Shumica nuk është gjithmonë e vërteta, por e vërtetë është se shumica vendos

0
680

Nue Oroshi

Më 8 Korrik 2017 në opinionin e gjerë shqiptarë e pata shpërndarë një shkrim timin analitik se si duhet të zhvillohen bisedimet në mes të partive politike shqiptare që të mos vjen deri aty që të themelohët një qeveri e Kosovës ku votat e minoriteteve do të jenë vendimtare në formimin e asaj qeverie, por të kemi një qeveri me shumicë shqiptare. Fatkeqësisht tri blloqet politike shqiptare nuk e morën seriozisht atë projekt propozim timin për faktin se secili bllok politik ëndërronte që kandidati i tyre parazgjedhor të bëhët Kryeminsiter i Kosovës duke shfrytzuar bllokimin me mosvotimin e kandidatit tjetër. Madje tri blloqet politike shqiptare në vend që të afrohen me njëri – tjetrin dhe të fillonin konsultat për bashkimin e koncepteve qeverisëse se ku përputhën pikat e partive politike dhe cilat janë ndarjet e koncepteve të qeverisjës dhe si munden për ta bërë një shkrirje duke e gjetur një mes të kënaqshëm për të gjithë përmes eksperteve të fushave të ndryshme.

Tri blloqet politike shqiptare vazhduan fushatën elektorale edhe pas zgjedhjeve, duke harruarë se secili bllok politikë shqiptarë bartë përgjegjesinë e plotë institucionale për të formuar qeverisjën e Kosovës me aq forcë politike sa i ka dhënë elektorati i Kosovës. Një gjë partitë politike shqiptare ende se kanë të qartë! Nuk mund ta bësh ndryshimin politik maksimal deri sa nuk e ke fuqinë e elektoratit për një gje të tillë. Inatët politike shqiptare arritën deri aty sa të kemi një qeveri e cila lindi me një lindje të vështirë dhe një operacion cezarian. Kjo lindje e kësaj qeverie që solli në krye të emëruarin e bllokut politik parazgjedhor PAN, Ramush Haradinajn ishte një lindje e vështirë por e domosdoshme në situatë të bllokadës tremujore politike. Madje tek Partitë politike shqiptare në Kosovë ësht krijuar një ves i mbrapshtë i bllokadës me moton ose duhët të më plotsohën kërkesat maksimale ose duhët bllokuar çdo gjë. Kjo psikologji e mbrapshtë politike se bën çka të duash por livadhin e madh ma lenë mua, është një psikologji e mbrapshtë dhe se do t’i kushtoj shumë shtrenjët Kosovës në të ardhmën. Partitë politike duhet të dinë një gjë se është elektorati ai që i vlerëson ato dhe në bazë të votave të marra ato duhet ta marrin edhe pjesën e pushtetit.

Pasi dështuan përpjekjet për formiminë e një qevërie me bazë të gjerë të partive politike shqiptare atëherë u dashtë të formohët një qeveri e cila lindi me votat minimale më gjashtëdhjetë e një vota. Një shprehje e politikës gjermane thotë:’’Se shumica nuk është gjithmonë e vërteta por e vërteta është se shumica vendos’’. Në këtë rastë të formimitë të kësaj Qeverie është e vërtetë se shumica e votusve shqiptarë është në opozitë, por privilegji që ju bë pakicave, e bëri të vetën që shumica të jetë në anën e kundërt. Dhe për këtë privilegj dikush më shumë dhe dikush me pak janë fajtorë të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë, që bën lëshime të tilla.

Madje është për tu quditur fakti i një reagimi aq të vrazhd të të ish kryeministrit Isa Mustafa i cili e quan tragjike përfshirjen e listes serbe në qeverinë Haradinaj ku kjo listë ishte pjesë qeverisëse, në qeverinë e Isa Mustafës gjatë krejtë kohës që ai ishte kryeministër, madje të njejtit ministra që ishin në qeverinë Mustafa u bartën edhe në qeverinë Haradinaj me ndonjë ndryshim të vogël. Në këtë rastë ish kryeministri Isa Mustafa e luajti atë rolin e arushës që kur ju kishte kallur bishti tha u kallë krejtë bota. Kjo nuk është kallje e botës përveç se fundi politikë i një politikani i cili erdhi në krye të LDK-së, me metodat që ai i dinë më së miri duke trasheguar një parti të një lideri historik siç ishte Dr.Ibrahim Rugova, por me metoda tjera qeverisese dhe udhëheqëse, dhe se kjo parti e cila kur udhëhiqej nga lideri historik i Kosovës dr.Ibrahim Rugova fitonte të gjitha zgjedhjët, pas vdekjes se tij ka humbur deri më tani të gjitha zgjedhjët në Kosovë, qoftë nën udhëheqjën e Fatmir Sejidut, qoftë nën udhëheqjën e Isa Mustafes.

Ndërsa në anën tjetër Levizja Vetvendosje në vendë që të shfrytëzoj kapitalin politikë të rritjës dhe dyfishimit të saj të elektoratit me formimin e grupeve të ekspertëve dhe marrjën e pjesës së pushtetit aq sa kishte fituar vota dhe formimin e një blloku qeverisës me bazë shqiptare, qoftë me PAN-in qoftë me LDK-në, ata u ngatrruan me këtë rritje dhe si duket ju dashtë një kohë e gjatë që ta vazhdojnë festën dhe gëzimin e tyre. Dhe nuk e kaluan vetvetën që t’i bashkohën një blloku politikë që ta formojnë një qeverisje me shumicë shqiptare. Si fryt i të gjitha këtyre mosmarrveshjeve të tri blloqeve politike shqiptare ku nuk e panë të udhës që as të ulën me njëri-tjetrin kemi lindjën e një qeverie që nuk ka sa duhet numra stabilë për të qeverisur e qetë, por që e bënë vigjilente që të jetë e kujdeseshme në rrugëtimin e saj qeverisës në një situatë aspak të lehtë që po kalon Kosova.

Në fund një këshillë politike për Kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinaj
Në këtë gjendje që gjindet kryeminsitri i ri i Kosovës Ramush Haradinaj ai ka nevojë që të marrë këshilla politike për rrugën që duhët ndjekur në të ardhmën Qeveria e Kosovës në krye me Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës ai duhet që të bëj çmos që mardhëniet politike,diplomatike, kulturore, dhe ekonomike në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të zgjerohën dhe të rritën shumë si dhe të bëj çmos që të gjej mundësinë që këto kontakte të thellohën edhe më tëpër qoftë në aspektin politikë,diplomatikë,kulturorë, ushtarakë dhe ekonomikë. Ramush Haradinaj duhet të dijë se qendra e Bashkimit Evropian de fakto është Berlini ndërsa Brukseli vëtëm de jure i zbaton vendimët që mirrën në Berlin.

Kështu që ai duhet të punoj pa u ndalur që ti rregullojë dhe forcojë mardhëniet me politikën gjermane e në veçanti me Dr.Angela Merkelin e cila sipas të gjitha sondazheve edhe pas zgjedhjeve të 24 Shtatorit 2017 në Gjermani, ajo do të jetë sërish kancelare e Gjermanisë. Madje ai duhet të angazhoj ekipe të specializuara që kanë kontakte të thella me politikën gjermane dhe mos të lënë një gjë të tillë vetëm në dore të ambasadave, sepse në të shumtën e rasteve ambasadorët tanë të Kosovës shefat e shteteve i shohin vetëm përmes mediave. Dhe janë të rralla rastët kur takohen me ta.

Ramush Haradinaj duhet ta di një gjë:Se ai duhet patjetër të ndërprej ndikimin ruso-serb që mund të futët në Kosovë dhe të jetë kancër vdekjeprurës për ardhmërinë e Kosovës. Ramush Haradinaj duhet të nderpresë kontaktët politike me Qeverinë e Erdoganit dhe këto kontakte me shtetin turk, duhet të mbahen vetëm aq sa i mban Amerika dhe Gjermania, sepse çdo afrim me politikën turke në këto momente kur Amerika dhe Gjermania e kanë në shenjestër rrëzimin Erdoganit nga pushteti, për mënyrën diktatoriale se si ai udhëheq në Turqi, çdo kontakt me Erdoganin, do të jetë një zbehje e kontakteve politike me Berlinin dhe Washingtonin. Në fund duke i uruar suksese Kryeministrit të ri të Kosovës Ramush Haradinaj, në qeverisjën e Kosovës, iu bëj edhe një thirrje opozitës Vetvendosjes dhe LDK-së,që mbetjën në opozitë mos ta shikojnë si fundi i botës, por të punojnë bashkarishtë që Kosova të ecë përpara.