SHTETIT TË “PËRBASHKËT” ASKUSH NUK I JEP VAKSINË

0
168
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Pasardhësve mi
u lë pasuri
)

Në jetë pata gjithëçka desha:
Para. Gra besnike. Hotele.
Harley Davidson. Jeep Cabriolet
Grua shtëpiake. Fëmijë Fisi:
Shtëpi. Poezi erotike. Libra.

Gjithë pasurinë ma la Babai:
Shtëpinë. Malin. Livadhin.
Arat. Që, i shita për libra
Jo, vende pune. Poste politike.

Sot, më ka mbetur peng. Ëndërr
Edhe një shtëpi në mal me lisa.
Majë një shkëmbi pranë lumi
Bregliqeni. Ose, Deti me pisha.

Pasardhësve të mi, lë pasuri
Shtëpi. Poezi. Edhe, Libra…

(Shteti “përbashkët” shpalli
“irredentist” dhe “armik”
)

Heu! Pse, po ikë Sot nga Atdheu
Kur, gjithë të mirat i ke këtu?!
Pasuri. Shtëpi. Dhe, gra besnike
Raki rrushi. “Parkun e Grave”:
Dashuri. Poezi erotike. Dhe, libra
Dy shtama me verë nën Rrap?!

Jo, Unë nuk ikë kurrë nga Atdheu
Po, më përzë Shteti “përbashkët”.

Shpallë: “irredentist”. Dhe, “Armik”…

(Nëna Parti do na bëjë edhe
fëmijë për shkolla
)

Nuk i takoj fare asnjë partie politike
Besë, jo! Premtimeve parazgjedhore.
Se: Do na hapin shkolla. Universitete
Fabrika. Rrugë. Dhe, vende pune:
Shtetin e “përbashkët”, bëjnë Lule.

Po, i besoj katundarit, kur u tha
Gjatë një fushate parazgjedhore.
Premtimeve: Kopshte për fëmijë
Shkolla shqipe. Dhe, Universitete:
Po, Zotëri: Ne, nuk kemi fëmijë.

Politikani, plumb iu përgjigjë:
Partia do t’ju bëjë edhe fëmijë…

(Posa e marrin pushtetin
e harrojnë popullin
)

Nateditë kërkoni drejtësi. Liri
Punë. E, të drejta të barabarta!
Viteve në fushata parazgjedhore:
“Patriotë kuqezi”. “Skanderbega”
Ҫifteli. Këngë e valle patriotike
Për pushtet argati. Poste politike.

Edhe, posa e merrni ju pushtetin
Postet politike. Dhe, Bereqetin:
E harroni popullin. Skënderbeun…

(Heu duhet të hipësh
Sot në çati
)

Për të parë matanë xhami, në Lëmë
Dhelprën dinake, sesi me bisht:
Gjurmët fshi. Majë peme, merr mësy
Pulat, bien para këmbëve me dashuri.

Rrugën, rrëzë Ҫuke. Kopenë me dhenë:
Bariun me fyell. Qen Sharrin. Ogiçin.
Ujkun, tinës sesi zvarritet përronit
Pasmesnate, me hënë t’i sulet Vathës.

Heu! Sot, duhet të hipësh vetë në çati…

(Shtetit të “përbashkët”
askush nuk i jep vaksinë
)

Pakgjë, Sot është e shëndoshë. Bio
Gjithëçka, është e sëmurë me plagë.
Institucione. Shteti i ”përbashkët”
Politikanë. Poetë, me Libra artistik.

Popull universitar. “Artistë” partiak
E, shumë pak krijuesë të Lirë. Gjeni.
Thesi grisur, mbushur me politikanë
“Artistë” politik. Janë, me Covid -19.
Shtet i “përbashkët”, që i mbyllë Sot
Shtëpitë Botuese të Librit. E, hapë:
Shtëpi Publike. Dhe, Kazino bixhozi.

Shteti “përbashkët”, që lufton artistët
Dhe, stimulon: Kulturofagët e librave.
Pa vlera artistike. E, Shtëpi Botuese
Profesion, kanë: Tezgat e tollumbave.

Shteti “përbashkët” me politikanë
Dhe, “Artistë”. Është, me Covid -19.

Përçudi, askush nuk i jep vaksinë…

(Sot me siguri në dorë
më ka marrë Xhadia
)

Po. Sot, nuk e di çfarë dite jemi:
Jave. Muaji. Viti. Apo, shekulli
Sistem: Neokomunist. Apo, policor?!
Përderisa, rrugëve Shkupit i çmendur
E kërkoj Ditën. Edhe, Natën e Madhe.

Po. Vërtetë, nuk e di. Është, Ditë
Apo, Natë: Me Zogkeqin, mbi Ҫati…

(E shpëtova Veten nga Gratë
dhe Poezitë Erotike
)

E, shpëtova Veten nga Gratë Besnike:
Poezia Erotike. Kishin qenë xheloze.
Përpak, desh më vranë te “Parku Grave”
Thanë: Ti, na ke tredhtuar, o burrë mali
Me, ato Gratë e tua besnike. Xhadinë.

Vështirë, e pata me Gratë Besnike
Edhe, me Poezinë. Gruan xheloze…

(Ditënatë m’i kthejnë
Trutë në kokë
)

Përçudi, Sot! Edhe, rakia e rrushit
Ditënatë, seç m’i kthjelloi Trutë.
Nuk i turbulloi si parti politike
As, edhe si “patriotë” shqiptarë:
Me trutë, dhe kokën në grazhd.

Duartrokitje! Vaksina e Khajamit:
Ditënatë, m’i kthen në kokë Trutë…

(Ende vazhdon Lufta ime me
“armikun e padukshëm”
)

Nuk marr aspirina (hapa). Pharmacie
Dhe, nuk shkoj te mjeku, në Vizitë.
Që, nga vdekja klinike. Voskopojë (2000)
Ringjallja ime, po atë Ditë, në Korçë:
Fatkeqësisë komunikacionit. “Qafë-Thanë”.

Nuk marr aspririna (hapa), as për kokën
Vetëm raki rrushi. Dy shtama verë Laydi Di.
Vaksinën bio dr, Pipero: D. U. GJ. Dhe, H.

Nuk shkoj te mjeku. Librezën e shëndetsisë
E kam të pastër. Dhe, vazhdoj Luftën:
Pusive. Dy shtamave me verë Laydi Di…