Si “avulloi” albumi i Moisiut nga Arkiva e Shtetit?

0
889
Pjetër Logoreci me pllakë gramafoni të Moisiut

ÇUDI SHQIPTARE

…si u “avullue” albumi nga Arkiva e Shtetit?…

Pjetër Logoreci

Me datën 15.7.2013, pata dhurue në Arkiven e Shtetit në Tiranë, në prani të drejtoreshës Nevila Nika, një Album me tri pllaka gramafoni me shumë vlerë për shqiptarët, mbasi pllaka e parë mbante një monolog me ZANIN E ALEKSANDËR MOISIUT. Albumin e pata ble në Vjenë në një Flohmarkt dhe ishte pjesë e koleksionit tem privat.

Deri ktu gjithshka mirë e kandshëm…, por, me rastin e hapjes së ekspozitës sime me fotot e MOISIUT në COD / në kryeministri (maj 2019), i kërkova Arkivës së Shtetit, që ta sillte Albumin për demostrim, që ta shihnin shqiptarët…

KY ALBUM NUK EGZISTON NË ARKIVË, m’u tha nga nënpunësit e arkivës, që erdhen në aktivitet (mbasi morën vesht ardhjen e kryeministrit), me një disk tjetër që nuk më përkiste mue…

Sot “përkujtoj” 6 vjetorin e ZHDUKJES së Albumit…


Pjetër Logoreci njofton nē FB:

…të dashtun miq, sapo mora një mesazh nga drejtori i Arkivës së Shtetit Ardit Bido, i cili më konfirmon egzistencën e Albumit, por për mungesë korrektësie të personelit ishte i vendosur në një vend tjetër dhe ishte i parregjistruem. Ai më ka dërgue edhe një foto të Albumit për të vërtetue praninë e tij. Sipas drejtorit Bido, mbrenda pak kohe, albumi do të rregjistrohet dhe do të vëndoset në fondin e fonotekës, në vendin e duhun. Personat pergjegjës do të mbajnë përgjithësi. FALEMINDERIT