SHUARJA E POETIT TONË MODERN FATOS ARAPI

0
752
Faslli Haliti - viz. Kamberi

F. HALITI: VIZ. S.KAMBRI “ARTIST I POPULLIT”

FASLLI HALITI

PERSHENDETJE

PO JU DERGOJ NJE POEZI PER TRESHEN E POETEVE TANE:
KADARE, AGOLL, ARAPI SI HOMAZH PER SHUARJEN E POETIT
FATOS ARAPI, SHOQERUAR ME FOTOT QE UNE I BERA DIREKT
SOT NE SHTEPINE E POETIT.

KËNDUAM NËN DHUNË

POR JO ME DHUNË

Si, si,
Si?
Ne, ne
Ne,
Kënduam
Me porosira,
Me tortura dhe dhunë?
Ne, ne ne,
Po!
Kënduam nën dhunë,
Por jo me tortura
Jo me dhunë,
Sepse kënga s’del asesi nga dhuna,
Kënga s’del me vezë të zjera në sqetulla,
Apo duke i ngulur poetit në thonj thumba dhe spica
Nga dhuna del vetëm rënkimi
Vetëm britma.

Nga tortura,
Dhuna
Del
Vetëm ofshama,
Por kurrën e kurrës melodia, kënga.

Trillime,
Trillime,
Të gjitha trillime, këto!
Me vezë të ziera në sqetull
Shkroi Gjeniu
Kadare?
Me thumba, shkulje thonjësh
Shkroi poeti Etna, Fatos Arapi,
Xhelozira,
Shpifje,
Cmira,
Të gjitha këto!
Me dhunë e hekur të skuqur këndoi Kolosi Dritëro?

2010

BUKA JONË

Kadaresë, Arapit, Agollit

I pari
Grurë mali,
I dyti
Grurë shkëmbi,
I treti grurë fushe,
Që të tre na dhanë dje

Të tre
Na japin sot

Cilësi speciale buke, plot.

2006



FOTOT JANE TE CELULARIT TIM (FH)