“Sa herë që jep shpirt një poet, diçka vdes brenda meje.”
— Gjekë Marinaj
Gjin Musa
Sote u shua njeriu i leterave Shqipe Dritero Agolli,kombi humbi nji figur te radhe,inteligjenca shqitare humbi penen e arte,Shqiperia humbi njeriun e zgjuar.Eshte humbja ma e madhe qe nga vdekje e Naimit ,sot shqiptaret lotojn per kete njeri qe lindin nder shekuj.
Po kushe ishte Drtero Agolli:Ja sie pershkeruan kete humbje gazetari Gjergj Zefi.
Lamtumirë Patriark…!
Sot pasdite dua të vdes…
Më bëni gati pa dalë yjtë,
Gjeni shamine e ma lidhni gojën,
Mos harroni të m’i mbyllni sytë…
Mos ngjitni nekrologji me vija të zeza
Dhe mos ftoni farefisin dhe miqtë,
Askush mos mbajë fjalime në varreza,
Mos qajnë e mos lavdërojnë të ligjtë…
Jeta e shkrimtarit te madhe…
Shkrimtar, publicist, veprimtar shoqeror, anetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise. Lindi ne Menkulas te Devollit. Mesimet e para i mori ne vendlindje, te mesmen ne shkollen “Asim Zeneli” (Gjirokaster), ku beri dhe sprovat e para letrare. Ne vitet 1952 – 1957 ndoqi studimet e larta ne Fakultetin e Letersise te Universitetit te Leningradit. Ne vitet 1957 – 1972 punon si redaktor e gazetar ne te perditshmen “Zeri i popullit” (shih). Ne vitet 1973 – 1992 ka qene kryetar e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise. Dritero Agolli eshte nje nga figurat qendrore te poezise shqipe dhe nje nga perfaqesuesit me te rendesishem te “brezit te viteve 1960”.
Kritik ndaj frymes tradicionaliste dhe patriotizmit retorik, Dritero Agolli solli ne poezi ndjeshmeri e figuracion te ri, duke e perterire sistemin e vjersherimit shqip. Ai eshte pruresi i poezise se “unit” te forte. Prirja per vetepohim u duk qysh ne vellimin e tij te pare “Ne rruge dola” (1958), por u shpreh me qarte ne poemat “Devoll – Devoll” dhe “Poeme per babane dhe per veten”. Poezia e Dritero Agollit nuk e ndan te pergjithshmen nga vetjakja, ben sintezen e kolektives me individualen.
Dritero Agolli ruajti prej vlerave me te arrira te poezise se tradites – frymen popullore. Ai krijoi nje gjedhe te re vjersherimi, qe ndiqte Naimin, duke metuar risine. Rruga e rritjes se tij te shkalleshkallshme poetike shprehet ne librat: “Hapat e mija ne asfalt” (1961), “Shtigje malesh dhe trotuare” (1965), “Devoll – Devoll” (1964), “Mesdite” (1968), “Baballaret” (1969), “Nene Shqiperi” (1974), “Fjala gdhend gurin” (1977), “Udhetoj i menduar” (1985), “Pelegrini i vonuar” (1993), “Lypesi i kohes” (1995), “Fletorkat e mesnates” (1999).
Dritero Agolli shfaqi ne poezi nje perfytyrim vetjak per “temen e madhe”, duke kerkuar madheshtine poetike prej perjetimeve te subjektit te zakonshem; duke zgjeruar shumefish hapesiren e realitetit ne poezi dhe duke i ndryshuar rrenjesisht raporte ndermjet tyre. Kjo poezi ndikoi ne teresi per nje klime letrare me te bute ne Shqiperi. Krijimtaria e Dritero Agolli ne thelbin e vet eshte liriko – epike, ndryshe nga ajo tradicionale, qe mbahej kryesisht ne lavderine epike.
Dritero Agolli e pruri poezine shqipe prej shqetesimi te pergjithshem tek shqetesimi i njeriut. Poezia e tij pershkohet nga kulti i vendlindjes, i tokes, i bukes, i parmendes, i familjes, i prindit, i babait. Ajo sundohet nga bota e gjalle, shpirtezimi i mjedisit, shenjterimi i natyres, i ares dhe bagetise. Ne kete tipar te poezise se tij shfaqen gjurme te botekuptimit panteist bektashian. Dritero Agolli krijoi ne poezi imazhin e nje Shqiperie ideale.
Vepra me e rendesishme idealizuese dhe njeheresh me e angazhuar e tij eshte poema “Nene Shqiperi”. Gjate gjithe rruge se vet krijuese me se gjysmeshekullore, Dritero Agolli eshte poeti i dhimbjes njerezore dhe i filozofise jetesore. I vemendshem ndaj dramave te medha te popullit, ai u be njeheresh poeti i dhimbjes vetjake te njeriut. Dritero Agolli njohu nje ringjallje poetike ne dy dekadat e fundme. Me vellimet poetike “Pelegrini i vonuar”, “Lypesi i kohes”, “Fletorkat e mesnates” autori shpall sfiden e tij te re te mjeshterise.
Ne keto vellime shperfaqet poeti me ideal te tronditur, qe duhet te gjeje vleren dhe kuptimin e jetes se vet dhe te brezit qe perfaqeson ne kushtet e tronditjeve te medha te shoqerise dhe te ndryshimeve rrenjesore te rruges drejt se ardhmes se saj. Ne teresine e vet poezia e Dritero Agollit nuk ka perthyerje qe lidhen me keto ndryshime. Ajo eshte poezi e vlerave dhe shqetesimeve njerezore, poezi e krenarise dhe drames, e lartesimit dhe goditjes, e nyjetimit te gjendjeve poetike te imeta dhe fine.
Dritero Agolli perballoi me dinjitet sfiden per t’i dhene vleren e merituar lirise. Vepra me e hershme ne proze e Dritero Agollit, eshte vellimi me tregime “Zhurma e ererave te dikurshme” (1964), qe u prit keq nga kritika zyrtare dhe u hoq nga qarkullimi (1965). Keto tregime, nje pjese e te cileve u ribotuan ne fund te vitit 1980 ne librin “Njerez te krisur ”, jane te mbushur me personazhe jotipike. Ne to heronjte paraqiten bashke me cenet e tyre duke iu shmangur skemes per heroin tipik pozitiv. Romani “Komisari Memo” (1970) eshte vepra me e angazhuar e Dritero Agollit ne proze. Ne te autori poetizoi “kohen e komisareve”, qe ishte pjese e kultit te luftes antifashiste, e cila sundoi per shume kohe letersine shqipe. Figura me e plote e romanit eshte komandanti Rrapo, i cili ben pjese brenda llojit te “njerezve te krisur”, qe permban ne teresine e vet letersia e Dritero Agollit.
Ne romanin “Njeriu me top” (1975) Dritero Agolli, zbuloi nje marredhenie tjeter, krejt te ndryshme nga ajo e “Gjeneralit te ushtrise se vdekur” te Ismail Kadarese (shih) sa i takon raportit te njeriut shqiptar me armen. Zot e rob i armes, i magjepsur dhe marrosur prej saj, personazhi qendror i librit ben cudira e marrezira nga me te pabesueshmet. Ndonese romani merr nje teme nga lufta, nyja dramatike e tij qendron ne faktin universal se morali i nje brezi ka ardhur ne kundershtim me ate te brezit te meparshem.
Romani “Trendafil ne gote” (1980) u prit me nencmim nga mendimi letrar si nje “liber roze”. Me kete veper Dritero Agolli provoi te bente nje sfide tjeter ne letersi, duke krijuar nje personazh, drama e te cilit eshte se gjendet midis disa dashurish. Kotributi me i rendesishem letrar ne proze i Dritero Agollit konsiderohet “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” (1973). Kronike e karrieres se palavdishme te nje zyrtari, romani eshte ne te njejten kohe pasqyre e pozites se pandashme te vartesit te tij. Produkt i njeri – tjetrit, dy personazhe kryesore, Zyloja dhe Demka, sikurse ndodh pothuajse ne te gjitha veprat me karakter humoristik, jane pasqyre e anes qesharake dhe njeheresh dramatike te funksionimit te burokratizmit.
Zyloja eshte nje figure fatkeqe, ku behen bashke miresia e qellimit me humbjen e ndjenjes se realitetit te mases per te verteten. Ndryshe nga shume burokrate te tjere skematike qe kishin permbytur jo vetem letersine shqipe, por edhe publicistiken, Zyloja eshte nje burokrat me drame. Ne thelbin e kesaj vepre, si dhe te romani “Arka e djallit”, qendron antiskematizmi. Kete te fundit Dritero Agolli nisi ta shkruaje ne fillim te viteve 1980, per ta perfunduar ne fillim te viteve 1990. Ne jeten shqiptare kishte hyre nderkaq nje kuptim tjeter i lirise.
Romani e perballoi horizontin e ri te pritjes. “Arka e djallit” eshte nje veper e shkruar me shkujdesje ndaj disiplines. Ajo eshte deshmi per faktin se personalitetet e fuqishem te letersise shqipe kane qene me te lire se metoda e tyre krijuese. Dritero Agolli duke vendosur ne qender te romanit te tij kerkimin e nje tabuje, duke kerkuar te ndaluaren, shfaqen me nje permase mendimi qe gjendet mbi lirine shteterore. Shkrimtari arrin nje shkalle te larte lirie me “romanin brenda romanit”, me “arken e djallit”, ku gjendet verpra e ndaluar. Ajo quhet “Shakaja e ndaluar”, titull qe te kujton romanin e njohur disident te M. Kunderes “Shakaja”. Ne kete shkalle te lirise krijuese Dritero Agolli realizon nje veper ku nuk ka censure dhe autocensure. Disa prej veprave me te arrira te Dritero Agollit kane qene nen vemendjen ideologjike te autoriteteve zyrtare.
Romani “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”, qe botohej pjese – pjese ne revisten “Hosteni”, u nderpre ne menyre te heshtur (ne vitin 1990 autori botoi variantin e plote te vepres). Per “kundervajtje ideologjike” u qortuan edhe dramat “Mosha e bardhe” dhe “Fytyra e dyte”. Ndersa per romanin “Deshtaku”, qe pruri tek lexuesit nje realitet me drame, u mbajt heshtje. Nje pjese e madhe e veprave te tij jane botuar ne shume gjuhe te huaj. Ka qene deputet ne Kuvendin Popullor dhe ne Kuvendin e Shqiperise per disa legjislatura (1974 – 2005). Dritero Agolli ka marre Cmimin e Republikes te shkalles se pare dhe eshte dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit”.