt! Mos ndodhtë kjo se pas disa kohëve do të thonë që kjo gjuhë që ne flasim sot (një pjesë e vogël kemi mbetur që e njohim) ka qenë gjuhë e një populli që është zhdukur nga ndonjë fatkeqësi madhore ( përmbytje, tërmet etj.)
Zot, Zot, Zot! Ndalo këto mendje ” moderne” Shpëtona nga këta ” djaj me fytyra ëngjëjsh” që po përhapen si fara e hidhësit. Shpëtona tani sa nuk është vonë!

Lexoj poetë, prozatorë, të rinj e të vjetër( sepse kjo qenka një epidemi që i kap edhe të vjetrit) që i kanë thënë ” ik p….u ” fjalës së bukur shqipe, Ku po i çon mushka?

Kështu si shkruajnë ata, duke iu larguar shprehjeve të bukura frazeologjike të gjuhës somë, fjalëve të urta, përdorimit të gjuhës së bukur krahinore atje ku duhet( krahinorizmat), duke i braktisur shpesh edhe disa fjalë apo forma të bukura foljore të gegërishtes etj, në emër të ” modernes”, jo vetëm lexuesit do largohen dhe do t’i drejtohet përfundimisht e tërësisht internetii, në të cilin padyshim do gjesh një gjuhë të thatë, të zbrazur nga të gjithë përbërësit që i japin bukurinë sikur edhe një fjalie apo fraze të vetme, do të gjesh një degë apo trung peme pa gjethe. Në fund të fundit do të gjesh një lakuriqësi të neveritëshme dhe dihet që lakuriqësia është e bukur vetëm për disa minuta në krevat. Pastaj bëhet e neveritëshme.

Përfundimisht, një vepër letrare pa gjuhën e duhur, e veshur me atë gjuhë bastarde që po përdorin sot prozatorët, do t’i ngjajë një të çmenduri që bredh rrugëve lakuriq. Sot po thonë të gjithë vet shkarravitësit e vargjeve dhe ata të prozës si një tabllo vjeshte me të gjitha gjethet të rrëzuara e të nxira nga shirat, erërat dhe të ftohtit, “ne jemi poetë”, apo “Ne jemi shkrimtarë” dhe po e quajnë me hipokrizi njeri tjetrin në “liket” që bëjnë, “bukur poet”, “shumë bukur shkrimtar” apo edhe i vënë të shkretët në siklet të madh, sepse i mbushin mendjen vetes se janë njerëz të mëdhenj, të paarritshëm, duke u thënë” vargu yt të çon no parajsë” ” vargu yt të bën të ëdërosh me sy hapur” apo ” tregimi yt më bëri të rijetoj” Eh, ç’të thuash : Marri për marrëzira.

Jo, miqtë e mi pa tru që keni vjedhur veladonin e shenjtë të poetit apo prozatorit, jo! Do bënit mirë ta hiqnit atë veladon, nuk iu takon juve. Të mbash emrin e madh të një poeti apo shkrimtari, është nder për kombin dhe duhet ta meritosh. Ju jeni njerëz fallco të një shoqërie fallco. Mirë do ishte të fshiheshit nga kjo “parajsë” i e përfytyruar.

Ju i ngjani asaj përrallës “Mbret lakuriq”, të cilit rrobaqepësi i mençur i mbushi mendjen se i kish qepur rroba të padukëshme dhe ai doli në popull lakuriq, sepse edhe shërbëtorët, nga frika i thoshin “Sa rroba të bukura, dukesh si djalë i ri” PO KUR DOLI PARA POPULLIT, POPULLI QË NUK ISHTE SERVIL, PA DHE THA TË VËRTETËN : “UA, PASKA LAJTHITUR mBRETI, PASKA DALË LAKURIQ!”

Si duhet të shpëtojmë nga kje epidemi?
Sot shqiptarët kanë fituar lirinë e fjalës e të mendimit. Po kjo liri, vallë duhet kuptuar e pakufizuar, e padrejtuar?
Populli thotë : ” Gjella me kripë po kripa me karar”. E thënë ndryshe, liria duhet, po ka një cak dhe po kaloi ai cak . Liria bëhet tjetër gjë.

Nga natyra njeriu nuk ka të ngopur me tri gjëra në jetë :
1. Me liri
2. Me para
3. Me jetë

Nëse këto të trija atj do t’ia japim pa masë, ashtu si ai i kërkon, atëhere :
Liria do të bëhet e verbër
Paraja do të tërbohet
Jeta do të harrohet.

Fjalën e kishim për Lirinë
Pra, Liria e pakufizuar (e pakontrolluar) bëhet e verbër dhe nuk sheh më se ç’bën, kthehet në marri (marrëzi) dhe ç’mund të presësh nga i marri?
Marrina (çmenduri)

Do ta lemë këtë çmenduri kolektive të na shkatërrojë?
Jo, natyrisht.
Ne, shqiptarët, sot nuk na shqetëson fort kjo, sepse qeveritë na kanë hapur të tjera telashe, që kanë të bëjnë me sigurinë e punës, sigurinë e jetës, të fëmijëve, të familjeve… Në fund të fundit bukën e gojës dhe kur vjen puna te buka e gojës, njeriu nuk shikon më për këto probleme, duke mos patur forcën e arsyes që të mendojë:

Për ardhmërinë e tij e kësisoj të kombit,
Për shpirtin e kombit.
Ai që ka frikë për të nesërmen e tij e të fëmijës, ai që nuk ka bukën e gojës, i ka sytë të veshur dhe mendjen të mpirë, e ka shpirtitn të mjegulluar.

Është detyrë urgjente e intelektualëve( nëse kanë mbetur akoma të tillë) që t’i deyrojnë qeverisë marrjen e masave rrënjësore, tërësore, të menjëherëshme për të mos lejuar shkatërrimin e gjuhës sonë të vyer, që është dhe Krenaria jonë e njohur edhe nga të tjerët( kuptohet, jo me dëshirë të madhe).

Para së gjithash,ashtu si e theksova më sipër, kjo është më e domosdoshme ( jo vetëm e rëndësishme) t’u detyrohet ligjërisht nga organizmat ligjzbatuese( Ministri etj) si dhe nga Akademia e Shkencave shtëpive botuese që të plotësojnë organikat e aktiviteteve të tyre sipas funksionimit, të bëjnë të detyrueshëm kontrollin cilësor të librave që dalin nga shtëpitë e tyre botuese.

Shtëpitë tona Botuese janë kthyer në Shtypshkronja. Nuk kanë as redaktorë, as korrektorë, as recezentë të jashtëm sipas natyrës së veprës. Ato janë kthyer thjesht në Ent tregtar pa asnjë përgjegjësi.
Këtu do të theksoj kntrollin veçanërisht të gjuhës së përdorur.

Kjo do ta përgjysmojë të keqen. Do detyrojë krijuesit të shkruajnë shqipen e duhur. Vetvetiu, sipas parimit të tullave, edhe në ambientet e tjera kjo do të shkojë… Edhe te lexuesi.

Këtu duhet të kemi parasysh pastaj edhe probleme të tjera si : futjen e sistemit të kontratave mes botuesit dhe krijuesit, ndëshkimet ligjore për moszbatimin, shpërndarjen e librit nga vet shtëpia botuese, bashkërendimi i punës me Ministrisë, shtëpive botuese, shkollave të mesme e universiteteve etj.

Duke detyruar krijuesit dhe botuesit të rivendosin vlerat letrare dhe gjuhësore, kuptohet që lexuesit do marrin në dorë gjuhën e pastër shqipe dhe do e flasin e do e shkruajnë atë ashtu si duhet.

Kjo duhet të ndodhë nëse duam që ky komb të eci atje ku duhet, sepse po të pastrojmë e pasurojmë shpirtin e kombit, të tjerat vijnë me mbarësi.

Pajtim Xhelo, 14 tetor 2019, Vlorë.